
Një 14 vjeçare që vdiq nga kanceri, është bërë fëmija i parë britanik që është ngrirë në temperaturë minus 196 gradë Celsius, pasi një gjykatë është pajtuar me dëshirën e saj që një ditë ajo të mund të “shërohet dhe zgjohet”.
Adoleshentja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, vdiq në tetor dhe tani trupi i saj po ruhet në një institut, raportojnë mediat britanike.
Ajo ishte në qendër të vëmendjes për betejën gjyqësore mes prindërve të saj të shkurorëzuar. Nëna ishte pajtuar me dëshirën e vajzës që të ngrihet, por babai refuzoi dëshirën për shkak të shpenzimeve që arrinin deri në 37 mijë funte dhe procesit brutal për ruajtjen e trupit të saj, transmeton Koha.net.
14-vjeçarja ia mbushi mendjen gjykatës me një letër të shkruar, në të cilën ajo donte të kishte mundësinë që një ditë të mund të jetonte. “Jam vetëm 14-vjeçare dhe nuk dua të vdes, por e di se do të vdes. Dua të jetoj gjatë dhe mendoj se në të ardhmen ata mund të gjejnë ilaçin për kancerin tim dhe të zgjohem. Dua të kem këtë rast. ثshtë dëshira ime e fundit. Nuk dua që të varrosem”, thuhej në letrën e saj drejtuar gjykatës.
Ajo kërkoi nga Gjykata e Lartë që vetëm nëna e saj të ketë të drejtën që të vendosë për trupin. Dritare net