Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

17 fëmijë shqiptarë jetimë në duart e ISIS-it, kërkohet task forcë kundër trafikimit

isis-mban-17-f-euml-mij-euml-shqiptar-euml_hd.jpg
Raportimet se 17 fëmijë jetimë nga Shqipëria kanë përfunduar në duart e Shtetit Islamik ka bërë që shoqëria civile dhe shoqatat që i mbrojnë të japin alarmin për rreziqet dhe situatën në të cilën ndodhet kjo kategori.

“Në ditët e fundit raportohet se 382 jetimë nga Shqipëria u trafikuan dhe po shfrytëzohen në rrugët e Londrës, ndërsa 17 fëmijë të tjerë përfunduan në duart e ISIS që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe trafikantët në Ballkan”.

Ndaj Ilir اumani i shoqatës së jetimëve kërkoi ngritjen e një task force mes institucioneve të sigurisë për të parandaluar trafikimin dhe abuzimin me fëmijët.

اumani: Të ngrihet një taskforcë e përhershme e përbërë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë si dhe Prokurorinë e Përgjithshme për parandalimin e fenomenit të abuzimit dhe trafikimit të fëmijëve.

Ish-presidenti, Alfred Moisiu, i vlerësoi të pamjaftueshme institucionet që kujdesen për këtë kategori ndaj edhe kërkoi që shteti të ngritet në nivelin e përgjegjësisë që ka.

Moisiu: Janë të pamjaftueshme për vetë arsyen se këta njerëz kanë nevojë për ngrohtësi, kanë nevojë për edukim.

Ndërsa Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku, përdori shifrat për të treguar nevojën dhe rezultatet e mbështetjes se qeverisë.

Marku: Në kundërshtim të plotë me 8 vite abandonimit të proçesit të pajtimit, një bashkëpunim të shkëlqyer me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Ministrinë e Brendshme dhe qeverinë. Nga 900 fëmijë të ngujuar që ishin në 2013, numri të zbresë në 590 në vitin 2014 dhe sot është në 68.

Në tryezën “Të gjithë frontalisht kundër abuzimit me fëmijët jetimë” morën pjesë personalitete të njohura në fushën e politikës, medias, OJF, aktorët institucionalë politikbërës e ligjzbatues.


© ZHURNAL.mk
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back