21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Apolinario Chile Pixtun është i lodhur nga bombardimi me pyetje të furishme në lidhje me kalendarin e Majave, që sipas shumëkujt do të "përfundojë" në 21 dhjetor të vitit 2012. Në fund të fundit, ai nuk është fundi i botës. Apo është? Absoultisht jo, këmbëngul plaku i mençur indian me prejardhje nga Majat. "Unë u ktheva nga Anglia vitin që kaloi, dhe po ju them që ma kanë sjellë në majë të hundës me gjithë këto lloj historirash", thotë ai. Për të, gjërat vetëm mund të përkeqësohen.

Fundi i botës?

Muajin tjetër, filmi i Hollyëood "2012" do të nisë të shfaqet në kinematë në Amerikë dhe Europë, dhe ai do të jetë i mbushur me tërmete, reshje meteorësh dhe një tsunam, i cili merr përpara një aeroplanmbajtëse të madhe amerikane dhe e përplas atë mu në ... Shtëpinë e Bardhë. Në Universitetin Cornell, Ann Martin, e cila është menaxhere e faqes së internetit "Jeni kuriozë? Pyesni një astronom", thotë se njerëzit janë shumë të frikësuar. "Eshtë gjë shumë e keqe që ne na mbërrijnë emaile nga nxënës të klasës së katërt që thonë se janë shumë të vegjël për të vdekur", thotë Martin. "Patëm madje një mesazh nga një nënë me dy fëmijë të vegjël, e cila kishte frikë se nuk do të jetë aty për ti parë, duke u rritur", shton ajo.
Chile Pixtun, që është nga Guatemala, thotë se teoritë për ditën e fundit të botës burojnë nga Perëndimi, dhe nuk janë aspak ide të Majave. Një periudhë kohe shumë e rëndësishme për Majat përfundon vërtetë në atë datë, dhe entuziastët kanë gjetur një seri renditjesh astronomike që koincidojnë pikërisht në vitin 2012, duke përfshirë një lloj renditje yjore, e cila ndodh një herë në çdo 25 mijë e tetëqind vite. Por shumica e arkeologëve, astronomëve dhe pasardhësve të Majave thonë, se e vetmja gjë që me shumë gjasa do të godasë Tokën do të jetë një shi meteorësh nga filozofia e Epokës së Re, astronomia popullore, thashethemesh interneti për fundin e botës dhe dokumentarësh televizivë si ai i History Channel-it, i cili përzien "parashikimet" e Nostradamusit dhe majave dhe në fund ngre pyetjen: "A është viti 2012 koha kur ora kozmike shkon drejt zeros, drejt shpresës zero?".

Baza arkeologjike

E gjithë kjo mund të tingëllojë pak a shumë si gjithë ata skenarë të ditës së fundit të botës, që kemi dëguar gjatë dekadave të fundit - Konvergjenca Harmonike e vitit 1987, Efekti Jupiter apo "Planeti X". Por këtë herë kjo teori ka disa copëza bazash arkeologjike. Një prej tyre është Monumenti Gjashtë. I gjetur në një rrënojë të padukshme në jug të Meksikos gjatë ndërtimit të një autostrade në vitet gjashtëdhjetë, pllaka e gurtë pothuajse nuk arriti të mbijetojë; vendi ku ajo ndodhej u shtrua përsipër dhe një pjesë e saj u grabit. Ajo që e bën unike është se pjesët e mbetura përmbajnë ekuivalentin e datës 2012. Shkrimi mbi gur përrshkruan diçka që supozohet se do të ndodhë në vitin 2012 e që ka të bëjë me Bolon Yokte, një perëndi misterioze e majave që është e lidhur si me luftën, ashtu edhe me krijimin. Megjithatë - hijet e Indiana Jones - erozioni dhe të çarat e gurit e bëjnë pasazhin pothuajse të palexueshëm. Arkeologu Guillermo Bernal i Universitetit Kombëtar Autonom të Meksikës i interpreton hieroglifet e fundit si: "Ai do të zbresë nga qielli". Ndoshta është drithëruese, por Bernal thotë se, ka mbishkrime të tjerë në vendet ku dikur kanë jetuar Majat për data që shkojnë shumë përtej 2012-ës, duke përfshirë një e cila përkthehet si 4772. Dhe sido që të jetë puna, Majat në gadishullin Jukatan ku ka pllakosur thatësira kanë telashe shumë më të madha se sa viti 2012. "Nëse unë do të shkoja në ndonjë komunitet që flet gjuhën maja dhe do të pyesja njerëzit se çfarë do të ndodhë në vitin 2012, ata as që do të kishin idenë", thotë Jose Huchim, një arkeolog i Majave në Jukatan. "Që bota do të marrë fund? Ata nuk do të më besonin po tua thosha. Ne kemi shqetësime realë këto kohë, si për shembull mungesa e shiut".

