33 herë më i madh se Nju Jorku/ Arabia Saudite gati të ndërtojë qytetin lundrues në ujë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

33 herë më i madh se Nju Jorku/ Arabia Saudite gati të ndërtojë qytetin lundrues në ujë​

-640-0-619d3f5b8d4db.jpg

Arabia Saudite ka njoftuar planet për të ndërtuar një qytet “tetëkëndësh” që do të notojë në Detin e Kuq.
Sipas mediave të huaja, ndërtimi i propozuar, i quajtur Oxagon, pritet të jetë i vendosur në skajin e rajonit më të ri të vendit në veriperëndim – Neom.

Neom, projekti kryesor i princit të kurorës Mohammed bin Salman, është një qytet-shtet i planifikuar që do të mbulojë 10,000 milje katrore të provincës Tabuk të Arabisë Saudite, pranë kufijve të saj me Jordaninë dhe Egjiptin.

Neom është një kombinim i fjalës greke neos, ose ‘i ri’, dhe mustaqbal, arabisht për ‘e ardhme’.

Ai supozohet të jetë pjesë e një plani ambicioz për të larguar Arabinë Saudite nga varësia nga nafta dhe për ta transformuar vendin në një qendër teknologjike si Silicon Valley, duke përfshirë gjithashtu qytete, qendra kërkimore, zona arsimore dhe atraksione turistike.

Por ndërtuesit nuk kanë zbuluar ende se sa do të kushtojë projekti ose si do të lundrojë Oxagon.
Planet për Neom tregojnë se do të jetë 33 herë më i madh se qyteti i Nju Jorkut dhe do të ketë një qytet ‘të zgjuar’ në qendër të tij, i quajtur gjithashtu Neom.
-640-0-619d3f5b57976.png

g.shqip
 
Edhe ky qytet me gondola do te qarkullohet neper te apo do te kete sherbim taxi me jetski ?
 
  • Haha
Reactions: D.
Sa ne terezi e kane ca
 
Qytet i stilit fluturo gomari
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top