25+ çuna shqiptarë tregojnë disa nga gjërat që i bezdisin më shumë te gocat

Vajza

Rehearsal
Staf në FV.AL
Adm

25+ çuna shqiptarë tregojnë disa nga gjërat që i bezdisin më shumë te gocat​

anabel.png

SHKRUAR NGA ANABEL

25+ çuna shqiptarë tregojnë disa nga gjërat që i

Shumë gjëra, të cilat vajzat i konsiderojnë normale ose i bëjnë shpesh, me ose pa qëllim, mund të jenë acaruese për djemtë. Le ta pranojmë që ndonjëherë e shohim botën ndryshe dhe mirë bëjmë. Margò, administratorja e Instagramit të Anabel, pyeti djemtë se “çfarë është diçka (veprim, reagim, fjalë ose çfarëdo gjëje tjetër) që gocat e bëjnë zakonisht dhe mund t'u duket normale, por që ju e shihni si acaruese?". Ja si u përgjigjën disa:

1. Kur flasin me kunja.
2. Kur më ngacmon gjërat personale.
3. Kur e lë shtëpinë rrëmujë.

4. Kur vonohet gjoja do të bëjë makeup dhe si përfundim del pa makeup.
5. Më acarojnë kur bërtasin ose flasin me tonin e lartë.

6. Flokë, flokë, flokë kudo.
7. Nuk duroj dot kur kërkon shumë detaje.
8. Acarohem kur pyesin shumë.
9. Nuk më pëlqen kur flasin si fëmijë.

10. Kur mërziten dhe i pyet “çfarë ke?” dhe thonë “asgjë”.
11. Kur prekin flokët në çdo moment.
12. Kur i bëjnë thonjtë si kthetra shqiponje.
13. Kur bëjnë video këngësh dhe shtrëmbërojnë fytyrën.
14. Kur veshin fund xhins në plazh.
15. Kur në debat thonë “pa lidhje”.
16. Urrej kur më merr posta çdo ditë në telefon dhe duhet të marr gjërat që ajo ka porositur.
17. Acarohem kur thotë “ëhë”.
18. Kur vendosin makeup në plazh.
19. Kur bëjnë shumë foto, në çdo vend dhe kënd të mundshëm.
20. Kur nuk vendosin se çfarë do porosisin. Pret kamarieri në këmbë ndërkohë.
21. Kur më pyet për thonjtë, gjoja merr mendim se gjithmonë i bën ndryshe nga modeli që zgjedh unë.
22. Kur thotë gjithmonë “Nuk e diii” sa herë e pyes se “ku mendon të shkojmë”. Nuk vendos kurrë!
23. Acarohem kur më zgjon nga gjumi me zhurmën që bën çdo mëngjes. Edhe nuk e pranon që bën zhurmë!
24. Kur hiqet sikur nuk është e mërzitur pasi e ke pyetur 100 herë nëse është mërzitur dhe pastaj dërgon një mesazh të gjatë.
25. Më bezdis fakti që nuk e pranon kurrë që e ka gabim.
26. Kur "qan" çdo mëngjes se nuk ka çfarë të veshë. Një muhabet çdo ditë.
27. Kur përplas derën e makinës!!!
28. Më acaron fytyra që bën kur lyen qerpikët.
29. Kur luan me flokët kur është në gabim.
 
DeliriumMind

All I need is Pink 🍨
28. Më acaron fytyra që bën kur lyen qerpikët.

Besoj e ka per ato qe ngrrysin surratin dhe buzet ?

My ex thonte perhere :je e vetmja femer qe njoh qe rrin si statuj arrogante pa leviz asnje muskuj te surratit kur lyen qerpiket

Dhe rrinte me shifte si tra p deri sa mbaroja ????? duke admiruar sepse nuk i dukej e vertet.
 
DeliriumMind

All I need is Pink 🍨
1. Kur flasin me kunja.
Un flas pa kunja... shumicen e kohes flas gjith ledhe. Ama mos e krruj se ta perplas pastaj ?

2. Kur më ngacmon gjërat personale.
Un jam fbi. Mthuj mos ta bej dhe do ta bej para syve. ??? shaka.
As qe sme intereson fare. Maximumi mund te fus duart qe te ti rregulloj.

3. Kur e lë shtëpinë rrëmujë.
Oh mfal. Prit te sistemoj njehere shtepine dhe pastaj shtrihemi ne krevat. Looool

4. Kur vonohet gjoja do të bëjë makeup dhe si përfundim del pa makeup.
Un du 3 minuta fiks. Dhe kurr nuk e ribej... sme pelqen te humb koh sepse e di qe dukem bukur prap si prap ?

