4 hapa se si te shpetoni pergjithmone nga pucrrat.

PiNkY

Anëtar i Nderuar
522073_508715105858600_855131284_n.jpg

Nese në fytyrën tuaj ose pjesë të tjera të trupit shfaqen pucrra, zakonisht ky eshte një tregues i sëmundjes se lëkurës njohur si Akne. Te kesh akne nuk është fatale, por sigurisht ato lene shenja ne lekuren tuaj.Poret e lëkurës (sone) lidhen me gjëndra yndyrore/vajore që gjenden nën lëkurë tone. Kanalet e vogla të quajtur fulikula lidhin poret me gjëndrat. Gjëndrat prodhojnë një lëng vajor qe quhet sebum.Sebumi ka per detyre qe me ane te fulikulave te nxjerr ne siperfaqe qelizat e vdekura te lekures, po nepermjet fulikulave nje qime e vogel fillon te rritet ne lekure. Nese keto fulikula bllokohen, pucrrat nisin te dalin, si rrjedhoje yndyra grumbullohet nen lekure.

Fytyra, shpatullat, qafa, kraharori dhe shpina kanë një numër të madh fulikulash yndyror, rrjedhimisht keto jane edhe zonat më lehtesisht të prekshme nga aknet.Rezulton qe shumica e njerzve qe kane pucrra kane provuar mjekime te ndryshme me qellimin per ti zhdukur aknet nje here e pergjithmone. Pjesa me e madhe e këtyre barnave nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme për aknet, per me teper perdoruesve i shtohen efektet anësore te ketyre medikamenteve.

Mënyra më e mirë dhe më efektive për të siguruar eliminimin total të puçrrave nga fytyra dhe trupi juaj është te zgjidhni rrugen natyrale.Behet fjale per disa ndryshime qe mund te beni ne stilin tuaj te jeteses, te cilat japin nje rezultat te kenaqshem në eliminimin dhe parandalimin e akneve.

Disa nga këto receta natyrale po jua propzojme ne vazhdim.

Shmangni karbohidratet e thjeshta

Ushqimet me karbohidrate te thjeshta janë ato që përmbajnë niseshte te pastër ose pothuajse të pastër. Ne to nuk gjenden perberes ushqimor te nevojshem per trupin si proteina, fibra dhe minerale. Karbohidratet e thjeshta gjenden në ushqime të tilla si: produktet me sheqer te perpunuar, pijet e gazuara,lengjet e frutave dhe, embelsira, cokollata, biskota,etj.Trupi jone transformon shpejt karbohidratet e thjeshta në glukozë, e po aq shpejt perthithen nga qarkullimi i gjakut, dhe rritet niveli i glukozes ne gjak.Nëse ju konsumoni ushqime qe e furnizojne trupin tuaj me më shume glukozë sesa kapaciteti i tij për ta kthyer atë ne energji, rrezikoni shendetin tuaj.Duke qene se lengu yndyror në gjendrat dhjamore trashet, bëhet teper ngjitës, bakteret ngecin lehtesisht. Sa me shume shtohet sasia e glukozes per bakteret aq me shpejt ato shumohen, duke krijuar keshtu një koloni bakteresh në poret e lëkurës. Sapo qelizat imunitare të trupit zbulojne prezencen e ketyre kolonive bakteriale, ato sulmojne. Ne lekure ky proces shfaqet me enjtje, skuqje dhe kruarje.

Pini shumë ujë çdo ditë

Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut. Që ajo të qëndrojë e freskët dhe rinore ka nevoje per nje sasi te mire hidratimi. Procesi i djersitjes qe është përgjegjës për largimin e mbetjeve qelizore nga trupi, bëhet nëpërmjet lëkurës.Nese ne trup nuk do te kishte uje, melçia dhe veshkat tuaja nuk do te ishin në gjendje të largonin mbetjet qelizor prej trupit tuaj.Duke konsumuar me shumë ujë do te garantoni eliminimin e toksinave, përmirësimin e pamjes se lëkurës suaj dhe gjithashtu përmirësimin e shëndetit në përgjithësi. Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë të paktën 8 gota ujë në ditë. Ky ujë duhet të jetë ujë natyral mineral nga burime ujore që nuk jane trajtuar me klor ose fluor.