Horoskopi Maja

Qytetërimi i Majave, i cili e arriti kulmin e vet që nga viti 300 pas Krishtit deri në vitin 900 pas Krishtit, kishte një talent të spikatur për astronominë. Kalendari i tyre i Numërimit të Gjatë nis në vitin 3114 para Krishtit, duke e shenjuar kohën në periudha 394-vjeçare të njohura si Baktuns. Për majat, trembëdhjeta ishte një numër i rëndësishëm e i shenjtë, dhe baktuni i 13 përfundon në 21 dhjetor 2012. "Eshtë një përvjetor i veçantë i krijimit", thotë David Stuart, një specialist i epigrafisë së Majave në Universitetin e Teksasit në Austin. "Majat nuk kanë thënë asnjëherë se bota do të marrë fund, ata nuk kanë thënë asnjëherë se do të ndodhë domosdoshmërisht diçka e keqe, ata thjeshtë kanë rregjistruar këtë përvjetor të ardhshëm në Monumentin Gjashtë". Bernal thotë se, apokalipsi është një koncept "shumë perëndimor, kristian" i projektuar në kulturën e Majave, ndoshta për arsye se, legjendat dhe mitet perëndimore janë harxhuar. Dhe nëse është e gjitha mitologji, ndoshta është koha të hidhet poshtë. Por disa thonë se, majat dinin edhe një tjetër sekret: boshti i Tokës pëson lëkundje, duke e ndryshuar pakëz renditjen e yjeve për çdo vit. Një herë në çdo 25800 vite, dielli vendoset në qendër të Galaksisë sonë Rruga e Qumështit gjatë solsticit të dimrit, që është pozicioni më i ulët i diellit në horizont. Kjo do të ndodhë në 21 dhjetor 2012, atëherë kur dielli do të jetë në të njëjtën qoshe me qendrën e shndritshme të galaksisë.
Një tjetër koincidencë e frikshme… "Pyetja që unë dua tu bëj këtyre njerëzve është, e çfarë pastaj?", thotë Phil Plait, një astronom që ka hapur edhe një blog, "Bad Astronomy". Ai thotë se, reshtimi nuk ndodh saktësisht në 2012, dhe yjet e largët nuk ushtrojnë asnjë lloj force që do të mund të dëmtonte Tokën. "Të gjithë janë vënë në lëvizje të gjejnë gjithfarësoj ngjarjesh astronomike që tia përshtasin profecisë për 2012-ën", thotë Plait. Por autori John Major Jenkins thotë se, studimi i tij dy dekadësh mbi rrënojat e Majave tregon që këta ishin shumë të vetëdijshëm për reshtimin dhe i vinin atij një rëndësi shumë të madhe. "Nëse duam të respektojmë mënyrën se si Majat mendojnë për këtë gjë, atëherë duhet të themi se, Majat e shihnin vitin 2012, si fund të të gjithë cikleve, si një kohë transformimesh dhe ripërtëritjesh", thotë Jenkins. Teksa Interneti fitoi shumë popullaritet në vitet nëntëdhjetë si një përcjellës i përsosur i informacionit, e njëjta gjë ndodhi edhe me "datën e qametit".

Teori që të çojnë drejt FUNDIT!

