16 arsyet përse duhet të vizitoni Barcelonën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
urizëm – Që nga parajsa e plazheve, festat e pafundme, birrat e ftohta, klima mesdhetare e deri te futbolli, gatimi dhe arkitektura, Barcelona ka shumë aspekte interesante që nuk duhen humbur

1-Klima mesdhetare

Barcelona-1.jpg


Barcelona-2.jpg


Barcelona-3.jpg


E mirë për çdo gjë, ka qiell të pastër, dimër të shkurtër dhe të butë, verë të nxehtë, por të durueshme. Ai që sipas vendasve është ‘i ftohti’ në janar dhe shkurt, është në fakt një diell shndritës dhe temperatura mbi zeron. I nxehti më i madh është në gusht, por nuk ka gjë më të mirë sesa ta mundësh me një birrë të ftohtë në Mesdhe.

Rrugët e këmbësorëve
Shumica e Barcelonës është projektuar për kënaqësinë e këmbësorëve. Trotuare të gjera dhe rrugë me pemë, atmosfera ideale për shëtitje dhe për të vrojtuar vitrinat e dyqaneve.

Disa nga lagjet ngjajnë me fshatrat
Lagje si Gracia, Les Corts dhe La Barceloneta kanë qenë fshatra disa breza më parë, kjo do të thotë se i kanë ruajtur disa tradita dhe festa.

Festat me ëmbëlsira
اdo 3 mars, lagjja Gracia feston një nga ditët e saj të shënuara. Banorët parakalojnë përreth gjithë mëngjesin mbi autobusë dhe kuaj, duke i hedhur turmave ëmbëlsira.

Pingpongu është një shërbim publik

E gjithë Barcelona është e mbushur me tavolina pingpongu, ndaj nuk është e vështirë të gjeni një vend për të luajtur kudo që jeni. Disa prej më të mirave kanë drita të fuqishme që të mund të luhet edhe natën.

Birra
Pavarësisht se është teknikisht e paligjshme do të gjeni shitës ambulant të birrave për 1 euro. Të quajtur djemtë e “CervezaBeer” ata janë një institucion i dashur i Barcelonës.

Gjurmët e Gaudit janë kudo
Arkitekti i njohur, Antoni Gaudi, është një frymëzim për të gjithë vendin e tij. Fryma e ndikimit të tij ndihet pasi i jep Barcelonës një ndjesi irreale.

Festat verore
Në fund të verës, festat nënkuptojnë parti falas gjithë natën. اdo verë, lagjet e Barcelonës festojnë datat e tyre të shënuara në festa që zgjasin me javë dhe që ofrojnë pije dhe argëtim falas për këdo.

Nuk jeni kurrë larg nga një shesh

Barcelona është plot sheshe të mëdha ose të vogla, por secili i veçantë në natyrën e tij. Njerëzit e kalojnë kohën duke qëndruar jashtë dhe duke biseduar me njëri-tjetrin.

Mund të shihet gjithnjë Tibidabo

Nëse shihni natën nga çdo pikë e qytetit, mund të dalloni atë që ngjan si një kështjellë, por që në fakt është kisha Tibidabo majë mali. Emri përkthehet ‘unë do të jap ty’ dhe i referohet një skene biblike ku djalli çon Jezusin në malin më të lartë dhe i ofron atij të gjitha mbretëritë e tokës.

Parajsë për biçikletat

Me klimë të mrekullueshme dhe shtrirje kompakte, Barcelona është qyteti perfekt për çiklistët. Në dekadën e fundit, planifikuesit urbanë kanë zgjeruar ndjeshëm rrjetin e korsive të biçikletave dhe kanë shtuar vendet e qëndrimit të tyre.

Transporti i mirë publik
Nuk jeni në qejf për ecje ose biçikletë? Barcelona ofron të gjitha mundësitë për të lëvizur përreth. Zgjidhni midis trenave, autobusëve dhe varietetit të makinave dhe taksive. Në Barcelonë mund të gjeni çdo lloj transporti dhe shpenzimi është minimal.

Ka alternativën më të ëmbël të Shën Valentinit

Më 23 prill, katalanasit festojnë ditën e Shën Xhorxhit. Në këtë ditë burrat u dhurojnë të dashurave të tyre një trëndafil dhe femrat i dhurojnë atyre një libër, një lloj Shën Valentini i ëmbël vendas.

Pushimi i drekës në plazh
Direkt pas qendrës së qytetit ka plazhe të pastra dhe tërheqëse. Gjatë muajve të dimrit janë të zbrazura dhe të qeta. Gjatë verës këto plazhe janë të mbushura nga baret sezonale dhe popullohen nga turistë dhe vendas të të gjitha moshave.

Katalanasit dinë të gatuajnë
Barcelona është parajsa e atyre që duan ushqimin. Me produkte dhe tradita të ndryshme, stomaku juaj do të bjerë në dashuri me Barcelonën dhe kuzhinierët e saj. El Bulli është një restorant që ka marrë pesë herë titullin e restorantit më të mirë në botë në dekadën e fundit.

Skuadra e futbollit gëzon tifozët
Barcelona e merr futbollin shumë seriozisht dhe i gjithë qyteti identifikohet me Barçën, skuadrën e zemrës. Të qenët një tifoz i Barçës është një gëzim më vete, prej fitoreve të shumta dhe lojës interesante që ekipi bën.

g.shqip
 
Back
Top