20 qytetet me antike ne bote

Hera

Έτερος εγώ
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/images\/banners\/mari-shpk-rational.gif"}[/IMG2]20 qytetet me antike ne bote


[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/facebook.png"}[/IMG2][IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/twitter.png"}[/IMG2][IMG2=JSON]{"alt":"Share on Google+","data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/google+.png"}[/IMG2][IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/linkedin.png"}[/IMG2]
Një udhëtim përmes historisë në zbulimin e qyteteve më të vjetra të planetit, të banuara në vazhdimësi për shekuj me radhë. Fillon nga “më i riu” (Varanasi në Indi) për të arritur në fund tek më i vjetri: një rrugëtim nga viti 9000 para erës së Re.



Varanasi, Indi: viti 1000 para erës së Re.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-13.jpg"}[/IMG2]



Sipas legjendës, ky qytet në brigjet e Ganges, e shenjtë për hindutë dhe budistët, u themelua nga hyjnia hinduiste Shiva pesë mijë vjet më parë. Sipas dijetarëve, ka vetëm tre mijë vjet.


Kadiz, Spanjë: viti 1100 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-19.jpg"}[/IMG2]



Themeluar nga Fenikasit, u pushtua fillimisht nga Kartagjenasit dhe më pas nga Romakët. Momenti i lavdisë së qytetit erdhi në kohën e Kristofor Kolombit dhe zbulimit të Amerikës.


Tebe, Greece: viti 1400 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-08.jpg"}[/IMG2]



Ishte qyteti më i madh i Beozi-së dhe një rival i madh i Athinës. Sot qyteti është i njohur për tregun bujqësor.



Larnaka, Qipro: 1400 vjet p.e.s

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-16.jpg"}[/IMG2]



Themeluar si “Kition”, ashtu siç e quajtën Fenikasit, Larnaka është sot një destinacion turistik mjaft i preferuar për arkeologjinë dhe plazhet e shumta.



Athinë, Greqi: viti 1400 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-17.jpg"}[/IMG2]



Djepi i qytetërimit perëndimor dhe i demokracisë, trashëgimia historike dhe arkeologjike e saj (monumente dhe rrënoja greke, romake, bizantine, osmane) është e njohur në mbarë botën.



Balkh, Afganistan: viti 1500 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-04.jpg"}[/IMG2]



Ajo u përshkrua si “nëna e qyteteve” nga arabët për shkak të antikitetit dhe madhësisë. Sot qëndrojnë rrënojat e shumta arkeologjike, ndërsa pjesa moderne e Balkh-it është qendër e prodhimit të pambukut.


Kirkuk, Irak: viti 2200 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-05.jpg"}[/IMG2]



Në veri të Bagdadit, Kirkuk i themeluar në vendin e kryeqytetit të lashtë asirian të Arrafa. Rrënojat e qytezës pesëmijë vjeçare janë ende të dukshme, ndërsa qyteti modern është sot selia e industrisë së naftës Irakene.


Arbil, Irak: viti 2300 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-09.jpg"}[/IMG2]



Në veri të Kirkukut, Arbil ka parë të kalojnë me rradhë Asirianë, Persianë, Arabë dhe Osmanë. Ajo përbënte një pjesë të rëndësishme të Rrugës së Mëndafshit dhe kështjella e saj e lashtë ende dominon në horizont.


Tiro, Liban: viti 2750 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-20.jpg"}[/IMG2]



Vendlindja e legjendave Europa dhe Didoni, u pushtua nga Aleksandri i Madh, dhe pastaj u shndërrua në një provincë romake.



Jeruzalem, Izrael: viti 2800 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-03.jpg"}[/IMG2]



Qendra shpirtërore e popullit hebre dhe qyteti i shenjtë i Islamit, gjatë gjithë historisë ka qenë i rrethuar 23 herë, i sulmuar 52 herë, i pushtuar 44 herë dhe i shkatërruar dy herë.


Beirut, Liban: viti 3000 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-07.jpg"}[/IMG2]



Kryeqyteti i Libanit ka një histori pesë mijë vjeçare. Përmes gërmimeve të qytetit janë zbuluar mbetje fenikase, greke, romake, arabe dhe osmane.


Gaziantep, Turqi: viti 3650 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-15.jpg"}[/IMG2]



I pozicionuar në jug të vendit, pranë kufirit me Sirinë. Historia e tij nis me Perandorinë e Hiteut. Kalaja Ravanda, e restauruar nga bizantinët, është e vendosur në qendër të qytetit, por gjithashtu janë zbuluar edhe mozaikë romakë.


Plovdiv, Bullgari: viti 4000 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-12.jpg"}[/IMG2]



Ai është qyteti i dytë më i madh në Bullgari. Fillimisht ishte një vendbanim trak para se të bëhej një qytet i madh romak. Më pas u pushtua nga bizantinët dhe osmanët. Sot është një qendër e rëndësishme kulturore me mbetje të shumta nga antikiteti.


Sidoni, Liban: viti 4000 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-10.jpg"}[/IMG2]



Në jug të Beirutit, ishte një nga qytetet më të rëndësishme dhe ndoshta qyteti më i lashtë fenikas. U pushtua më pas nga Aleksandri i Madh.


Fayum, Egjipt: viti 4000 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-06.jpg"}[/IMG2]



Në jug të Kajros, Fayum zë një pjesë të Krokodilopolis, qytetit të lashtë egjiptian që në epokën faraonike adhuronin perëndinë e krokodilit.


Susa, Iran: viti 4200 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-14.jpg"}[/IMG2]



Susa, sot Shush, kryeqyteti i mbretërisë së lashtë të Elamit dhe më pas rezidenca perandorake e Persëve Akemenid, ishte vendi ku Eskili vendosi tragjedinë “Persët”, veprën më të lashtë teatrale që ne njohim. Susa është një nga vendet e reja, pjesë të Unesco-s duke filluar nga viti 2015.


Damask, Siri: viti 4300 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-02.jpg"}[/IMG2]



E krijuar në periudhën e qytetërimeve Mesopotamike, ishte një prej pushtimeve të Aleksandrit të Madh. Më vonë u kontrollua prej romakëve, arabëve dhe osmanëve.


Aleppo, Siri: viti 4300 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-01.jpg"}[/IMG2]



E banuar nga Hitej, asirianë, grekë dhe persë. Dhe më pas romakë, bizantinë, arabë, mongolë dhe osmanë. Një histori e stërgjatë e përzjerjes së popujve dhe kulturave, kjo e qytetit më të populluar sirian.


Biblos, Liban: viti 5000 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-18.jpg"}[/IMG2]



Themeluar nga fenikasit me emrin Gebal, më pas u quajt Biblos nga grekët, të cilët prej tyre importojnë papirusin. Sot mes vendeve turistike, përmendim: tempujt e lashtë fenikas, kalanë e Biblos, kishën e San Giovanni Battista-s, muret e vjetra mesjetare etj.



Xheriko, Palestinë: viti 9000 p.e.s.

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/acp.al\/wp-content\/uploads\/2015\/inovacion\/20-qytetet-me-antike-ne-bote-11.jpg"}[/IMG2]



Qyteti më i vjetër në botë. Janë gjetur mbetje arkeologjike që datojnë 11000 vite më parë. Xheriko sot ka një popullsi prej rreth 20.000 banorësh. Ndodhet pranë lumit Jordan në Bregun Perëndimor
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top