14 vjeçarja e vdekur fiton të drejtën për t’u ringjallur

AnGeLiC

VIP
V.I.P
112-678x381.jpg

Një 14 vjeçare që vdiq nga kanceri, është bërë fëmija i parë britanik që është ngrirë në temperaturë minus 196 gradë Celsius, pasi një gjykatë është pajtuar me dëshirën e saj që një ditë ajo të mund të “shërohet dhe zgjohet”.

Adoleshentja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, vdiq në tetor dhe tani trupi i saj po ruhet në një institut, raportojnë mediat britanike.

Ajo ishte në qendër të vëmendjes për betejën gjyqësore mes prindërve të saj të shkurorëzuar. Nëna ishte pajtuar me dëshirën e vajzës që të ngrihet, por babai refuzoi dëshirën për shkak të shpenzimeve që arrinin deri në 37 mijë funte dhe procesit brutal për ruajtjen e trupit të saj, transmeton Koha.net.

14-vjeçarja ia mbushi mendjen gjykatës me një letër të shkruar, në të cilën ajo donte të kishte mundësinë që një ditë të mund të jetonte. “Jam vetëm 14-vjeçare dhe nuk dua të vdes, por e di se do të vdes. Dua të jetoj gjatë dhe mendoj se në të ardhmen ata mund të gjejnë ilaçin për kancerin tim dhe të zgjohem. Dua të kem këtë rast. ثshtë dëshira ime e fundit. Nuk dua që të varrosem”, thuhej në letrën e saj drejtuar gjykatës.

Ajo kërkoi nga Gjykata e Lartë që vetëm nëna e saj të ketë të drejtën që të vendosë për trupin. Dritare net
 
Titulli: 14 vjeçarja e vdekur fiton të drejtën për t’u ringjallur

Jetojme ne nje kohe te cuditshme, si rrjedhoje nuk duhet te habitemi po nga histori te cuditshme.

Por, nuk do te arrija te mendoja qe nje trupe gjykuese, te merrte nje vendim te tille.

Darius
 
Titulli: 14 vjeçarja e vdekur fiton të drejtën për t’u ringjallur

Shpresoj që një ditë të gjindet ilaç për këtë sëmundje,
mirëpo nuk do të kisha dashur ta bëja një veprim të tillë,
nga se jeta e njeriut varet nga "kujtimet", respektivisht
jeton paralel me to, dhe çdo ndryshim i papërjetuar
e lëndon njeriun emocianisht. Më kujtohet, kur pas shumë
vitesh shkova në vendlindje i gëzuar, por përjetova
dëshpërimin e madh të papritur, nga se shumëçka nuk ishte
më si përpara, një pjesë e madhe nga unë ishte ndarë.

Nejse, kjo më kujtoi një sci-film që pata parë rre 30 vite më
parë, mbi një djalosh të ri, të cilin e zgjuan pas ngrirjes,
dhe më asgjë nuk ishte njësoj. Mbi të gjitha problemi ishte
me ndjenjat e tij si emocianale si dhe ndjenjat fizike. Nuk ishte më
personi që kishte qenë.
Tani, nuk më kujtohet as titulli dhe as se si e gjitha përfundoi,
por shpresoj prap ta gjej.
 
Titulli: 14 vjeçarja e vdekur fiton të drejtën për t’u ringjallur

Kush e mban mend lojen ngriva shkriva?
 
Titulli: 14 vjeçarja e vdekur fiton të drejtën për t’u ringjallur

Uroj te zgjohet atehere kur njerezimi te jete k shfarosur
dhe ajo te jete e vetmja qenie ne toke. Ku e vetmja menyre riprodhimi do jete nje krimb. Atehere do doje te vdese.
Por ajo ka fotuar pavdekshmerine e svdes dot.
 
Back
Top