Shkrimtari Laërence Joseph thotë se një kulm shpërthimesh diellore në sipërfaqen e diellit do të shkaktonte një dëmtim për vite të tërë të rrjetit të energjisë elektrike në Amerikën e Veriut, duke shkaktuar mangësi në ushqime, mangësi në furnizimin me ujë - praktikisht një kolaps të qytetërimit. Kulmet diellorë ndodhin një herë në njëmbëdhjetë vite, por Joseph thotë se ka prova që kulmi i vitit 2012 të jetë një "lul e vërtetë". Ndërkohë që u bën thirrje qeverive që të instalojnë mjete mbrojtëse për rrjetet e energjisë elektrike, Jozef këshillon lexuesit që të mos e përdorin "2012-ën si një justifikim për të mos jetuar në një mënyrë të shëndetshme dhe të përgjegjshme. Dua të them, mos lejoni që të shkojnë në maksimum vlerat e kartave të kreditit". Një tjetër program i transmetuar tek The History Channel: "Dekodimi i të Kaluarës: 2012 fundi i Botës", thotë se një reshtim galaktik ose trazirat magnetike mund të shkaktojnë një "zhvendosje të poleve". "E gjithë mbështjellja e Tokës do të zhvendosej brenda vetëm disa ditëve, ndoshta orëve, duke ndryshuar kështu pozicionin e poleve të veriut dhe të jugut, duke shaktuar kështu një fatkeqësi natyrore mbarëbotërore me përmasa të paprecedenta", thotë narratori i dokumentarit. "Tërmetet do të shkundnin çdo kontinent, cunamë masivë do të përmbytnin të gjithë qytetet bregdetarë. Do të ishte katastrofa e fundme planetare", shton ai. Ideja buron nga një francez i shekullit të nëntëmbëdhjetë, Charles Etienne Brasseur de Bourbourg, një prift që më vonë u bë arkeolog, dhe i cili e hodhi këtë ide, pasi lexoi tekstet e Majave dhe Aztekëve. Shkencëtarët thonë se, më e shumta që mund të ndodhë është që polet të ndryshojnë vendndodhjen me një gradë në disa miliona vite, dhe nuk ka asnjë shenjë që një gjë e tillë do të nisë në vitin 2012. Ndërkohë, që idetë e tij janë hedhur poshtë prej kohësh, Charles Etienne Brasseur de Bourbourg vërteton një gjë: Perëndimorët janë përpjekur për më shumë se një shekull që tua ngjeshin Majave skenarët e ditës së fundit të botës. Dhe ndërkohë, që janë të magjepsur prej dijeve të të lashtëve, mbrojtësit e këtyre ideve apokaliptike rrallë herë i hedhin sytë që të ekzaminojnë përvojat e kohëve të fundit me parashikime për fundin e botës. "Askush nga ata që shkruajnë kësi gjërash tani nuk e kujton se herën e fundit që ne menduam se bota do të merrte fund, kjo gjë nuk ndodhi", thotë Martin, menaxheri i faqes së internetit mbi astronominë. "Duket se shumëkush nuk e kujton që gjërat shkonin shumë mirë herën e fundit që menduam se erdhi fundi".
Autori i Lajmit: MARK STEVENSON
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

Keshtu thone por te shohim .....fundin e kalendarit Maya ..e interpretojne secili ne menyren e tij duke na dhene konkluzione te ndryshme ...por 2010 erdhi ..te shohim c'do behet .
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

Beni seks se do permbyset bota
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

rreth ksaj teme,,un sdi c´´far te them,,,por sido qe te jet,,,vlen per tu vlersuar dituria e majeve,,,qe e kan ditur 3000 vjet me par,,se toka esht magnetike,,,dhe kan mundur te llogarisnin saktesisht pa patur teleskop,,,se kur do te mbaroj kurdisja e njerit krah,,,

per mendimin tim,,,,pas dates 21 dhjetor 2012,,rrutullisja e gjith sistemit,,do filloj rrutullisjen ne krahun tjeter,,

nese djelli ne tiran lind nga krahu i malit te dajtit,,,

pas asaj date do filloj te lind ne krahun e durresit,,,,

frika ime me e madhe esht tek,,,,fakti qe nje planet do te jet fare pran nesh,,,dhe nese ai esht magnetik si toka,,,do te sjelli nje problem shum te madh,,

nese polet e magnetit jan ne te kundert,,at´her ka mundesi qe ti jap tokes nje shtytje te fort ne krahun e kundert,,,nese palaneti do te jet aq magnetik sa toka,,do ti largohen njeri tjetrit me nje shpejtesi te shum te madhe,,sa ka mundesi ta nxjerr perfundimisht nga boshti i sistemit,,,

por edhe sikur te rrin mbrenda sistemit,,,shpejtesia me te cilen toka dhe planeti ne fjal largohen nga njeri tjetri,,do te ishte ndoshat fatale per jeten ne tok,,