5. Më acarojnë kur bërtasin ose flasin me tonin e lartë.
Riperseris. Bej ze te embel... ama kur i uleras cunit me del ze dragoi me mestruacione.

6. Flokë, flokë, flokë kudo.
Swiffer swiffer afer krevatit. Sepse kam bezdi per vete.

7. Nuk duroj dot kur kërkon shumë detaje.
Un tpys? Tkerkoj llogari? Lol. Keni pa shum telenovela. Po pata kureshtje, e zbuloj vet. Por spara jam tip.

8. Acarohem kur pyesin shumë.
Zero. Un pres tme pyesin qe te tregoj ndonje budallik qe kam bo (sepse un bej perdit gafa... eshte me e fort se une)

9. Nuk më pëlqen kur flasin si fëmijë.
Lol. Kam degjuar meshkuj te flasin si femije dhe mbaj mend se si me vdiq libido. Ju mirkuptoj.

10. Kur mërziten dhe i pyet “çfarë ke?” dhe thonë “asgjë”.
Jo jo. Un ta them. Duke qajt nga nervat me shpres qe tme perqafosh dhe tme thuash :"edhe te fortit qajn"

11. Kur prekin flokët në çdo moment.
Jo

12. Kur i bëjnë thonjtë si kthetra shqiponje.
Jo. Me pelqen ti mbaj te shkurtra qe mos te cjerr tulet kur lahem ?

13. Kur bëjnë video këngësh dhe shtrëmbërojnë fytyrën.
Nuk bej video kengesh. Maximumi bej si psiko.

14. Kur veshin fund xhins në plazh.
Nuk vesh funde. Skam funde.

15. Kur në debat thonë “pa lidhje”.
Jo. Kurre.

16. Urrej kur më merr posta çdo ditë në telefon dhe duhet të marr gjërat që ajo ka porositur.
? s'eshte anku njeri deri msot. Sidomos kur flitej per lingeri. Maximumi kam pare ferkim duarsh.

17. Acarohem kur thotë “ëhë”.
Jo

18. Kur vendosin makeup në plazh.
Mund te vej nje fije eyeliner qe nuk me ben si goth ? por makeup ska kuptim.

19. Kur bëjnë shumë foto, në çdo vend dhe kënd të mundshëm.
Vdekja ime. Kur jam ne shoqeri, e urrej perdorimin e telefonit

20. Kur nuk vendosin se çfarë do porosisin. Pret kamarieri në këmbë ndërkohë.
Nah. Un di cfare dua akoma para se me e ul.

21. Kur më pyet për thonjtë, gjoja merr mendim se gjithmonë i bën ndryshe nga modeli që zgjedh unë.
? mleni boj cik femren se nuk ndodh gje.

22. Kur thotë gjithmonë “Nuk e diii” sa herë e pyes se “ku mendon të shkojmë”. Nuk vendos kurrë!
Shpesh here them "ku te duash ti" sepse realisht per mu ka me shum rendesi shoqeria se sa vendi.

23. Acarohem kur më zgjon nga gjumi me zhurmën që bën çdo mëngjes. Edhe nuk e pranon që bën zhurmë!
?un bej zhurm sepse kendoj dhe kercej. Dhe duke pas kufje ne vesh, perplas cdo gje.

24. Kur hiqet sikur nuk është e mërzitur pasi e ke pyetur 100 herë nëse është mërzitur dhe pastaj dërgon një mesazh të gjatë.
Un merzitem rreth 1qind here ne dit. Por nuk me pelqen te rri me surrat te varur...
Dikur edhe dergoja mesazhe te gjata... tani ... hec mo. E boj akoma domethene ?

25. Më bezdis fakti që nuk e pranon kurrë që e ka gabim.
Une gabim? ?????? ke rreshkit.

26. Kur "qan" çdo mëngjes se nuk ka çfarë të veshë. Një muhabet çdo ditë.
Uleras. Nuk qaj.

27. Kur përplas derën e makinës!!!
?????? mire mire.

29. Kur luan me flokët kur është në gabim.
Kurre. Do me acaronte dhe mua.

Ca fitova tani?
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Kalamanlleqe.
Jemi njerez dhe mes perditshmerise se cdo qenie njerzore gjenden gjestet e mesiperme. Pa dallim gjinie.
Duke perjashtuar disa pika qe zevendesohen me veprime te gjinise tjeyer.
 
Ehe, me acarojne disa prej ketyre me lart por me mjafton nje buzeqeshje(edhe i cik me shume se nje buzeqeshje??) dhe i harroj te gjitha une deri....kur te vije darka?
 
Onaa

Antarë i Respektuar
Po keto cunat shqiptare jane perfektë ne cdo aspekt ? ,qe na paskan bere nje list me gjera ?‍♀️?‍♀️ qe i bezdisin ??
 
