
Zakonisht trembemi edhe nga një bletë e vetme. اfarë mendoni sikur shumë pranë të keni 25 milion të tilla? Kjo ka ndodhur në SHBA pasi një kamion në të cilin ndodheshin 25 milionë bletë u rrëzua duke bërë që bletët të marrin arratinë. Ministria e Bujqësisë po punon në një plan për kapjen e tyre.
Ndërsa mediat amerikane shkruajnë se bletët pas aksidentit thumbuan disa njerëz, përfshirë një shofer dhe gruan e tij e cila gjendej me të në makinë. Ata dy u dërguan në spitalin lokal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore transmeton Albeu.
Autoritetet kanë këshilluar shoferët që në pjesën e rrugës ku ndodhi aksidenti të vozitin me xhama të mbyllur në mënyrë që të shmangin ndonjë pickim blete.
B;gjuhashqipe