Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

25 thënie të thella filozofësh, që me siguri do të donit t’i lexonit

Dhimbja e tepruar për të vdekurit është çmenduri, sepse ajo është një lëndim për të gjallët, dhe të vdekurit nuk e dinë. – Ksenofoni

Asnjë qenie njerëzore nuk do të dijë ndonjëherë të Vërtetën, sepse edhe nëse ndodh që ta thonë atë rastësisht, ata nuk do ta dinë që e kanë bërë – Ksenofani

Shpesh, është një fatkeqësi që të ketë njerëz të shkëlqyer në krye të punëve. Ata presin shumë nga njerëzit e zakonshëm. – Tuqididi

Gjëja më e vështirë në jetë është të njohësh veten – Talesi

Njeriu është masa e të gjitha gjërave – Pitagora

Shkatërruesi i vërtetë i lirive të njerëzve është ai që u shpërndan atyre dhurata, donacione, dhe përfitime – Plutarku

Njeriu: një qenie në kërkim të kuptimit – Platoni

Prisni që t’ju gjykojë më i urti i të gjithë këshilltarëve . koha – Perikliu

Jeta është një shpalosje, dhe sa më shumë që udhëtojmë, aq më shumë të vërteta mund të kuptojmë. Të kuptojm gjërat që janë tek pragu i derës sonë, kjo është përgatitja më e mirë për të kuptuar ato që ndodhen përtej – Hipatia

اfarëdo që vjen nga Perëndia, njeriu e ka të pamundur që ta kthejë mbrapsht – Herodoti

Vdekja nuk na shqetëson, sepse për sa kohë që ne ekzistojmë, vdekja nuk është këtu. Dhe kur ajo ka ardhur, ne nuk ekzistojmë më – Epikuri

Natyra e Perëndisë është si një rreth, ku qendra është kudo dhe perimetri nuk është askund – Empedokli

Mundësitë e vogla janë shpesh fillimi i veprave të mëdha – Demosteni

Asnjë e keqe nuk është e nderuar, por vdekja është e nderuar; Prandaj, vdekja nuk është e keqe – Zeno i Sitiumit

اdokush mund të zemërohet, – kjo është e lehtë, por të zemërohesh me personin e duhur, dhe në shkallën e duhur dhe në kohën e duhur, dhe me qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur – këtë nuk e bën dot kushdo dhe nuk është e kollajtë – Aristoteli

Mësimi më i dobishëm për jetën është që të heqësh nga mendja atë që është e pavërtetë – Antisteni

Asgjë nuk ekziston përveç atomeve dhe hapësirës së zbrazët; çdo gjë tjetër është vetëm mendimi – Demokriti

Unë i jam borxhli babait tim për jetën, mësuesit tim për të jetuarit mirë – Aleksandri i Madh

Ka më shumë, ai që është i kënaqur me pak – Diogjeni

Bëj të gjitha përpjekjet dhe martohu: Nëse gjen një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse jo, do të bëhesh filozof – Sokrati

Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje, që t’u thonë të veprojnë përgjegjshmërisht, ndërsa njerëzit e këqinj do të gjejnë një mënyrë që të shmangin ligjet – Platoni

Askush të mos të quhet i lumtur para vdekjes së tij. Deri atëherë, ai nuk është i lumtur, por vetëm fatlum – Soloni

Nuk zhvillohet kurajo duke qenë i lumtur në marrëdhëniet tuaja të përditshme. Ajo zhvillohet duke mbijetuar në kohë të vështira dhe duke sfiduuar vështirësitë – Epikuri

Nuk ka asgjë të përhershme, përveç ndryshimit – Herakliti

Koha është gjëja më e vlefshme një njeri mund të harxhojë – Teofrasti. / www.bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back