29 Nentori, Rama e Meta festojne te ndare

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
rama-29nentori.jpg

29 Nentori, dita kur perfaqesuesit e politikes se majte kremtojne clirimin e atdheut, ka mbledhur se bashku ne varrezat e Deshmoreve te Kombit kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, drejtuesit e vjeter dhe te rinj dhe te PS-se, si dhe ikonat e socialisteve, Dritero Agolli e Rexhep Meidani. (UPDATE)

Te gjithe se bashku, pak para mesdites kane bere homazhe dhe kane vene kurora me lule ne memorialin Nene Shqiperi, duke nderuar te renet per clirimin e vendit.
Kryetari i socialisteve, Edi Rama, i sapo kthyer nga Prishtina, ku festoi me udheheqesit e Kosoves diten e pavaresise, kishte perzgjedhur te mos fliste tek Varrezat e Deshmoreve, por ne nje dreke festive me veterane dhe familjaret e tyre.
Per te dhene mesazhin kryesor, ate te bashkimit per nje Shqiperi me te mire, kreu i socialisteve kishte perzgjedhur dy histori te familjes se tij, kur nje i aferm nga gjyshja e tij ishte vrare ne lufte si partizan, tjetri nga babai, ishte pushkatuar nga rregjimi pas luftes.
“Arsyet qe i ndane shqiptaret ne te shkuaren nuk jane arsye per te ndare femijet tane ne te ardhmen. Bashkimi eshte nje arsye per te shpresuar se asgje nuk eshte e pamundur nese jemi bashke”, eshte shprehur Rama.
Kreu i opozites u beri apel shqiptareve te bashkohen duke patur si udherrefyes idealizmin dhe patriotizmin e atyre njerezve qe luftuan per lirine.
“Te kemi nje Shqiperi qe te mos kete asgje me pak se sa vendet rreth nesh. Shqiperine qe u kemi borxh femijeve tane, me liri e te drejta te barabarta ne BE”, ka shtuar Rama.
Ne kontrast me atmosferen e krijuar nga socialistet e vjeter dhe te rinj, ne varrezat e Deshmoreve te Kombit me heret zhvilloi homazhe edhe kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta.
I shoqeruar vetem nga bashkepunetoret e ngushte te partise se tij, zoti Meta tha se ne parimet dhe vlerat me te mira te deshmoreve jane ne themel te veprimtarise se LSI.
TCH
 
Titulli: 29 Nentori, Rama e Meta festojne te ndare

si festime te kemi ,hidherime ,katastrofa cfardo qe te behet ne shqiperi politikanet shqipetare ne faqe te pare te gazetave, ne ekran te televizoreve i ke
 
Titulli: 29 Nentori, Rama e Meta festojne te ndare

kete pune kane ata,10here zihen,2 here pajtohen...politika ktu ne shqiperi te lodh(ne kuptimin e plote te fjales)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top