17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Ermelinda Hoxhaj

Djalë i urtë dhe kur komunikon me të kupton se është shumë fjalëpak. Pyetjeve u përgjigjet shumë shkurt, çdo fjali që thotë e mat disa herë. Kështu mund të portretizohet më pak fjalë 17- vjeçari Marius اano, nxënës i vitit të tretë në gjimnazin "Petro Nini". Por ajo që e bën të veçantë Mariusin të duket si një gjeni, është fakti se ai ka arritur të studiojë 20 gjuhë të huaja. Nëse një moshatari të tij të rrijë mbi libra do i dukej e mërzitshme, për atë është krejt e kundërta. Kohën, ai në asnjë mënyrë nuk e kalon kot, gjatë gjithë ditës ai është duke studiuar. "Librat janë miqtë e mi më të mirë. Nuk kam asnjëherë kohë të lirë, pasi gjatë gjithë kohës lexoj", - tregon Mariusi. Ai është krejt ndryshe nga moshatarët e tij; nuk ka shkuar asnjëherë në Pub, nuk e kalon kohën në bare dhe shpeshherë lexon edhe në autobus. Dëshirën për të studiuar gjuhë të huaja ai e ka pasur që i vogël. Në klasë të gjashtë atij i kishte rënë në dorë një fjalorth shqip-italisht dhe pa e ditur askush, ai kishte filluar që ta mësonte vetë italishten. Kur një ditë fare rastësisht nëna e vet e kishte parë, ai kishte treguar se po mësonte italisht sepse donte që një ditë të shkonte të studionte në Itali, pasi atje kishte dhe dajat e tij. Mariusi ka filluar të studiojë gjuhë të huaja në moshën 14-vjeçare dhe ka mundur që për dy vjet të mbrojë 20 gjuhë të huaja. Por edhe pse ai di kaq shumë gjuhë, nuk arrin dot që të bëjë një diferencë se cila prej tyre është më e bukur, pasi për të gjuhët e botës janë të bukura njëlloj. Dëshira e Mariusit është që gjatë kohës që studion në gjimnaz t'i jepet mundësia të ndjekë edhe universitetin. Por edhe pse në shumë vende të tjera të botës talentet përkrahen, në vendin tonë një gjë e tillë nuk është e mundur. Pasi prindërit e tij, për t'i plotësuar dëshirën kanë bërë disa herë kërkesë në Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që Mariusit si një talent i rrallë, t'i jepej shansi të ndiqte universitetin ende pa mbaruar gjimnazin. Por edhe pas shumë kërkesave që ata kanë bërë, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë që edhe në periudhën e komunizmit talente të tilla mbështeteshin, shembulli më konkret ishte rasti i Lisandër Saraçit, i cili edhe pse ishte në klasën e 6-të, ishte regjistruar në Fakultetin e Matematikës.
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

i lumte
po te studioje 20 gjuhe te huaja duke qene ende 17 vjec me duket disi e cuditshme
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

per 2 vjet 20 gjuhe e pamundur cfare eshte ky rrobot ??? do ket prejardhjen nga kina se ska mundesi
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

po sna tha Mariusi se kush ishin ato 20 gjuhet se ? Lol
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

Vertete e dyshoj aftesine per te zoteruar 20 gjuhe te botes, aq me teper kur artikulli flet shume pak per kete, dhe thote qe ka filluar ne moshen 14-vjecare, dmth ne tre vite te kete arritur te zoteroje 20 gjuhe te ndryshme te botes.

Nese kjo eshte e vertete, atehere veretete i lumte, shqiperia do te krenohej me nje njeri te tille briljant.
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

Bravo ne eshte e vertete...
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

media shqiptare e hedh(sh...) ujin perpjete.bravo
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

Nese eshte e vertete bravo...Pse nuk kane shkruar se çfare gjuhesh di??? 20 gjuhe jane ca si shume....
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

.. i kam shume zili keta lloj njerzish ,,me duket nje gje shume e madhe qe nje person te lexoje shume ne nje moshe 17 vjecare dhe te mesoje 20 gjuhe te huaja ,,me verte gjeni ,,per keto gjera ja vlen dhe te mburresh dhe jo sesa makina dhe sa lek ke sic e bejne shumica ,,, me ngjethet mishi dhe kur lexoj kuriozitete te ketij lloji sic ka qene dhe nje djale kinez vetem 9 vjec qe ishte gjeni ne matematike ,,vdes te degjoj per gjeni te ketij lloji
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

Jo njizet por edhe 28.Ky i 28-gjuheve ka vdekur tashme.Por e kam permundur diku nji post ketu se kush eshte ai.
Ndryshe asht pastaj ti mesosh cilesisht ato.Duhet nji kohe realtive ne kombet perkatese qe te arish te flasesh dhe mendosh lirshem ne to.Kur mendon ne nji gjuhe atehere ke arritur stadin e foljes lirshem.Pra gjuha quhet e mesuar kur ne koken tende mendimi kalon direkt ne ate gjuhe dhe jo i perkthyer prej nje gjuhe te dyte ndihmese e cila zakonisht ne fazat e para asht gjuha jote native.
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

Mahhh, une se besoj shume kete...vec ne qofte i prekur nga e njejta semundje me ate te asaj gruas qe nuk harronte dot asgje..:)

Qe te mesosh nje gjuhe te huaj, ne menyre qe te shprehesh lirshem ne muhabet me dike, duhet te pakten nje vit shkollor kurs intensiv..per nje guhe...Po per 20?

