Jetmira
V.I.P
Njerëzit e lindur nën shenjën e Gaforres konsiderohen të errët dhe tepër emocionale, por në realitet nuk është kështu.
Ju njohim me sekretet e kësaj shenje zodiakale.
Kanë intuitë të shkëlqyer dhe aftësi për t’i parë të tjerët përtej aparencës. Arrijnë të vërejnë gjëra të vogla që të tjerët nuk u kushtojnë vëmendje. Gaforret kanë një talent të natyrshëm për të kuptuar njerëzit dhe e ndiejn menjëherë një sjellje të çuditshme. Duhet t’u besojmë më shumë instiknteve të tyre.
Janë të dashur pasionantë
Në marrëdhëniet e dashurisë, gaforret nuk kënaqen kurrë me gjërat e vogla. Dashuria me gaforren të bën të ndihesh i gjallë.
ثshtë e lehtë të thyesh zemrën e tyre
Gaforret janë shumë të ndjeshme dhe është shumë e vështirë për to të superojnë krizat në dashuri. Shpesh kanë nevojë për shumë kohë që të marrin veten nga marrëdhëniet e pasuksesshme për të rivendosur ekuilibrin.
Gaforret janë shumë bujare
Gaforret bëjnë pjesë tek njerëzit më bujarë në botë. Shpesh japin gjithçka kanë për të dashurit e tyr dhe nuk e bëjnë këtë sepse janë të detyruar, por sepse dëshirojnë të shohin buzëqeshje në fytyrat e tyre.
Janë misteriozë dhe të padepërtueshëm
Kjo shenjë ka një prirje ndaj misterit, ndonjëherë duket shumë misterioze. Nuk janë njerëz që i zbulojnë menjëherë sekretet e tyre, nuk u pëlqen të informojnë të tjerët për mendimet dhe emocionet e tyre, ndryshe nga shenjat e tjera. Nga njëra anë, kjo i bën të padepërtueshëm për njerëzit që nuk janë pjesëe familjes së tyre, por nga ana tjetër i lejon të tërheqin drejt vetes njerëz të rinj.
E adhurojnë butësinë
Këta njerëz dëshirojnë të ndihen të dashur dhe të dobishëm dhe ana e tyre sensuale ka vërtet nevojë për ngrohtësi.
Kanë ndryshime të papritura të humorit
Ndonjëherë gjendja shpirtërore e kësaj shenje ndryshon si era. Kur janë mirë, bëhen të mirë, kur janë të zhgënjyer, bëhen vërtet të këqij. Përpiqen t’i frenojnë emocionet e tyre deri në fund, por ndonjherë, janë të mbingarkuar nga ndjenjat.
Nuk e lënë kurrë një mik në vështirësi
Gaforret i zgjedhin mirë miqtë e tyre dhe janë gjithmonë dhe janë gjithmonë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të ndihmuar një mikë të afërt. Personat e kësaj shenje janë në gjendje të dëgjojnë dhe janë gati të heqin dorë nga gjithçka për të dhënë mbështetje morale.
Gaforret mund të bien në sentimentalizëm dhe nostalgji
Ndonjëherë ndihen të zhytur thellë në kujtimet e së shkuarës sa harrojnë të tashmen. ثshtë e vështirë për këta njerëz të lënë diçka prapa.
Gaforret kërkojnë një marrëdhënie të thellë e kuptimplotë
Zakonisht njerëzit e kësaj shenje nuk janë të interesuar ndaj marrëdhënieve afatshkurtra, ju pëlqejnë marrëdhëniet e thella që zgjasin në kohë. Kanë nevojë për shumë kohë të gjejnë personin e duhur, por kur e gjejnë do ia ketë vlejtur.
Kur gaforret nuk janë të lumtura, nuk komunikojnë
Nëse diçka i shqetëson, mund të ndërtojnë një mur mes vetes dhe të tjerëve dhe të fshihen pas tij. Të tjerët nuk duhet ta shohin këtë si fyerje personale, por si një nevojë për të kaluar kohë vetëm.
Kanë nevojë për kohë për të zbuluar veten
Gaforret janë të ndrojtura, sidomos me njerëzit që nuk njohin. Por kur e meritojnë besimin dhe miqësinë e tyre, do të shohin se nuk janë të heshtur. Thjesht mos u nxitoni, kanë nevojë për kohë.
Gaforret janë të hapur ndaj aventurave të reja
Janë ëndërrimtarë, imagjinata e tyre nuk njeh kufij. Janë të hapur ndaj gjithçkaje të re dhe preferojnë të mendojnë me mendjen e tyre dhe të mos influencohen nga të tjerët
Janë hakmarrës
Gaforrja përpiqet t’i trajtojë njerëzit ashtu si trajton veten, por kur dikush tradhëton besimin e saj ose kryen ndonjë veprim të pafalshëm, një gaforre nuk harron për një kohë të gjatë. Më mirë të mos i prishësh marrëdhëniet me një gaforre.!