30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
959203330lajmetari959203330.jpg

Wei Chen është një nëpunëse zyre nga Taipei (Tajvan), por ajo tashmë është zhgënjyer nga meshkujt. Asnjë nga kandidatët e mundshëm nuk e “frymëzoi2 për t’u martuar me të.
Nga ana tjetër, duke mos i rezistuar dot presionit të rrethit të saj shoqëror, vendosi të martohej, por… jo ndonjë kandidat për dhëndër por me veten e saj
.

Kështu Wei veshi një fustan të gjatë të bardhë, kontaktoi me një zyrë që organizon ceremoni martesash si edhe një fotograf, mori me qira një sallë evenimentesh dhe organizoi ahengun e martesës ku kishte ftuar 30 miq të saj. Madje kishte paguar edhe për muajin e mjaltit në Australi.
“Mosha 30-vjeçare është e veçantë për mua. Puna ecën mirë dhe kam një jetë plot eksperienca, por nuk kam mundur të gjej mashkullin e përshtatshëm. Kështu që çfarë tjetër mund të bëja? Nuk është se jam kundër martesës. Thjesht shpresoj që kështu mund të shpreh një ide tjetër, brenda kufijve të traditës”, deklaroi e porsamartuara.

Vlen për t’u përmendur se martesa e saj kushtoi 5.675 dollarë amerikanë dhe tërhoqi shumë vëmendjen në internet, pasi kishte mbi 1800 komente që e mbështesin.

Botëkuptimi i femrave në Tajvan ka ndryshuar në lidhje me martesën. Kështu, femrat nuk martohen më në moshë të vogël, sidomos kur ndjekin karrierën. Madje edhe martesat po rrallohen në atë masë, sa që janë shtuar shqetësimet e qeverisë për pakësimin e lindjeve në ishull.

Chen nuk mund ta deklarojë zyrtarisht martesën që kreu me veten e saj. Kjo do të thotë që kur të gjejë mashkullin ideal, duhet të martohet për herë të dytë. E mira në këtë çështje është që nuk do të nevojitet t’i kërkojë divorc vetes.
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

hahahahah me pelqen si ide per beqaret e bindura se burrat jan kot:P
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

Hjade ide brilante hajde LOL

Prite kur te degjojem ndo nje te martohet me shtyllen e korendit se skan ngel me pa nxjerr LOL LOL LOL
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

Heuuuu ca ben keshtu gruaja botes.

Mire per te tj me te renda jam kurioze si puth veten kjo :D
Hajde u trashegofsha LOL
Me nje djale ishalla LOL
Nusja eshte sh me e bukur se nusja?LOL
U shkriva me kete une.
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

Zot na ruj mendt....prralla me mbret!
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

Heuuuu ca ben keshtu gruaja botes.

Mire per te tj me te renda jam kurioze si puth veten kjo :D
Hajde u trashegofsha LOL
Me nje djale ishalla LOL
Nusja eshte sh me e bukur se nusja?LOL
U shkriva me kete une.

hahahah imagjino muaji i mjaltit sido jet , per te lepir gishtat LOL
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

Kjo qeka kalova lumin te dhjevsha kalin , ka maru pun me burrat kjo , semarton njeri se i ka dal nomi ne katun e tashi do me u martu me veten . Sna e fut dot jo kokrra e k...s
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

Heuuuu ca ben keshtu gruaja botes.

Mire per te tj me te renda jam kurioze si puth veten kjo :D
Hajde u trashegofsha LOL
Me nje djale ishalla LOL
Nusja eshte sh me e bukur se nusja?LOL
U shkriva me kete une.

Mori e ka mendur mir ajo ndoshta ndihet rehat kur ben sex vetem me vetveten e saj pa pas nevoj per ndrhyroje kirjugjikale LOL LOL LOL LOL
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

LOL

Keshtu si ide nuk me duket e keqe. Dua te them qe, edhe une, si kandidate martese do te isha zgjedhja e pare per veten time, :--P por dukeqenese kjo nuk me duket e mundur...do bej nje zgjedhje te dyte :ciaoo:
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

perfundimisht .....fajin se ka mosha
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

Po pyesja vehten athua e ka ndryshuar mbiemrin hahhahahahhaa
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

depresioni..ca nuk ben
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

hhahhhah...Veme bast se sdo kalojne java dhe do Divorcohet lol
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

Nje menyre e mire per te thyer monotonin e jetes e shkreta. I eshte bere bajat shtrati akull :merzitje:e ka thene he mos ne tere kete sikleti do theje zemren dikush e te me bashkangjitet :lol: por me sa duket i paska vajt kot :viola:ndoshta, ndoshta eshte si te thuash nje trokitje ne mendjen e cunave se kur bene gjithe ate moshe edhe nuk rrihet vet :syze:
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

Me duket nje femer mjafte e zonja,.per mua bravo i qofte,..se ne gjdo vende apo nivel social,,sa do i kulturuar apo gjoja ne vetevete i civilizuar kurre nuk puishojne ato thashethemet der,.gerr verr..sa do te vogla jo te zhurmshme por te acarojn,..kjo u ka thy turinjet ,..mire i ka treguar nje rryme monotone dhe pargjykuese njerzish qe ka dhe ndryshe..per tu treguar injorancen e tyre.
Me duket nje gjest qe i kundervihet pargjykimit ne kete raste mjafte domethenes.
 
Se kuptoj cka ketu te jete ezonja?? Kjo me duket nje paradoks, nje kaprico e mendjes..
Martesa ka per qellim te lidhin jeten dy gjini te ndryshme edhe te jete baza per nje familje te shendosh! Familje nuk krijon duke u martuar me veten!
Jam kunder paragjykimeve por jo te besh budalleqe e pastaj ta tregosh si shembull. Shembull per cfare?? Integrim apo degjenerim?
Duke u perpjekur te jemi sa me modern po humbasim veten, kulturen, historine tone!
Me vjen keq po jam komplet kunder budalleqeve te tilla qe synojne degjenerimin edhe shkaterrimin e fjales FAMILJE!
Me respekte..
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

flowmaster,.:)..komplet i kuptushem i pranushem arsytimi jot,..sepse nje veprim ka shume kendveshtrime,..!
gjithesesi familja eshte totalishte nje zgjedhje ne baze te shume faktorve individual social,.dhe formues te individit ne rradhe te pare,.
Kurresesi ajo nuk duhet kercnuar,..
Por pikerishte kercnimi i saje fillon dhe dhe vjen ne momentin qe te imponohet nga cilido faktor i jashtem,.
Ajo eshte nje zgjedhje totalishte e lire per tu bere,.dhe si e till ne nuk kemi te drejt te nderhyjme as te ushtrojme presion mbi te.
 
Njeri nga faktoret qe e kercenojne familjen jane keto kapricot qe bejne njerez te tille qe per mua jane; just whims of an unstable person.
Ckuptim ka martesa atehere? A mund te ma shpjegosh dot?
Ka faktor te tjere qe e kercenojne familjen..varferia, arsimimi , kultura etj etj.. keto jane tema te tjera ama
 
Pe: 30-vjeçarja e zhgënjyer u martua me veten!

Jet te gjat bateris :P
 
Back
Top