Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

38 % e pacientëve marrin infeksione nga spitali

KONFERENCA/ Sipas ministrit të Shëndetësisë, Vasili, infeksionet spitalore janë problematike në vendin tonë

TIRANث - Mungesa e higjienës në pavione dhe ngarkesa e lartë me mikrobe në sallat e operacionit shton rrezikun që një pacient të kthehet në bartës të një tjetër infeksioni përveç sëmundjes që ka. Jo pak, por rreth 38 për qind e pacientëve që kurohen në QSUT marrin të paktën një infeksion spitalor përpos sëmundjes që kanë.

Kjo u bë e ditur dje në një konferencë për infeksionet spitalore, ku mori pjesë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, drejtori i Qendrës së Akreditimit të Spitaleve.

Mjekë shqiptare dhe italianë u mblodhën për të parë mundësitë e zvogëlimit të marrjes se infeksioneve në spitalet shqiptare. Sipas specialistëve, për spitalet e rretheve mungojnë të dhënat, por nga studimet e deritanishme mësohet se në katër vdekje, një mund të ketë shkak infektimin në ambientet e spitalit.

"Shpeshherë infeksionet spitalore përkeqësojnë situatën e të sëmurëve, të sëmundjes bazë. Lufta kundër infeksioneve spitalore është një betejë e vështirë për t'u përballuar.

Një nga masat që do të merren, është dhe përcaktimi në buxhet i një fondi që shkon për infeksionet spitalore, - pohoi Vasili. - Spitalet marrin një pjesë të caktuar parash, të cilën e përdorin për shumë punë, por sot ne shkojmë drejt specifikimit të buxhetit për zëra të caktuar",- theksoi ministri.

Ndërsa Arben Gjata, kirurg i sëmundjeve tumorale në QSUT, informoi se përcaktuesit kryesorë të infeksioneve spitalore janë 4: infeksionet e plagëve kirurgjikale, e akseseve onoze, infeksionet................................ respitalore dhe ato urinare.

"Faktorët e infeksioneve spitalore janë të shumtë, si ambientalë, infrastrukturorë, etj. Kanë të bëjnë me faktorët e njohjes, pasi mjekët dhe personeli duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun e infeksioneve spitalore dhe të marrin masa për shmangien e tyre.

Sa më të kujdesshëm dhe të përqendruar të jenë në këtë drejtim, aq më shumë rritet mundësia që infeksionet të ulen",- tha Gjata. Por problemi i infeksioneve spitalore nuk është vetëm shqiptar. Në bote 1 në 25 njerez operohet dhe 10% e mortalitetit i faturohet infeksioneve. Mbi 7 milionë njerëz mbeten të invalidizuar dhe në 50% te rasteve kjo mund të evitohet.
Shekulli
 
Me se e drejte me kujtohet para 2 vjetesh dergova xhaxhain ne spital sepse u ndiente keq . Por u betova qe un njeri ne spital nuk coj me i paguaj taksine me mire . Smu bente me ti jepja makines kur hipi lart 1 jave jam ndjer keq kushedi ca mikrobesh ka mar anej nga spitali dhe u keputa su ndjeja mire nncncn njeri qe futet ne spital ne makinen time shypen me .Dhe nese kam ndonje person ne spital mos ti ngeli hatri por un nuk shkoj ta takoj .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back