Te thuash qe e di nje gjuhe eshte shume, nuk duhet te njohesh vetem fjalorin, por edhe gramatiken, edhe shprehjet ,qe cdo gjuhe i ka tipike dhe nuk mund te perkthehen por vetem te pershtaten..duhet te mesosh ta shkruash...etj..:)

Prandaj per mua te thuash qe ke mesuar 20 gjuhe per 2 vjet eshte shume fantazi..:D

Gjths me behet qejfi qe ka njerez si ai qe i duan librat dhe dijen, dhe patshim sa me shume te tille ne Shqiperi!;)
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

Mahhh, une se besoj shume kete...vec ne qofte i prekur nga e njejta semundje me ate te asaj gruas qe nuk harronte dot asgje..:)

Qe te mesosh nje gjuhe te huaj, ne menyre qe te shprehesh lirshem ne muhabet me dike, duhet te pakten nje vit shkollor kurs intensiv..per nje guhe...Po per 20?

Te thuash qe e di nje gjuhe eshte shume, nuk duhet te njohesh vetem fjalorin, por edhe gramatiken, edhe shprehjet ,qe cdo gjuhe i ka tipike dhe nuk mund te perkthehen por vetem te pershtaten..duhet te mesosh ta shkruash...etj..:)

Prandaj per mua te thuash qe ke mesuar 20 gjuhe per 2 vjet eshte shume

Gjths me behet qejfi qe ka njerez si ai qe i duan librat dhe dijen, dhe patshim sa me shume te tille ne Shqiperi!;)

Jam komplet dakord me kte mendim ,si do qofte mirardhshin talete te tille ne trojet tona ...
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

20 gjuhe me duken shume dhe ne gjimnaz,po gjithsesi,bravo.............
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

20 gjuhe me duken shume,por,gjithsesi,bravo.............
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

cun Bukurosh ,shok ka librin ,te dashure librin
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

E pa besushme po sot e pash ne tv edhe qe megjithmen cun flori e falt zoti jarebi ishalla po merr noi cmim per record gines.
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

Pak e egzagjeruar me duket , spese kur fillon me mesuar nje gjuh , sigurisht qe duhet dhe praktika pas teoris se ndryshe ska kuptim ti kesh mesuar pa folur me asnje e me duket mjaft e habitshme te ket mundesine te komunikoj me kaq shum njerez multilingue ne shqiperi pernjeheresh e mbi te gjitha kur ky qenka tip qe sdel fare ose me mir shum pak socevole , gjithesesi me behet qefi per te nese esht e vertet qe ka kaq shum vullnet te mesoj e i uroj suksese ne jete ..:)
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

I lumte.Edhe une qe mendoja qe te dija 3 gjuhe ishte shume.
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

I lumte.Edhe une qe mendoja qe te dija 3 gjuhe ishte shume.

Epo ja qe qenkan pak
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

Epo ja qe qenkan pak

Ca ti bejm e rendesishmja eshte qe akoma di shqip se per te tjerat.......
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

Nuk eshte rastesi qe shqiptaret mesojne aq lehte gjuhet e tjera, pasi gjuha e tyre eshte vete nena. Gjithsesi, i uroj suksese ketij talenti me shpresen qe shteti te ndaloje se qeni medioker dhe armik i vlerave te tij.

Njerez te tille duhen subvencionuar dhe duhen perkrahur pasi nje dite mund te krenohet nje komb i tere qofte me nje emer.

Me behet qejfi kur lexoj qe ka ende njerez te dashuruar me librat !
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

cun Bukurosh ,shok ka librin ,te dashure librin

Sa mire do ishte te ishin te gjithe trapat si ky djali:)

Me pak injorante ne bote, me shume dashuri dhe paqe, me shume jete:)
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

E veshtir me duket qe dikush te pervetesoj 20 gjuhe per dy vjet!
Mund ti njohi pak, por ti flasi rrjedhshem duke mesuar vec teorin e lexuar ne libra me duket akoma e me e veshtir!

Pastaj sinqerisht, per sa i zgjuar te jete ky djali, nese eshte gjeni, ska perse ta kaloj gjithe jeten e tij te re mbi libra!! Shoqeria luan nje role fondamentale ne formimin e karakterit, e te jetuarit si ne bunker i izoluar nga bota gjithe diten e naten mbi libra me siguri nuk te ndihmon te dish te perballosh jeten, per sa i zgjuar te jesh a gjuhe te huaja te dish!!
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

nese ky per 2 vjet ka mesuar 20 gjuhe per 2 vjet te tjera na mbaroka dhe universitetin se paska hrd disk ne tru me duket mua ne moshen 18 vjecare mund te hedhi kanditature per president se do e fitoka me siguri nuk eksuiston nje person te mesoje 20 gjuhe ne 2 vjet se do kishte thyer rekordin guines tashi dhe do ishte degjuar ky lajm do kete pare enderr ne darke ai i gazetes dhe e ka nxjerre si lajm ne mengjes :)
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

I lumshin 20 gjuhet qe ka studjuar kur nuk del jasht te defrehet me miqsin te ket dialoge etjer, bon shum gabim ky qe nuk del jasht te shofi jeten nejse. i lumt per gjuhet qe din :) !
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

Qeka i papar ky tipi, ishalla esht e vertet kjo qe thuhet, po si shum e cuditsheme me duket.!!!
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

Une mendoj se, fakti qe midis nesh ne forum kemi persona me aftesi mendore te kufizuara (dhe te shprehura publikisht) nuk do te thote qe nuk ekzistojne specje te vecanta, qe kane te gjithe horizontin qe i mungon njerezve te limituar!
 
Titulli: 17-vjeçari Marius اano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja!!

Kur ti bon ky 50 vjeqe 100 gjuh do ti mesoj ose do te qmendet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top