14 elementët më të rëndësishëm në organizmin e njeriut

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
14 elementët më të rëndësishëm në organizmin e njeriut
Roli i tyre në trup dhe ku gjenden këta elementë. Këshillat që duhen ndjekur për të ruajtur efektet e tyre

Ushqimi i bimëve përfshin elementë kimikë nga përbërja e të cilëve lindin molekula të lëndëve të ndryshme. Nga këta elementë, më të rëndësishmit për organizmin e njeriut janë:
kaliumi, nitrogjeni (azoti), fosfori, kalciumi, magneziumi, hekuri dhe sulfuri, nga të cilët ekzistenca e tre elementëve kalium, nitrogjen dhe fosfor janë mëse të domosdoshme. Në tokë gjenden elemente të tjerë që kanë rëndësi jetike për trupin e bimës. Nga këta elementë, më të rëndësishmit janë: jodi, natriumi, nikeli, bakri, magneziumi dhe siliciumi. Sasia e tyre në tokë gjithmonë është e mjaftueshme, sepse bimët thithin vetëm një pjesë shumë të vogël të tyre. Për t’u habitur është fakti se të gjithë këta elementë në masa të përcaktuara (mikro-mili dhe gramë) ndodhen në trup dhe çrregullimi i sasisë së secilit prej tyre do të sillte moskoordinim midis pjesëve të trupit të njeriut, të cilat mund edhe të dëmtoheshin. Gjithashtu, vlen për t’u theksuar se përveç elementëve të lartpërmendur ka edhe elementë të tjerë të ndryshëm, që ndodhen edhe në tokë por edhe në trup. Më poshtë po përmendim elementët më të rëndësishëm.
Kaliumi (K)
ثshtë elementi më i bollshëm në qelizë. Trupi përmban rreth 250 miligramë kalium. Qeliza luan një rol të rëndësishëm në reagimet energjike, sintezën e proteinave, si dhe në ruajtjen e ekuilibrit të acideve në trup. Megjithëse është e nevojshme ekzistenca e kaliumit në regjimin ushqimor, informacioni lidhur me nevojën e sasisë minimale të tij është i paktë. Por studimet shkencore tregojnë se ushqimet bimore janë të pasura me këtë element.
Natriumi (Na)
ثshtë elementi më i bollshëm në likuidin (lëngun) e jashtëm të qelizave. Si një elektrolit në likuidet jashtë qelizës, natriumi ndihmon në ruajtjen e presionit osmotik jashtë membranës së qelizës dhe ka një ndikim të njëjtë si kaliumi brenda qelizës për ruajtjen natyrale të balancës së ujit. Nevoja ditore për të është llogaritur nga 3 në 7 gr.
Hekuri (Fe)
ثshtë metali (element) më i bollshëm i trupit dhe përbën rreth 0.004 për qind të peshës trupore. Në mënyrë të natyrshme, sasia e tij varion nga 3 në 5 gr. Por edhe kjo është e ndryshueshme, sepse varet nga mosha, gjinia, madhësia, shëndeti dhe sasia e rezervuar e tij në trup. Në të vërtetë, hekuri është një lëndë me ngjyrë gjaku që transporton oksigjen të mjaftueshëm për frymëmarrje dhe gaz karbonik (dioksid karboni) nga qelizat në mushkëri. اdo ditë, trupi ynë me anë të ushqimit përfiton 10 deri 30 miligramë hekur.
Azoti (N)
Organizmi ynë përmban sasi të mëdha azoti, i cili luan një rol kryesor në strukturën e proteinave.
Fosfori (P)
Luan një rol kryesor në organizmin e njeriut, kryesisht në procesin e marrjes apo të çlirimit të energjive të organizmit.
Kalciumi (Ca)
ثshtë një element mineral që përbën 1.5 deri në 2 për qind të peshës së trupit te personat e rritur. Nga kjo sasi, 99 për qind e kalciumit gjendet në kocka dhe te dhëmbët.
Magneziumi (Mg)
Në momentet e lindjes, në trupin e njeriut ndodhet 0.5 gr, ndërsa në moshë të rritur në trup ai ka një sasi 21–28 gr, ku 50-60 për qind ndodhet në kocka dhe roli kryesor i tij është në qelizat nervore për të lehtësuar funksionimin e tyre.
Sulfuri (S)
Përbën 0.25 për qind të peshës trupore të njeriut dhe ndodhet në çdo qelizë të trupit të njeriut. Më tepër ndodhet në flokë, lëkurë dhe thonj. Sulfuri vepron si një element antihelmues, duke u përzier me përbërësit helmues dhe i shndërron ata në të padëmshëm apo i eliminon plotësisht.
Jodi (I)
Në organizëm ndodhet rreth 15–23 miligramë jod ose jodi përbën 0.00004 për qind të peshës trupore të njeriut. Ai ndodhet në të gjitha qelizat e trupit, por 70–80 për qind e sasisë së jodit ndodhet në gjëndrat e tiroideve. Kjo lëndë është pjesërisht në formën e hormoneve të trioksinës që sintetizohet nga gjëndra e tiroideve dhe luan një rol të rëndësishëm në forcimin dhe metabolizmin e trupit.
Magnezi (Mn)
ثshtë shumë i nevojshëm për skeletin dhe gjymtyrët. Ai gjendet në sasinë e më tepër se 10 miligramëve në trupin e njeriut dhe kryesisht ndodhet në kocka, mëlçi dhe veshka.
Bakri (Cu)
Njihet si pjesa më e rëndësishme e shumë enzimave. Luan një rol mjaft të rëndësishëm në pengimin e pakësimit të sasisë së gjakut në trup. Fëmijët kanë nevojë jetike për këtë përbërës, i cili ndodhet në sasi të konsiderueshme te produkti i qumështit.
Nikeli (Ni)
Gjendet në kokrrat e grurit, orizit, fasules, thjerrëzës etj. dhe luan një rol kryesor në rritjen natyrale, shumimin si dhe strukturën e veprimtarisë së qelizave.
Uji
Uji është elementi më i rëndësishëm që ndodhet në tokë, i cili luan një rol kryesor në transportimin e elementeve bazë në qelizat e bimëve. Përbën 60 për qind të peshës trupore. Uji cilësohet ndryshe si elementi jetik i gjallesave. Ai është përbërësi kryesor i urinës dhe plazmës së gjakut.
Gazrat
Dioksidi i karbonit dhe oksigjeni ndodhen në sasi të ndryshme në tokë. Këto dy lloj gazrash (në sasi të përcaktuara) gjenden në gjak dhe qeliza, duke luajtur një rol kryesor në procesin e frymëmarrjes që është po ai proces i shkëmbimit të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit ndërmjet atmosferës dhe qelizave të trupit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top