3 llojet e teknologjisë që çdo sipërmarrës duhet t’i përdorë

Shiko fotografinë 1913621


Të thuash që jetojmë në një epokë digjitale ndoshta tingëllon si klishe, por nuk asnjë dyshim që interneti dhe rrjetet sociale kanë revolucionarizuar mënyrën se si ne ndërveprojmë.
Kjo varësi ndaj mjeteve digjitale gjithashtu është shpërndarë në botën e biznesit. Pandemia ka rritur shitjet online, dhe kompani të shumta po mbështeten në mjetet SaaS dhe PaaS që operimet e biznesit të vazhdojnë si zakonisht.
Për sipërmarrësit, kjo mbështetje në teknologji krijon mundësi të reja, por gjithashtu kërkon që startup-et të përdorin mjetet e duhura teknologjike. Ja një listë me disa mjete të rëndësishme që duhet t’i përdorni.

1.Teknologjia ‘cloud native’

“Teknologjia cloud native nuk është më një “e mirë për të pasur “- është absolutisht thelbësore”, thotë Karan Nangru, themelues i firmës StatusNeo. “Teknologjia ‘cloud native’ ofron shpejtësi, rritje dhe fleksibilitet që bizneset të ndryshmë të mund të përdorin në avantazhin e tyre.”
Bizneset Enterprise, ashtu si sipërmarrësit, kanë një fokus të përbashkët – transformimin e biznesit. Në shumicën e rasteve, teknologjia mundëson këtë transformim, ndërsa shërbimet e platformës native cloud e përshpejtojnë atë.

2. Mjetet e marketingut

Epoka digjitale ka prezantuar një mori teknikash të reja të marketingut dhe sipërmarrësit e suksesshëm duhet të përdorin secilën nga këto mjete nëse dëshirojnë të arrijnë tek klientët e tyre. Mediat sociale, fushatat e e-mailit, SEO dhe PPC përfaqësojnë një burim të rëndësishëm të trafikut dhe klientëve për markat.
Sigurisht, shumë fillestarë nuk kanë burime financiare për të punësuar një agjenci reklamash. Lajmi i mirë është se mjetet e marketingut e bëjnë më të lehtë dhe më të përballueshme menaxhimin e secilës detyrë. Për shembull, HootSuite lejon fillestarët të skedulojnë postimet e mediave sociale javë para, ndërsa Mailchimp ndihmon sipërmarrësit të krijojnë dhe menaxhojnë fushatat e e-mailit.

3. Monitorimi i të dhënave me Machine Learning

Një nga avantazhet më të mëdha të mjeteve moderne të teknologjisë është aftësia e tyre për të mbledhur të dhëna. Duke mësuar më shumë për klientët tuaj ose efikasitetin e proceseve tuaja, ju mund të bëni ndryshimetë rëndësishme në biznesin tuaj për të përmirësuar të ardhurat.
Marrja e të dhënave është një gjë. Të dish t’i përdorësh është gjë tjetër. Kjo është arsyeja pse shumë fillestarë po kthehen në machine learning që të monitorojnë automatikisht trendet e të dhënave dhe marrin informacione për të zbuluar se çfarë nënkuptojnë numrat në të vërtetë.
Përdorni mjetet e duhura për të marrë rezultatet e duhura
Pavarësisht nga industrinë në të cilën operoni, mjetet e duhura të teknologjisë kanë mundësinë të krijojnë një ndryshim real në aktivitetet tuaja. Me softuer që mundëson bashkëpunim, ju ndihmon të fitoni njohuri më të mira në lidhje me statusin e biznesit tuaj ose thjesht automatizon detyrat themelore, ju do të keni burimet e nevojshme për rritje reale.

/TechBus.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top