kurse ne rastin tjeter,,,,nese magnetet jan jo ne polin e kundert por ne polin ngjites,,dmth ne polin qe e thithin njeri tjetrin,,ka mundesi qe toka te perplaset fuqishem,,dhe gjithshka te perfundoj,

esht edhe nje mundesi tjeter,,,thuhet qe ne ate dat,,toka do te gjindet ne rrugen e qumshtit,,,pra galaksia do te jet e shikueshme nga dritaret e shtepis,,,

nese kjo do ndodhi,,,,,at´her un i besoj nje teorie te vjeter,,qe ne qiell ka disa dyer te zeza te pa dukshme,,,,qe ne rastin e nje mrekullie,,,,do te hapej ndonje per te shpetur njerzimin,,,

nje pikpyetje e madhe,,,,

sikur te kisha nje skic,,,ku te shikoja levizjen e te gjitha planeteve mbrenda sistemit ton djellor,,,,dhe nje mynyr 3dimencjonale se si do te jet pikrisht levizja e planeteve ne ate dit,,,,,do te kisha mundesin te arrija nje konkluzjon ndoshta 99% te sakt.
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

tek emisioni e djela shqiptare ishte ftuar nje shkencetare,e diplomuar ne paris,mos gaboj dhe po fliste rreth vitit 2012.sipas shkences fundi i botes sdo te jete ne 2012 por pas 2 miliard vitesh per shkak te nje stuhie diellore,ajo e shpjegoi me fakte shkencore,por sesht se mu fiksuan mire ato,nejse...pastaj fundi i njerezimit tha nuk varet nga kushtet natyrore por nga vete njerezit,pasi nuk eshte i njejte fundi i botes me ate te njerezimit,sepse mund te kete toke dhe pa njerez....gjithsesi me pak fjale mos u shqetesoni kot se ska fund bote ne 2012...:mah

ah se tha dhe kete,tani mu kujtua nqs kalendaret e fisit maja,apo te parashikuesve te tjere e kan nxjerre si date fikse 2012, ka qene sepse aty i perfundonte kalendari atyre,sdi ta them mir ne fakt,me nje fjal zodiaku i ketyre fiseve mund te shkonte deri ne vitin 2012 jo me teper,prandaj kane nxjerre dhe vitin 2012 si ate te fundit te botes
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

kete punen e ketij shkencetarit e degjova edhen ne radio dje, le njehere qe un nuk besoja edhe me par qe do jete fundi i botes, sepse jam optimist dhe jo pesimist si keta qe nxjerrin teorira te tilla hoolliwudiane
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

nuk esht se mayat ja kan futur kot fare..sepse dicka kan ditur,,dhe kte smund ta mohoj asnje shkenctar ne bot,,

ata kan ditur qe rretullimi i planeteve ne sistemin ton djellor,nje her ne 26 mije vjet,,,bashkohet ne nje pik ,,,,ashtu sic bashkohen akrepat e ores nga nje her ne 12 or ne nje linje,,,

kan ditur edhe qe toka esht magnetike,,,,

kan ditur pozicjonimin e henes,,qe peputhet me datat e kalendarit,,pra ai esht ber para 3-4 mij vjetesh,,,dhe po te shikosh sod henen,,,dhe po te marresh daten e sodit psh,,18 dhjetor 2009,,
dhe po te shikosh ne kalendarin e mayas,,do te shikosh se pozicjoni do te jet i njejt,,,

ata kan ditur shum gjera,,,,por se a do te jet fundi i njerzimit,,,apo fillimi i nje evolucjoni tjeter,,mbetet per te pritur edhe 2 vjet,,po qe do ndodhi dicka jo normale do te ndodhi ,

[youtube]FpyUE4w5XqU[/youtube]
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

