1O Arsyet pse Ronaldo ka kapur qiellin me dore

cent

...Lontano
2i2bjog.jpg Kristiano Ronaldo ka shkaktuar shumë zhurmë ditët e fundit. Teksa nuk fitoi dot “Topin e Artë” vitin e kaluar dhe çmimin e UEFA-s sivjet, ylli portugez e ndjen veten të tepërt dhe të pavlerësuar te Reali. “Jam i çoroditur dhe shokët e mi të klubit e dinë arsyen. Nuk e di sesa do të zgjasë. Shkaqet janë profesionale dhe nuk kanë lidhje me paratë”, – pati deklaruar Ronaldo. Por, lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, ka arsye të tjera që të jetë i qeshur dhe i lumtur në karrierën e tij. Ja 10 arsyet se përse Ronaldo duhet të gëzojë:
1- Irina Shaik. Modelja ruse është ëndrra e çdo mashkulli. Kush ka shansin të ketë një “bombë” të tillë, ka mundësinë vetëm të qeshë çdo ditë.
2- Fansat e tij. Një si Ronaldo nuk ndihet kurrë i vetëm. Jo vetëm te Reali i Madridit, por kudo. Për të çdo tifoz jep gjithçka.
3- Trup perfekt. Teksa shumë prej futbollistëve kujdesen për ta mbajtur trupin në formë, Ronaldo nuk ka nevojë. Ai ka formuar muskujt për të sfiduar si nga ana futbollistike dhe atletike çdo kundërshtar.
4- Titujt. Tri herë kampion i Anglisë, lojtari më i mirë i botës, kampion i Spanjës, lojtari më i mirë evropian i vitit, kampion bote në klube dhe kampioni Evrope në Champions… Listë pa fund e trofeve të tij.
5- E ëma. Edhe pse Ronaldo nuk është “djalë mamaje”, ai ka qenë një i tillë. Marrëdhëniet e tij me mami Dolores janë tepër të veçanta. Ai kishte baba pijanec, por arma më e fortë e tij është prindi femër.
6- Reali i Madridit. Kush ka shansin të bëjë “balet” me rroba të bardha, si futbollist ka arritur gjithçka.
Të luash me Realin është ëndrra e gjithsecilit.
7- Vendbanimi në Madrid. Jeton ku të tjerët bëjnë pushime. Në metropolin e Spanjës argëtimi dhe kënaqësia është e garantuar, por nga një herë të bën edhe me zemër, kur sheh toreadorët të gjakosur në duel me demat.
8- Kolegët te Reali. Edhe pse ai sheh si avokatë patriotët e tij, Pepen dhe Koentraon, ka krah të djathtë si Ozilin dhe Khedirën.
9- Paga. Cili lojtar fiton sa Ronaldo? Ndërsa një makinë tip “Ferrari” mund ta çojë edhe për hekur për bamirësi, pasi i zëvendësohet me një tjetër akull të re.
10- “Donzhuan”. Ronaldo ka shumë fanse. Para Irinës, bukuroshet zinin radhë për të drekuar apo kaluar një natë me yllin portugez. Sipas spekulimeve, ai është argëtuar me mbi 90 femra.
 
Back
Top