Shmangni irritimin e lëkurës

Në përpjekjet për të eliminuar pucrrat nga lëkura e tyre, disa njerëz praktikojne larjen e shpeshte te lëkurës me sapun te ashpër. Kjo sjellje nuk jep rrezultat për shkak se pucrrat janë manifestim i një problem nën lëkurë, i cila nuk mund të largohet nga aplikimi i kimikateve të paperpunuara në lëkurë. Trajtime te tilla, te ashpra kane një efekt negativ në qelizat e brishta e të ndjeshme e lëkurës tuaj.Shmangni prekjen me duar te ketyre zonave dhe mbajini duart tuaja sa me te pastra/ te disinfektuara. Shtrydhja e pucrrave mund te provokoj me shume enjtje e skuqje, si rezultat i shtyrjes me thelle me gishta te infeksionit ne lekure. Gjithashtu rritet mundesia qe plagët te kthehen ne shenja qe mbeten ne lekure per shume kohe.

Sigurojini trupit tuaj ushqyesit e nevojshëm per një lëkurë të shëndetshme.

Shumica e njerëzve me akne ne fytyre kane mungese te Vitamines A. Marrja e përditshme e vitaminës A, do të sigurojë energjine e nevojshme dietike qe kerkon trupi juaj per procesin e prodhimit te hormoneve, si dhe prodhimin e yndyrnave te shendetshme per lekuren.( Vitamina A gjendet tek qumeshti, e verdha e vezes,vaji i peshkut,gjalp,domate,spinaq,qershi,pjeshke,kajsi,karrota,pjeper etj.)Edhe mungesat e vitaminës B-2 mund të shkaktojnë probleme në lëkurë. Vitamina B-2 është zbuluar të ketë rëndësi te vecante në mirëqenien e përgjithshme të lëkurës. Sigurohuni te merrni nje shtese baze te perditshme te Vitamines B-2.(Vitamina B2 gjendet ne te bardhën e vezës, ,mishin e pules, peshk, ne organet e brendshmet te shtazeve- melci,veshka,zemer. Thekër ,tërshër,bajame, arra, spinaq, bizele,bishtaja etj.)/trupi dhe shendeti/
 
Titulli: 4 hapa se si te shpetoni pergjithmone nga pucrrat.

Ketu thote pucra e aty ka dale fotoja e qimes sa une ne kembe!
 
Titulli: 4 hapa se si te shpetoni pergjithmone nga pucrrat.

Ketu thote pucra e aty ka dale fotoja e qimes sa une ne kembe!
Mos shif pamjen e jashtme mi, po shif se po te shpjegon se si zhvillohet problemi i akne. Qimja eshte ne diagram se eshte pjese e lekures.

Qe mos te dal nga tema-ne periudha stresi fytyra ime del jashte kontrollit dhe ska rob ne bote ti bej derman.
 
Titulli: 4 hapa se si te shpetoni pergjithmone nga pucrrat.

Ketu thote pucra e aty ka dale fotoja e qimes sa une ne kembe!
Gjithe lekura ka qime, pavarsisht se ne fytyre nuk duken (ose me mire thene nuk duken nqs nuk e studion lekuren me vemendje).
Prandaj edhe fotoja eshte e tille.

Per aknen, nqs eshte problem qe nuk zgjidhet me prodhimet kozmetike ( patjeter dhe me nje higjene te repte ), duhet te konsultoni dermatologun, sepse le shenja ne lekure, qe nuk ikin me tere jeten.
cicatrici1.jpg
 
Titulli: 4 hapa se si te shpetoni pergjithmone nga pucrrat.

Mos shif pamjen e jashtme mi, po shif se po te shpjegon se si zhvillohet problemi i akne. Qimja eshte ne diagram se eshte pjese e lekures.

Po dhe une dakord me nikun jam perderisa flitet per aknet domethen pucrat. Nuk duhej kjo foto qe tregon si eshte
qimja nen lekur dhe pjesa ane saj. Jo per gje por skam pare ndonjehere une qe nga pucrat te dalin qimet, Lol.
 
Titulli: 4 hapa se si te shpetoni pergjithmone nga pucrrat.

Gjithe lekura ka qime, pavarsisht se ne fytyre nuk duken (ose me mire thene nuk duken nqs nuk e studion lekuren me vemendje).
Prandaj edhe fotoja eshte e tille.

Per aknen, nqs eshte problem qe nuk zgjidhet me prodhimet kozmetike ( patjeter dhe me nje higjene te repte ), duhet te konsultoni dermatologun, sepse le shenja ne lekure, qe nuk ikin me tere jeten.
cicatrici1.jpg

Po jam dakord po nga fotua dukej sikur kemi si qimet e kembeve dhe ne fytyre mi goce ndaj. lol

Njoh disa goca qe e ka fytyren si kjo goca tek kjo fotua ca kure spo ben per ti heq..
 
