2015, ngjarjet më të rëndësishme në fotografi..

Malsi

Anëtar i Nderuar
2015, ngjarjet më të rëndësishme në fotografi

1) _87324603_a09435ed-811e-4bc5-9621-86af64732407.jpg
Fluksi i refugjatëve këtë vit arriti kulmin, me gati 1 milion njerëz të ikur nga lufta. Shumica u larguan nga Siria, ku viktimat e luftës numërohen në mbi 200 mijë vetë.


2)2_6.jpg
Ish lideri ushtarak, Muhamadu Buhari ishte kandidati i parë opozitar në Nigeri, që fitoi zgjedhjet presidenciale. Gjatë festimeve, një simpatizant u godit aksidentalisht nga një motorr.


3)3_3.jpg
Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Nepalin, në prill. Shumë nga trupat e viktimave u dogjën, sipas traditës në Pashupatinah, një tëmpull në Katmandu.


4)4_2.jpg
Vullkani Kalbuko, pati 3 shpërthime në 8 ditë. 2500 vetë u evakuuan. Kalbuko ishte pasiv prej vitesh, por në prill, llava dhe hiri fluturuan disa kilometra në lartësi.


5)5_3.jpg
Mbretëresha Elizabeta II, falenderoi dashamirësit për mesazhet e tyre “prekës”, kur ajo u bë monarkja që ka mbretëruar më gjatë. Në orëm 17:30 të datës 9 shtator, ajo kishte mbretëruar për 23226 ditë, 16 orë dhe rreth 30 minuta, duke tejkaluar kohën e stër, stërgjyshes së saj Mbretëreshës Viktoria. Foto është bërë në një tren, ku ajo kaloi ditën me takimet e rastit.
 
Titulli: Kuriozitete !

2015, ngjarjet më të rëndësishme në fotografi

6)6_2.jpg
Papa Francesku i tha ndjekësve të tij në një xhami në Republikën e Afrikës Qëndrore se “Të krishterët dhe muslimanët janë vëllezër dhe motra”. Ai po i fliste muslimanëve, që kishin gjetur strehë në kryqytetin Bangui, pas gati 3 vitesh dhunë mes të krishterëve dhe muslimanëve.


7)7_3.jpg
Një marrëveshje që synonte fundin e luftimeve në Ukrainën Lindore u arrit, pas negociatave të gjata në Bjellorusi. Liderët e Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës njoftuan se armëpushimi do të nisë në 15 shkurt. Në fund të vitit, kishte ende goditje artilerie dhe shkëmbim zjarri në disa pjesë të kufirit.


8)8_2.jpg
Njerëzit filmojnë me telefonat e tyre gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit, mes mjegullës së dendur në sheshin Tianmen, në Bejxhing. Për herë të parë, Kina vuri alarmin e kuq, për mjegullën, gjatë 3 ditëve në dhjetor.


9)9_1.jpg
Drita enjë prozhektori ka rënë mbi Hoegh Osaka, një anije kargo, që u përmbys në Janar, në Angli. Anija me peshë 51 mijë ton, u kthye në ekuilibër. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan dhe malli me vlerë 60 milion paund u shkarkua.


10)10_2.jpg
Miliona vetë në Paris u mblodhën në një marshim, pasi 17 vetë u vranë, gjatë 3 ditëve të terrorit në Francë, që nisi me sulmin me armë në redaksinë e Sharli Hebdo. Qyteti vuajti sërish, disa muaj më vonë kur 130 njerëz u vranë në sulme të tjera në locale dhe restorante, në një teatër ku zhvillohej një koncert dhe në stadiumin e Francës.
 
Titulli: Kuriozitete !

