3 mijë € 1 kg, njihuni me bimën e rrallë që rritet në vendin tonë

Hera

Έτερος εγώ
3 mijë € 1 kg, njihuni me bimën e rrallë që rritet në vendin tonë

1568883734_tart-770x434.jpg

Rreth 3.000 Euro për një kilogram tartuf dhe në Shqipëri kjo kërpudhë e rrallë rritet gjerësisht.
lg.php

lg.php

Aq sa në Itali dhe Francë, gjuetarët e tartufit i stërvisin qentë e llojit Lagotto Romagnolo, që të nuhasin kërpudhën më të shtrenjtë në botë.
lg.php

lg.php

Në Shqipëri, kjo kërpudhë e rrallë rritet gjerësisht.
lg.php

Tartufi shqiptar është shumë i ngjashëm me kushëririn e tij francez, por ato kushtojnë shumë më pak.
lg.php

Por ndodh shpesh që tartufi shqiptar të merret dhe të shitet në tregun evropian me shumëfishin e vlerës.
lg.php

Aq me vlerë është tartufi i bardhë saqë është i kuotuar edhe në bursë, ku çmimet fillojnë nga 300 në 1000 Euro.
lg.php

Mungesa e një legjislacioni që të mbrojë këtë bimë të rrallë ka bërë që Shqipëria të humbasë me miliona euro të vjedhura nga “gjuetarë” të paligjshëm të tregut vendas dhe atij të huaj.
lg.php

Ata mbërrijnë në Shqipëri kryesisht nga Italia por dhe vende të tjera dhe jenë kërkues të tartufit. Vjedhja e të cilit do t’u siguronte atyre përfitime të mëdha.
lg.php

Sipas Agroweb, janë konstatuar edhe transportime të zhardhokëve të ngjashëm me pataten drejt Italisë. Për të cilat nuk është se ka një kuadër të përcaktuar ligjor që e ndalon kalimin jashtë kufijve.
Gjuetia e Tartufit
Për gjetjen e tartufit, “gjuetarëve” u nevojiten edhe qentë e stërvitur mirë, që janë edhe maskimi i tyre më i mirë.
Më parë përdoreshin derrat të cilët lëshohen në pyll.
Aroma e tartufit i ndjell, pasi ka të njëjtat feromone seksuale si të mashkullit, duke bërë që në këtë mënyrë të gjejnë bimën.


Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër.
Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjedhe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera.
Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë.
Në natyrë gjenden disa lloje tartufë. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë.
Tartufët e bardhë ngjajnë me zhardhokët e patates. Por me formacion më të çrregullt, të cilët çmohen më shumë, për shkak të vlerave ushqyese dhe shijeve që mbartin.
E veçanta e këtyre kërpudhave është se aroma e tyre varet nga bima në të cilën rritet.
Tartufi më i shtrenjtë rritet në rrënjët e lisit dhe merr aromën e kësaj peme.
Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton.
Sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi.
Kërpudhat e zonës së Reçit në Malësi të Madhe janë gjithashtu tejet të kërkuara dhe eksportohen në Francë.
Këto kërpudha rriten në zonën e gështenjave dhe mbulohen nga degë dhe gjethe gështenjash.
Këto kërpudha të bardha të cilësisë së lartë, të cilat shumw pak njerwz i njohin shiten më pas restorantet e Tiranës dhe Durrësit.
Për shkak se kultivimi i kësaj specieje nuk ka arritur të imitojë asnjë prej cilësive të saj në gjendje të egër, e ka rritur tej mase çmimin në treg.
Tartufi është padyshim një thesar i fshehur në pyjet tona. Për të cilin ne dimë kaq pak dhe që kemi humbur kaq shumë. Tartufi është një biznes me fitim marramendës.
 

Attachments

  • 1568883734_tart-770x434.jpg
    1568883734_tart-770x434.jpg
    53 KB · Shikime: 0
  • 1568883734_tart-770x434.jpg
    1568883734_tart-770x434.jpg
    53 KB · Shikime: 0
Hem kur isha femije shpesh here i gjuanim njeri-tjetrit si top, duke luajtur neper livadhe.
Sidomos neper ahishte dalin shume.
 
Hem kur isha femije shpesh here i gjuanim njeri-tjetrit si top, duke luajtur neper livadhe.
Sidomos neper ahishte dalin shume.

epo shyqyr qenka dhe objekt qefi kur i thon nje fjale
 
Ka dhe ne zonen time ?
 
Hem kur isha femije shpesh here i gjuanim njeri-tjetrit si top, duke luajtur neper livadhe.
Sidomos neper ahishte dalin shume.

E gjuanit njeri - tjetrin me tartuf?
Me TARTUF?!!!

Me trego me ze te vogel ku eshte ai vendi Nev. Sipas gjitha gjasave do e blejme te dy nga nje ishull.
 
E gjuanit njeri - tjetrin me tartuf?
Me TARTUF?!!!

Me trego me ze te vogel ku eshte ai vendi Nev. Sipas gjitha gjasave do e blejme te dy nga nje ishull.
Apo na merr e nje top.te lujame top.
Averooo. :)) ahahahahha
 
Ka tartuf ne shqiperi?? Ku moj ku??? Ku jan ato livadhe :p
Marr canten nisem ne drejtim te panjohur drejt tartufit?? Cngjyr ishin??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top