2013, rritja ekonomike bie sërish

cent

...Lontano
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Qeveria ka përgjysmuar sërish vlerësimin zyrtar për rritjen ekonomike të vitit 2013, duke e zbritur atë në nivelin më të ulët historik.

Në kuadrin e ri makro-ekonomik 2015-2017, që u miratua një ditë më parë, Ministria e Financave vlerëson se rritja ekonomike ka zbritur vitin e kaluar në nivelin minimal 0.7 për qind. Kjo është hera e tretë brenda pak muajsh kur Qeveria e majtë korrekton në ulje shifrën zyrtare të rritjes ekonomike për 2013-n.

Në shtator, kur sapo kishte ardhur në pushtet, së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ajo vlerësonte se Prodhimi Kombëtar do të rritej nga 1.7 në 1.9 për qind. Por ky parashikim u rrëzua vetëm pak muaj më vonë dhe varianti i ri zyrtar u ul në 1.3 për qind.

Sinjalet e para se edhe ky vlerësim do të binte erdhën kur Instituti i Statistikave publikoi shifrat e tremujorit të tretë, që treguan një kontraktim të fortë të ekonomisë me 2.3 për qind, në terma vjetorë. Kjo e ka detyruar Qeverinë që ta ulë sërish vlerësimin për rritjen ekonomike, tashmë në 0.7 për qind, duke qenë kështu më e ulëta jo vetëm që nga fillimi i krizës, por për gjithë periudhën e tranzicionit përveç vitit 1997.

Paralelisht me këtë vlerësim, Shqipëria shndërrohet zyrtarisht në ekonominë me rritjen më të ulët në Ballkan, kur vendet e tjera vlerësohen se kanë patur një rritje mesatare prej 1.7 për qind. Ndërkombëtarët kishin parlajmëruar që në fillim se 2013-a do ishte një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Por ngadalësimi në këto nivele, si asnjëherë më parë i tejkalon edhe skenarët më konservatorë si të Bankës Botërore ashtu dhe të Fondit Monetar, të cilët e vlerësonin rritjen ekonomike të Shqipërisë rreth nivelit 1.5 për qind.

Qeveria shpreson se 2013-a, shënon dhe fundin e rrokullisjes së Shqipërisë drejt stanjacionit të plotë ekonomik. Për këtë vit ajo pret që ekonomia të fillojë ringritjen, duke vlerësuar se Prodhimi Kombëtar do të rritet me 2.1 për qind, për t'u përshpejtuar më pas në 2015 dhe 2016 përkatësisht me 3.3 dhe 4.2 për qind.
/Top Channel
 
Titulli: 2013, rritja ekonomike bie sërish

Eshte akoma heret...prisni ku do shkojme...
 
Titulli: 2013, rritja ekonomike bie sërish

Tremujori i pare i Rames kryeminister, ekonomia shenon rrenie. Sihariqin ia jep drejtuesi qe emeroi vete ne krye te INSTAT pasi Rilindasi-kryeminister nuk kish besim tek shifrat e INSTAT me pare.

Lart e me lart Zoti kryeminister!

Lart e me lart!


hajduti
 
Titulli: 2013, rritja ekonomike bie sërish

Pse kur ka pas elment pozitiv rritje,qofte MAKRO,apo MIKRO,ekonomia Shqiptare,qe tash pas dishez,:p
Ne kurba dyshemeje ka qene gjithmon ekonomia jone.
Duke pare ne kokerr te kurrizit tavanin ,duke fluturuar rritjet e cmimeve ne tavan,te vetmet kurba qe nuk njohin dishez ahahahha..:))
Nje vend pa aktivitet te bizneseve te mesme e te medha,s"ka si te ricikloj e te gjeneroj ekonomi rritse leht,e aq me teper e ate pjat leng mishi qe kan e pijn mengjes per mengjes politikanet duke e vjedhur neper cesmat e popullit.
 
Titulli: 2013, rritja ekonomike bie sërish

Smarr vesh shume nga ekonomia por ajo qe po shof eshte me shume varferi ne vend, me shume krime si pasoje e kesaj varferie gjendje e pashprese fatkeqsisht.
 
Titulli: 2013, rritja ekonomike bie sërish

Ska rendesi cila force politike fiton.... Nese vendi yne nuk favorizon ato pak resurse qe ka sdo te ec kurre para!
Dmth... Resurset jane: krahu i lire i punes dhe pozicioni gjeografik ( turizem)!
Gjate veres turizmi,e gjate vitit te pernirsohet thithja e firmave te huaja duke ju ofruar forcen puntore te lire!

Ps: tip per ata qe duan te blejne imobilje,
Shprehje e nje pedagogu i lendes se ekonomis: investo atehere kur kaosi dhe gjaku kane pushtuar rruget!
Tingellon shume egoiste po keshtu mendojne ekonomistet :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top