Sbesoj qe eshte larg eshte rreth ketyre viteve,nese jo ne 2012 atehere biles deri ne 2017.
Kush i moderon keto nentema dhe stafi ju lutem shiqoni se ka shume tema rreth ketij viti 2012 andaj me mire bashkojini se vet jom i interesun per keto tema e qe sa her po shoh ksi tema me te njejtin tem !
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

duke lexuar keto postime pash se te thuhet se dielli do te lind nga drejtim te kundert me lindjen qe ben sot. dhe mu duk interesant .ne fene islame ne thenie te Muhamedit a.s thuhet se njeriut i pranohet pendimi deri ate dite qe dielli do te linde ne prendim dhe do te linde ne lindje,dhe tregohet se kjo ndodhi do te ndodhe vetem nje dite.po e le me kaq qe mos te dal nga tema.se do te ndodhe kijameti- shkatrrimi i kesaj bote ska dyshim aspak por se kjo do te ndodhe ne kete dite eshte vetem sypozim i njerzeve dhe aspak ska te beje me te verteten.per njohuri te me teperta kishte me qene me mire te flisnim ne ndonje teme tek temat fetare nese ka te interesuar per keto gjera
 
Ate date,dite me saktesi e me ore e din vetem i madhi Allahu,por dihet se Dita e Kiametit eshte nje dite e Premte.Besoj qe shume shpejt do te vije prandaj secili le te shohe ato qfare ben dhe te pendohet per ato gjera.
Secila nga keto data jane supozime nga shkencetare te ndryshem qe kane disa prova rreth asaj date por asnjeri smund te thote me siguri se ne kete dite e ne kete ore do te ndodh.Per nje gje jemi te sigurt: SE ESHTE SHUME AFER KJO DATE!
 
Muhameti te gjitha diturit e veta i ka perdoruru per te presjonuar njerzit edhe ne rast se kjo teori do te ishte e vertet,,ai e ka shpalosur gjith diturin e tij,,

ne kuran thuhet disa her qe,,,ata qe nuk e pranuan kuranin dhe muhametin,,

do ta ken te veshtri ta pranoj islamin,,,aq sa esht e veshtir te mash prushin ne dor,,,,ne disa raste tjera thuhet se,,,ata qe e injoruan islamin,,,allahu nuk do ti lejoj te gjejn me rrugen,,,

tani thua se muhameti ka then,,pendimi do te pranohet deri ne ate dit qe djelli do lind ne krahun tjeter,,,,

per c´far te pendohen njerzit ne ate dit??????

sepse se kan besuar muhametin??

pastaj ju qe i besoni muhametit dhe kuranit,,,nuk keni pse te friksoheni,,

pasi islami thot se 40 vjet para shkatrrimit,,,do te kthehet krishti ne tok dhe do te theri derrin,,

kshtuqe sid o qe te jet,,,nese i besoni islamit,,,nuk e kuptoj llogjiken tuaj,,,i besoni copa copa???
krishti ska ardhur akoma,,,, as xhuxhat skan ardhur akoma,,,

c´far ju shqetson,,nuk i besoni me fes????
 
ateher nuk do te jete fundi pasi 21 dhjetor 2012 i bie e djel pra ne anen e fese islame eshte e xhume(premte)le tja leme Zotit ne dore kete gje pasi ai vendos.Nuk prishet bota vete por njerezit e prishin siq shikoj se cka bejene ne ditet e sotme
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

Muhameti te gjitha diturit e veta i ka perdoruru per te presjonuar njerzit edhe ne rast se kjo teori do te ishte e vertet,,ai e ka shpalosur gjith diturin e tij,,

ne kuran thuhet disa her qe,,,ata qe nuk e pranuan kuranin dhe muhametin,,

do ta ken te veshtri ta pranoj islamin,,,aq sa esht e veshtir te mash prushin ne dor,,,,ne disa raste tjera thuhet se,,,ata qe e injoruan islamin,,,allahu nuk do ti lejoj te gjejn me rrugen,,,

tani thua se muhameti ka then,,pendimi do te pranohet deri ne ate dit qe djelli do lind ne krahun tjeter,,,,

per c´far te pendohen njerzit ne ate dit??????

sepse se kan besuar muhametin??

pastaj ju qe i besoni muhametit dhe kuranit,,,nuk keni pse te friksoheni,,

pasi islami thot se 40 vjet para shkatrrimit,,,do te kthehet krishti ne tok dhe do te theri derrin,,

kshtuqe sid o qe te jet,,,nese i besoni islamit,,,nuk e kuptoj llogjiken tuaj,,,i besoni copa copa???
krishti ska ardhur akoma,,,, as xhuxhat skan ardhur akoma,,,

c´far ju shqetson,,nuk i besoni me fes????

