?

Doja t'ju pyesja nëse kishit dashuruar ndonjëherë. E di që do të qeshnit me pyetjen time, apo do të më merrnit për naive, apo ndoshta nuk do t'i jepnit rëndësi dhe pyetja do të qëndronte e thatë diku, duke pritur një përgjigje, çfarëdo përgjigje, duke mos patur pretendime të tjera. Ndaj u pendova, para se pyetja të kalonte doganën e buzëve. E ktheva mbrapsht.
Sigurisht çdonjëri prej nesh ka dashuruar. Jemi mësuar me shoqërimin e dashurisë që në ardhjen në këtë botë. Kemi ndjerë dashurinë e puthjes së parë, të nënës, shtrëngimin pas gjoksit të saj, pastaj të familjarëve të tjerë, të miqve që na kanë shoqëruar në jetë, në pjesë të ndryshme të rrugës dhe kemi ndjerë edhe atë dashurinë që të bën "egosite" dhe e don vetëm për vete. ثshtë ajo dashuri, që të jep më shumë dhimbje, ndonjëherë nuk mund ta ndash me të tjerët. Ajo rrin fshehur në shpirtin tënd duke u lëkundur si një varkë në lumin e rrëmbyer të lotit. Apo, ajo dashuri, që i bën sytë e tu të ndrisin e të tërheqin vëmëndjen e kalimtarëve në rrugë, dhe të shtojnë pëshpëritjet e tyre, se diçka ka ndodhur me ty. Thonë dashuria bën mrekullira. Unë e besoj këtë. Një zemër e dashuruar ka pikturuar në qënien e saj qiellin e kaltër, diellin e ngrohtë, netët me hënën romantike, shushurimën e lehtë të dallgëve në breg, flladin e lehtë që ia mbështjell krahët dhe atë zërin e ëmbël pranë veshit, që i thotë diçka, diçka që i takon vetëm asaj. Dashuria është jeta ajo të bën të fluturosh. Do të shtoja; mos e vrisni dashurinë lëreni atë në fluturime! b.b
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top