2015, ngjarjet më të rëndësishme në fotografi

11)11_2.jpg
Bordi i Sigurisë në Hollandë konfirmoi se avionic Malaysian Airlines MH17, u qëllua një vit me paë mbi Ukrainë, nga një raketë e tipit Buk, e prodhuar në Rusi. Sipas llogaritjeve, predha u lëshua rreth 325 km në Lindje të Ukrainës, por hetime të mëtejshme janë të nevojshme për të saktësuar se kush qëlloi.



12)12_2.jpg
Njerëzit në të gjithë botën vëzhguan ngjarje të rrallë yjore, një eklips hënor që quhet ndryshe “superhëna”. Hëna u bë e kuqe dhe mund të shihej në Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Afrikën Perëndimore dhe Europën Perëndimore. Hera e fundit që ndodhi ishte në 1982 dhe herën tjetër që do të kemi mundësi ta shohim, do të jetë në 2033.



13)13_2.jpg
Grekët votuan kundër kushteve që iu vunë nga kredidhënësit. Rezultati i votimit ishte 61.3% “Jo” dhe 38.7% “Po”. Syriza në pushtet bëri fushatë për JO, pasi kushtet e kredisë ishin poshtëruese.



14)14_1.jpg
Aktori Xhon Ham fitoi cmimin e parë, për rolin e tij në Mad Men. Ai donte të kapërcente shkallët, kur u pengua dh era. Tiny Fey mban në dorë çmimin Emmy.


15)15_1.jpg
Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko fitoi mandatin e tij të pestë me 83.5% të votive. Rivali i tij më i afërt kishte 4.4%. Por vëzhguesit e OSBE thanë se zgjedhjet ishin larg zotimeve për standarte dhe demokraci të qëndrueshme.
 
Titulli: 2015, ngjarjet më të rëndësishme në fotografi..

2015, ngjarjet më të rëndësishme në fotografi


16)16_0.jpg
Presidenti i FIFA-s, Sep Blater dha dorëheqjen në qershor, pak ditë pasi u rizgjodh me mandatin e tij të pestë. Organizata që “qeveris” futbollin në të gjithë botën u përfshi nga skandalet e korrupsionit, me disa të arrestuar dhe shumë akuza për ryshfet.



17)17_0.jpg
Më shumë se 440 vetë vdiqën kur anija kineze “Ylli i Lindjes” u përmbyt në lumin Jang Ce, pas një stuhie të fortë.



18)18.jpg
Zjarrfikësit punuan për të mbajtur në kontroll 21 vatra zjarri në Kaliforni. Një vatër shumë e madhe u përhap me një shpëjtësi të jashtëzaokonshme dhe dogji për afro një javë gjatë gushtit.



19)19.jpg
Muslimanët Shia u mblodhën për të dëgjuar Imamin Hysen gjatë ceremonive në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, në Irakun jugor.



20)20_0.jpg
Në qershor në një Hotel piktoresk në Alpet e Bavarisë, u zhvillua Samiti i G7. Këtu, kancelarja gjermane Angela Merkel u fotografua së bashku me Presidentin Amerikan, Barak Obama.
 
Titulli: 2015, ngjarjet më të rëndësishme në fotografi..

2015, ngjarjet më të rëndësishme në fotografi

21)21_0.jpg
Partia opozitare ne Mianmar fitoi zgjedhjet e para të lira në vend. Partia e Aung San Ky fitoi me 2/3 e votave duke përmbysur një regjim totalitar, megjithëse nuk u bë vetë president e vendit.



22)22.jpg
Prindërit e 43 studentëve meksikanë të zhdukur, kërkojnë hetim të plotë për fëmijët e tyre. Prokurorët thanë se studetntët u arrestuan nga policë të korruptuar, pas një demonstrate në Iguala, në 26 shtator të 2014. Më pas dyshohet se iu dorëzuan një bande kriminale që i ekzekutoi.



23)23.jpg
Mijëra vetë në Jerevan, në kryqytetin e Armenisë morën pjesë në një protest kundër rritjes së çmimit të energjisë.









lapsi.al
 
Back
Top