e di qfare i nderuar iliriam muslimante jane te thirrur qe te keshillojne aty ku keshilla ben dobi ,e ne rastin tend po shihet se kjo keshille nuk po ben dobi. prandaj nuk kemi qka te debatojme me shume.
per keto pyetjet tuaja mund te shtrohen tek tema mbi islamin dhe besoj se se kan me marr pergjegje .
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

eshte ashu sic ka postuar zizi dhe sic ka thene marku
qe fundi i botes eshte shtuar tej mase nga masmedia
baktuni i 13 përfundon në 21 dhjetor 2012....vtm kjo eshte e sakte
nuk kane predikuar nje vit me tutje me te afert dhe ky eshte si me i besueshmi
une mendoj derisa njerzia i ka bere balle shume gjerave dhe kesaj do i bjme balle
kujtoj se na pret dhe nje super komete ne kolizion me token
nga ufot skemi marr vesh sac duhet
kshu qe une per vete nuk besoj
fundi botes mund te jete te vet njerzit
sic eshte psh kriza ekonomike
dhe mund ta shkaktojne ata vet nje FUND BOTE
gjths mendimi im
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

Ehh!Do te shofim duke jetuar ca do ndodhi..
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

e di qfare i nderuar iliriam muslimante jane te thirrur qe te keshillojne aty ku keshilla ben dobi ,e ne rastin tend po shihet se kjo keshille nuk po ben dobi. prandaj nuk kemi qka te debatojme me shume.
per keto pyetjet tuaja mund te shtrohen tek tema mbi islamin dhe besoj se se kan me marr pergjegje .

po ske c´ka debaton mor i nderuar se juve sju zan njeriu 5 minuta ne nje fjal,,,

nje her thoni kshtu nje her kshtu,,,qellimi juaj dihet,,dhe un e kam te qart,,

ne c´fardolloj teorie,,,,ju mendoni te beni sa me shum njerez me frik,,

por harroni se keni then,,40 vjet peara se te prishet gjithshka do te vij krishti ne tok,,,,

ju jeni njerez koti,,,,,

edhe me nje pjes te fillim Albert ainshtain,,e kishit perdorur per propagand fetare,,,

ne fakt ai nuk flet per fet por per zotin,,,,

dhe rreklama juaj ishte,,,feja esht dituri,,,silleni ate ne shkolla,,,

ne fakt ne rreklam ishte albert ainshtaini ai qe po i jepte leksjone shkolles dhe jo feja,,,por nejse,,,ju jeni ata qe jeni dhe nuk mund te ndryshoni,,,
nuk mund as ta kuptoni,,,mua nuk me prish shum pun,,,por me vjen per te vjell kur vini dhe ne c´do tem propagandoni,,

per te kuptuar te zotet e mendjes,,ne nje koh qe jeni bosh pervete,,nuk keni ne kok asgje pervec fes.

vazhdo shoku,,se na e keni ca Koken c´do tem qe diskutohet dicka,,,vini ju me fen,,gjoja dini shum,,ju jeni ata qe dini me sa pakti,,dhe me e keqja esht se ju jeni nje kategori njerzish qe as per te mesuar,,nuk mundeni,,pasi jeni te bllokuar,,sa do qe te mesoni,,dituria juaj nuk mund ta shperthej labirentin ne te cilin keni ngelur si miu ne kurth.
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

ooo duhet mi denue ata njerz se veq e kan sa mi frigue njerzr e disa dalin vetem sa mo bae emer po hajt sikurse filmin qe e qiten 1012 por u arrestua njeri nder tepart e ati filmit
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

Ate film kam shkuar une ne kinema per ta pare,ishte me te vertete per te tmerruar,por megjithate nuk besoj do ndodhi dicka e tille
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

uen e kam bae danluden ne net edhe e kam pae por vertet ishte i frikshem
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

Shpresojme asgje te mos ndodhi nga cfare thuhet....
 
A besoni ne fundin e botes...????????????

[video]http://youtu.be/mrr25jIOweE[/video]
eshte fol kaq shume per 21 dhjetorin e 2012... te bazuar dhe ne kalendarin maja...
eshte fol kaq shume dhe per renien e nje asteroidi qe ne fakt NSA e shpjegon se asteroidi do kaloj shume afer tokes por pa e cenuar ate ...

[video]http://neo.jpl.nasa.gov/news/news171.html[/video]

A besoni ne fundin e botes ... ????
 
Pe: A besoni ne fundin e botes...????????????