Titulli: 4 hapa se si te shpetoni pergjithmone nga pucrrat.

Po dhe une dakord me nikun jam perderisa flitet per aknet domethen pucrat. Nuk duhej kjo foto qe tregon si eshte
qimja nen lekur dhe pjesa ane saj. Jo per gje por skam pare ndonjehere une qe nga pucrat te dalin qimet, Lol.

522073_508715105858600_855131284_n.jpg

Nqs do e shikonit foton me vemendje (jo vetem qimen:P), do shikonit qe shpjegon si formohet pucrra.
Ne radhe te pare, lekura ka pore (shpresoj ti thone keshtu edhe shqip), te cilat mund te mbushen me papastertira nqs lekura nuk eshte e mirembajtur (larje-shplarje ne mengjes, dark+ heqja makiazhit), keshtu lindin edhte pikat e zeza ne fytyre (ose komedonet si quhen ndryshe).
Tani, ne baze te renjes te fijes flokut (sic e thash edhe me siper, e tere lekura qe kemi (ps2- lekura eshte organi me i madhe qe kemi:)), eshte e mbuluar me qime) gjenden gjendra sebumi ( yndyre- sic eshte yndyra tek floket ne koke, eshte dhe ne fytyre).
Kjo yndyre ne sasi te medha, fillon infektohet (poret e hapura, papastertite vu), edhe formohet pucrra. Ideal eshte keto pucrra mos shtypen, sic kane zakon shumica.
Nqs eshte nje problem i perhapur (pervec fytyres, edhe pjesa e shpatullave, ndonjehere kuriz, zona e dekoltese-grykes) duhet patjeter te konsultoni dermatologun per mjekim te pershtatcem.

Edhe tek adoleshentet qe e kane me shpesh kete problem, eshte mire te marin kurim dermatologu nqs si bejne pune prodhimet kozmetike qe mund te gjenden e ne farmaci.
 
Titulli: 4 hapa se si te shpetoni pergjithmone nga pucrrat.

Po jam dakord po nga fotua dukej sikur kemi si qimet e kembeve dhe ne fytyre mi goce ndaj. lol

Njoh disa goca qe e ka fytyren si kjo goca tek kjo fotua ca kure spo ben per ti heq..

Po fotoja eshte e zmadhuar me dylbi, prandaj duket ashtu.
Nqs keni kuriozitet mund te merni nje nga ato xhamat zmadhuese, e te shikoni lekuren e fytyres qe ka fije shume te holla. Ka njerez tek te cilet duken keto fije, sidomos njerzit bjond.

Tani per kurat qe permend ti, spara bejne me gje, nqs fytyra ka aritur ne ate lloj cikatrice-shenje.

Me sa dija, tentohet te behen kurime me laser, per te sheshuar lekuren, por prap rezultatet sjane shume te mira.

Prandaj edhe behet gjithe ajo teori, qe per aknet e renda te shkohet tek doktori, mos prishesh lekure e fytyres ne nje menyre qe nuk regullohet me.
 
Me mire mos te maresh zmadhues se trembemi lol

Kjo goca e kishte fytyren mavri vallahi i eshte rregulluar goxha. Eshe pastruar mire me sa di une disa kremra ka provuar tani
me saktesi nuk e di se se kam pyetur. Por sic thua dhe ti mund te pastrohet por jo teresisht.

Kam degjuar qe dhe kur shkon neper sallone bukurie per te pastruar fytyren perdorin si fillim avullin per te hapur poret dhe
me pas ti shtrydhin. Kur ma thane kete u habita..bo
 
Avulli e hap porin, e ben me te koallajshme nxjerjen e perberjes te pucres, pra lekura nuk traumatizohet sic e bejne shumica para pasqyres ne banjo:P

Edhe pse kjo me avullin eshte e keshilluar per pikat e zeza, e jo per pucrrat e aknes, te cilat nuk keshillohen te preken (shtrydhen), por te kurohen.
 
Titulli: 4 hapa se si te shpetoni pergjithmone nga pucrrat.

Tani nè dimer duhet te kemi sh.kujdes me fytyren se thahet mè shumè.

Pas dushit te nxehte eshtè e keshilluar larja e fytyres me uje te ftohte e nje krem me pha neotrale.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top