Arfenilla
Themelues i Forumit
Nazim Hikmet – Shoqja e jetës sime
Disa thonë se gruaja
është për të ndarë shtratin
në netët e gjata të dimrit
Dikush thotë se është
një kercimtare me nëntë zilka mbi krye
që e vini të luajë në mes të një pylli të gjelbër;
Dikush thotë, se është bashkëshortja ime,
është mëkati që mbaj mbi shpinë;
Dikush thotë se është ajo që zë brumin..
Nuk është as ajo, as kjo, as një shtrat, as një kercimtare
as një bashkëshorte, as një mekat;
Ajo është krahët e mi dhe këmbët e mia
Ajo është foshnja, nëna, gruaja, motra ime
Ajo është shoqja e jetës time…!
Mara Bagatella – Janë të vështira ato gra
Janë të vështira ato gra që kanë më tepër dashuri për të dhënë, por nuk ja dhurojnë gjithkujt.
Ato që flasin kur kanë diçka për të thënë.
Ato që kanë mësuar të mbrojnë veten dhe të tjerët.
Ato që kërkojnë gjithmonë dhe më tepër.
Janë gra të vështira ato që dallojnë buzëqeshjen e njerëzve të mirë nga ata të këqinj.
Ato që nuk lodhen kurrë së kërkuari dikë që ja vlen, ata që kanë vlerë.
Janë gra të veshtira ato që ndiejnë dhimbjen e të tjerëve.
Ato që kanë shpirtin në afërsi të lëkurës.
Ato që shikojnë me mijëra sy të fshehur.
Ato që ëndërrojnë ngjyrat.
Janë gra të vështira ato që njohin njëra-tjetrën
Janë ato që kur jeta nuk ka asnjë shije, i japin shije vetë jetës!
Më pëlqen kur hesht – Pablo Neruda
Më pëlqen kur hesht, sikur të mos ishe, –
dhe më sheh nga larg e zëri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan sytë,
dhe sikur nga një puthje goja t’u vulos.
Si gjithë këto sende që më rrethojnë,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit të trazuar,
ti je vetë fjala trishtim.
Më pëlqen kur ti hesht dhe rri si e largët.
Sikur unë të shqetësoj, flutur që fërgëllon
më vështron nga larg dhe zëri im nuk t’arrin.
Lermë që unë të hesht tani në qetësinë tënde.
Lermë që unë të flas me ty në këtë heshtje,
e shndritshme si një llambë, si një unazë.
E heshtur e plot yje, ti je si vetë nata.
Ti hesht me një heshtje yjesh, nga qetësitë e largta.
Të dua kur ti hesht, sikur më zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur të jesh e vdekur.
Mjafton një buzëqeshje – përse duhet një fjalë?
që unë të gëzohem se s’është e vërtetë vdekja.