Ah ishalla ndodh. :D
 
Pe: A besoni ne fundin e botes...????????????

lol... ihhihiihhihiihi sa i kenaqur qe je po te ndodh vertet
 
Pe: A besoni ne fundin e botes...????????????

Po normal, jemi bere shume te lig e shume te poshter me mire te vdesin gjith e te jetojn vetem
dy persona nje mashkull nje femer edhe njerzimi te riperterihet nga fillimi.
 
Pe: A besoni ne fundin e botes...????????????

ti thua ishadha ndodh... beson vertet se do ndodh ... ndoshta nuk te plotesohet deshira :)))))))))))
 
Titulli: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

JO!

e para,,,sepse per kalendarin e majave jan ber thjesht interpretime te ndryshme,, nder te cilat ka qen edhe ky per fundin e botes,,por sipas llogaris se majave,,i bjen qe kjo te kishte ndodhur ne vitin 2008,,sepse kta qe japin interpretimin,, harrojn se dy apo 4 vjetet e para te eres son,, nuk u numruan..

por per ty kthyer tek vet kalendari,,ai esht nje "kalendar" pershkrimi me i sakt per te do te kishte qen edhe Ore,,

sic esht ora qe varim ne në mur,,per te llogaritur 12 orshin,, ora e majave,,ishte ndertuar per te llogaritur 164 vjecarin!

duke ju referuar planetit te fundit,,qe c´do 164 vjet,,ben nje sillje te plot rreth diellit,,ashtu sic ben akrepi i ores per 12 ore nje sillje te plot rreth ores.

ndryshimi matematik,,qendron tek fakti s ora ka 12 numra,,dhe tre apo kater akrepa,,kurse sistemi planetar me gjith djellin 10.

qe do te thot duhet te shumzohet me 10 x 164 = 1640,,qe i bjen qe nje her ne 1640 vjet,,planetet te rreshtohen ne vi te drejt,,ashtu sic rreshtohen kater akrepat e ores,,kur akrepi i madh ploteson 12 sillje te plota...dhe akrepat rreshtohen te gjith posht te madhit,,ne vij te drejt,,

pra kjo sdo te thot asgje me shum,,se nje fillim i ri,,ashtu sic fillon rrotullimin ora,,edhe pasi te plotesoj 12 sillje,,ajo fillon rrotullimin sepse varet nga bateria,,,ashtu si edhe sistemi jon nga djelli,,,qe per fatin ton dhe per deshiren e tij te mir,,ai ka fuqi qe ti rrotulloj akrepat bashk me kohen edhe per nje 500 miljon vjet te tjera.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: A besoni ne fundin e botes...????????????

do te jet,,,nese akoma ska qen,,fillimi e nje klase tjeter per njerzimin!!
 
Pe: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

un kam lexuar dicka qe ne kohen e profetit muhamed a.s i eshte bere nje pyetje sa larg esht fundi botes profeti u pergj eshte aq larg sa hapsira ndermjet 2 gishtave.dmth qe seshte per tu habitur qe fundi botes eshte afer pasi ka dhe shum shenja tjera.por vec allahu xh.sh e di me saktesi se kur.
 
Titulli: Pe: 21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?

por vec allahu xh.sh e di me saktesi se kur.

a e don ti me saktesi??? sepse e di edhe un,,por ta dish me saktesi sdo te thot ta dish daten edhe oren.

un psh di qe,,,natyra pa demet qe i shkakton njeriu,,do te kishte arritur te jetonte deri diten kur shpirti i shejt do te shderrohej ne nje tjeter mrekulli,,dhe kjo dit do te kishte qen dita kur dielli jon te fikej,,qe per ne kjo do te ishte,,ashtu sic esht per lojrat dhe personazhet e tyre,,te cilat i ke te instaluara ne PC,,

natyra esht mushkeria e jetes,,,ajo ka nje fuqi te jashtzakonshme,,per ti rikuperuar gabimet qe njerzit mund te bejn,,por sa her qe kto rikuperime te ndodhin,,per njerzit kjo do te jet e kushtueshme,,,

un mendoj se njerzit duhet ta kuptojn se natyra esht mushkria e jetes,,,dhe kur ata mundohen ti marrin jeten asaj,,ne te vertet i marrin jeten "vetes" apo njerzve,
 
Back
Top