37 vjet pa u larë dhe pa u qethur! Ja si perfundoi (FOTO)

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Një burrë në Indi ka thyer një rekord të paimagjinueshëm. Prej 37 vitesh nuk është larë asnjë herë dhe nuk ka qethur flokët. Kailash Singh, 65 vjeç i ka thënë lamtumirë ujit dhe briskut, që prej vitit 1974. Vendimi u mor pas konsultimit me një prift hindu, i cili pas martesës i sugjeroi të mos lahej për t’ju plotësuar dëshira që të kishte një djalë. Në fakt, Singh e mbajti premtimi që i dha priftit hindu për 37 vite. Gjatë kësaj kohë ka bërë 7 vajza, por asnjë djalë. Kailash Singh 65-vjeçari kujdeset çdo ditë për lopët e tij në fshat, në një temperaturë prej rreth 40 gradë celsius. Ndërsa e vetmja metodë për pastrim që përdorë, është ajo që Singh e quan “dushi i zjarrit”. اdo mbrëmje ulet përballë zjarri dhe ngrohet, ndërsa pi gjatë gjithë kohës duhan për të larguar erën e trupit. Gruaja e tij thotë se një herë ka tentuar që me forcë ta detyrojë që të lahet. Por ai ka arritur të largohet nga duart që e detyronin të miqësohej me ujin. Vet Kailash Singh deklaron se do të pranonte të lahej vetëm nëse perëndia do t’i sillte një djalë.
12-90x245.jpguomo_puzzolente-167x245.jpg

/alblive/
 
Titulli: 37 vjet pa u larë dhe pa u qethur! Ja si perfundoi (FOTO)

Gjynah per mendjen qe ka, kush e di sa ere te keqe qe mban....
 
Titulli: 37 vjet pa u larë dhe pa u qethur! Ja si perfundoi (FOTO)

e shkreta ajo grua, si e fut ne krevat :PPPP
 
Titulli: 37 vjet pa u larë dhe pa u qethur! Ja si perfundoi (FOTO)

lool hajde sa prift i mencur paska ken edhe ai :D
 
Titulli: 37 vjet pa u larë dhe pa u qethur! Ja si perfundoi (FOTO)

te iki ta adoptoj djalin dhe te lahet se la nam
 
Titulli: 37 vjet pa u larë dhe pa u qethur! Ja si perfundoi (FOTO)


Ruana Zot... si mund te duroj keshtu papaster? Sa qmenduri me duket ???

Ani ajo gruaja duhet te bej diq te pastrohet ose le ti rrij sa me larg shtepis...

Aman qenka lidhur ardhja e djalit me papastertine trupore:

Zot ço mend ku ska...! Sa me vjen keq si mendojn ?
 
Titulli: 37 vjet pa u larë dhe pa u qethur! Ja si perfundoi (FOTO)

LOL LOL LOL opo cfare nuk behet thuaj.
 
Titulli: 37 vjet pa u larë dhe pa u qethur! Ja si perfundoi (FOTO)

Edhe pellazget mendoj un kan qe me te pashem sesa ky...tshkoj e tlahet se la kokrren e nomit
 
Back
Top