2029, kur robotët do të jenë si njerëzit, madje më mirë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
lLS3-620x413.jpg

LS3 roboti me katër këmbë i ndërtuar për të ecur në çdo lloj terreni


E ardhmja ka një datë të saktë, të paktën ajo që ka të bëjë me robotët: viti 2029. Ky do të jetë viti kur makinat dhe njerëzit do të ‘shkrihen’, kur edhe robotët do të jenë në gjendje të lexojnë dhe riprodhojnë emocionet njerëzore, në mos t’u paraprijnë atyre; të përfitojnë përvojë, të bëjnë shaka, të tregojnë histori, madje edhe të buzëqeshin.

Me fjalë të tjera viti 2029 do të shënojë avantazhin e inteligjencës artificial ndaj asaj njerëzore.


Petman-620x348.jpg

PetMan, roboti që është në gjendje të përshtatet në mjedise me agjentë kimikë pa humbur asnjë prej aftësive të tij

Ai që e predikon këtë super-teknologjizëm është Ray Kurzweil, kryeinxhinier në Google dhe i ngarkuar nga Akademia e Inxhinierisë së Shteteve të Bashkuara së bashku me ’17 mendjet’ teknologjike më në zë në qarkullim.

66 vjeçari që njihet për teoritë e tij futuriste shpreh bindjen se brenda këtij viti do të kemi një realitet ku inteligjenca dixhitale dhe ajo njerëzore do të jenë gjithnjë e më të afëra në favor të njeriut.

Miim-620x348.jpg

Roboti HRP-4C, pagëzuar me emrin Miim. I ndërtuar në bazë të shëmbëlltyrës njerëzore, mund të kryejë lëvizje thuajse reale


“Aktualisht përdorim teknologjinë për të zgjeruar horizontin dhe kapacitetin tonë fizik dhe mendor dhe unë jam i bindur që brenda 2029, me këto ritme zhvillimi, makineritë do të arrijnë nivelin e inteligjencës njerëzore edhe në fushën ekskluzive të njeriut, emocionet”, thotë Kurzweil.
g.shqip
 
Titulli: 2029, kur robotët do të jenë si njerëzit, madje më mirë



Miim-620x348.jpg

Roboti HRP-4C, pagëzuar me emrin Miim. I ndërtuar në bazë të shëmbëlltyrës njerëzore, mund të kryejë lëvizje thuajse reale
g.shqip

A bene zhurma kjo kur del njeriu me pi me shoqerin e nuk kthehet me kohe ;)
 
Back
Top