DeliriumMind

All I need is Pink 🍨
:lol: nga frika mos i vrasin naten:p

Shume palumturi shoh tek meshkujt shqiptar:p
Sepse skan henger dajak te mjaftueshem kur ishin te vegjel?

Si ky i imi per mjes qe u ribelu pse i lava floket... kishte vendos qe do i laja vetem gjys trupi ?

Dhe un direkt me ujin ne surrat ?
 
Hope

◕‿◕
Sepse skan henger dajak te mjaftueshem kur ishin te vegjel?

Si ky i imi per mjes qe u ribelu pse i lava floket... kishte vendos qe do i laja vetem gjys trupi ?

Dhe un direkt me ujin ne surrat ?
Hahahah e mar me mend ca behet tek ju, besoj qe shkrihesh se qeshuri (e nqs ndonjehere duhet te mbetesh serio para tij:) )
 
DeliriumMind

All I need is Pink 🍨
Hahahah e mar me mend ca behet tek ju, besoj qe shkrihesh se qeshuri (e nqs ndonjehere duhet te mbetesh serio para tij:) )

Te jem e sinqert, nuk ndodh pothuajse kurre te rri serjoze me te.
Qoft edhe rruges. Te dy bejm gallat, batuta dhe show sikur me qen bota vetem e jona.
Edhe pasi i bertas me shum se cduhet, nuk i them kurr qe eshte i keq por qe po sillet keq.
Fjala i keq/i lig eshte e censuruar ne shtepine time!

Dikur femijet kan pas shum me teper liri, me shum burime dashurie (familjet kan pas qen me te medhaja dhe raportet me te ngrohta) dhe kan pas kusherinj dhe vellezer/motra me tonelata.
Kurse sot i vejn nje tablet ne dore dhe mbaroi filmi.

No, per mu eshte krim. Mos me keqkupto, un ja lej tablet, netflix, youtube dhe me ore te tera, ama tentoj tja bej boten me ngjyra qe mos ta vrasi serjoziteti dhe mos te derdhi asnje kokerr loti kur perplaset. Te di te gjej dicka pozitive cdokund, te mesoj te lidhi raporte dhe mos te ket frik te guxoj apo te jetoj endrrat.

Pershembull: un sa kisha dal nga dushi dhe isha lakuriq
Ai ma bon:
- mamma ti po vonohesh. Po shkoj te boj muhabet me pastrusin e shkalleve qe ta falenderoj qe po pastron (❤ I kam than qe sduhet te hedhi plehra pertok dhe te falenderoj ato qe na lejn ambientin e paster)

E lash. Mire i thash por te lente deren e shtepise hapur qe ta degjoja... ( sapo i ka mbushur 4 vjet).

I thash te kontrollonte se mos po binte shi (po plasnin bubullimat por doja ta ngacmoja) dhe direkt shkoi mori cadrat.
Dolem, dhe me dha mua cadren e vet te vogel dhe per vete mbajti timin gjigant ?
Spo te them se cbatutash kemi shkembyer.
Na njeh gjith qyteti ?????

Ama, kur ben kapricio, tentoj njeher me te mira dhe me pas hapu dheeeee. Le ta derdhi lotin ta boj lum...

Un dhe ai jemi nje. Dhe pavarsisht se è shoh pak ore ne dit, ai e din qe une dhe pse uleras dhe nxefem, e dua me gjith shpirt.
Kjo sdo te thot qe do rritet cun mami sepse un e shty qe te jet sa me indipendent. Ai veshtron, meson, pyet pafund dhe don te sperimentoj... skam pse I them JO.

Eh e dashur sa me kan kritikuar per metodat e mia edukative.. dhe akoma sot ndonjehere degjoj gjera qe me hyn nga nje vesh dhe me dalin nga tjetri. Por harrojne qe cdo femije eshte ne vete! Ajo qe me acaron ama eshte qe nga qe eshte vertet shum I shkathet dhe llogjikon si nje rritur, e trajtojne sikur me qen i madh ( nuk eshte batut! ). Ai I kthen si corape ne fakt ? sidomos njerzit qe tentojne ta blejn.
I merr te gjith lodrat, ama pastaj shkon e flen me ato qe din qe ja kan ble me gjith shpirt.
Nje kam... per te i shkly te gjith...
 
Sa bukur ke fol!
Ste duhet ca thot bota!
Ti je nena, ti vendos drejtimin qe do ti japesh femijes tende! Keshilla falas ka nje thes, por si hyn kujt ne pune!!!
Perfito nga keto momente unike sepse rriten aq shpejto sa se kupton ku fluturoj koha!
 
Bebw

Antarë i Respektuar
Si nuk ju gjend karari këtyre çunave ?
 
Top