13 pyetje për celulitin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
13 pyetje për celulitin

Rregulla, dieta, aktiviteti fizik, trajtime estetike. اfarë duhet të dini? Përgjigjet për dyshimet më të zakonshme dhe këshillat për ta luftuar atë.Të dish gjithçka për celulitin do të thotë të kesh më shumë armë për ta luftuar, ose të paktën për të ndalur keqësimin e tij. Le të shohim, nëpërmjet pyetjeve më të zakonshme identitetin e këtij ndryshimi që e privon

1 - A është celuliti shqetësim i vërtetë?
Mjekët e konsiderojnë një shqetësim të vërtetë që përfshin shtresat e lëkurës si dhe qarkullimin e lëngjeve. Në të vërtetë, është pasoja më e dukshme e një shtimi vëllimi anormal të qelizave që përbëjnë indet depozituese, në prani të të cilave gjaku e limfa nuk qarkullojnë mirë, duke i lënë vend e hapësirë grumbullimeve. Efekti "lëkurë portokalli" fryrjet, humbja e kompaktësisë së lëkurës që karakterizon shfaqjen e celulitit janë me një fjalë shprehje e ngadalësimit të qarkullimit të likuideve për shkak të zhvillimit të ekzagjeruar të indeve depozituese. Në sferën mjekësore si përgjigje kryesore shihen jeta sedentare, marrja e kalorive të tepërta, si dhe shtimi i vëllimit të indeve depozituese.

2 - Dobësimi ndihmon në pakësimin e tij?
Grumbullimi i indeve depozituese që shfaqen pashmangshëm nga shtimi në peshë, shkaktojnë e favorizojnë shfaqjen e celulitit, e nga ana tjetër pengojnë zhdukjen e tij, qoftë edhe nëpërmjet aktivitetit fizik. Pa dyshim që dobësimi deri në arritjen e peshës ideale në proporcion me gjatësinë e përbërjen fizike, këshillohet si strategji anticeluliti e madje tepër efikase. Për të bërë një llogari të përafërt, numri i kilogramëve që duhen humbur në raport me cm e gjatësisë, përtej 1 metri, është 7 nëse trupi është i hollë, 5 nëse është normal, e 3 nëse është i fortë (i mbushur). P.sh. pesha ideale e një femre në konstrukt të hollë, e gjatë 1,70 m është 70-7=63 kg.

3 - A ekziston ndonjë dietë anticeluliti?
Dieta ideale për të luftuar celulitin, që nuk ndryshon aspak nga ajo lloj diete që çdo femër duhet të mbajë për të ruajtur peshën, duke garantuar njëkohësisht mirëqenien dhe efikasitetin e organizmit. Më saktë, për të kontrolluar celulitin pa e varfëruar organizimin, d.m.th. pa rrezikuar humbjen e energjisë, duhet marrë përditë 2200 kalori të shpërndara në këtë mënyrë: 15% proteina (mish, qumësht e prejardhjet e tij, peshk, vezë, perime) duke mos harruar që një gram proteinë përmban 4 kalori: 25% yndyra (vaj, gjalpë, djathë, sallam, mish), duke ditur që një gram yndyrë përmban 9 kalori: 60% karbohidrate (patate, bukë, biskota, fruta, sheqer) dhe që një gram karbohidrate përmban 4 kalori. Dietës bazë i shtohen sasitë e frutave e perimeve, të nevojshme për shkak të kripërave minerale e vitaminave. Kush ka nevojë vërtet që të dobësohet duhet të marrë 500-600 kalori më pak se zakonisht, d.m.th., rreth 1600-1700 kalori ditore, duke pasur kujdes në proporcionet e ushqimeve.

4. Përse duhet pakësuar konsumimi i kripës?
Në prani të celulitit është mirë të pakësohet konsumimi i kripës pasi natriumi që e përbën provokon grumbullimin e lëngjeve, d.m.th. favorizon shtimin e fryrjeve që shoqërohen me celulitin. Teprica e natriumit shton densitetin e lëngjeve të organizmit, duke i bërë më pak fluidë, në qarkullimin e tyre. Për të kthyer lëngjet në shkallën normale të densitetit, në organizëm lindin dy mekanizma mbrojtës: grumbullimi hidrik dhe etja. Për shkak të së parës, organizmi mban sa më shumë të jetë e mundur lëngjet e tij, (urina pakësohet), ndërkohë që për të dytën merret aq ujë sa të shkrijnë si duhet lëngjet e organizmit. Në momentin që shfaqet grumbullimi hidrik, gjaku fillon të shkojë në kapilarë më shumë se zakonisht e kësisoj shton sasinë e lëngjeve prezentë midis qelizave, grumbullimi i të cilëve shfaqet me fryrjet e lëkurës. Nevoja ditore e natriumit, përgjithësisht mbulohet nga konsumi i vegjetalëve, djathit, peshkut, mishit. Për të mos ngrënë më shumë se ç'duhet është mirë që pjatat të aromatizohen me barishte e erëza.

5. Cili është aktiviteti fizik më i përshtatshëm?
Një aktivitet fizik anticelulit duhet të ndjekë 3 objektiva: të favorizojë eliminimin e grumbullimit të yndyrave, të rregullojë qarkullimin e lëngjeve, e ta rikthejë tonifikimin e muskujve. Ky aktivitet përmbushet nga walking, ose më mirë shëtitja me hap të fortë, ose biçikleta. Për të arritur rezultatet e dukshme brenda një kohe të caktuar, duhet ecur të paktën 5 herë në javë përreth 45 minuta. Shpejtësia e duhur është ajo që të lejon të ecësh pa t'u marrë fryma. Si alternativë mund të pedalosh çdo ditë përreth 35 minuta, pa t'u marrë fryma. Ideale do të ishte alternimi i të dy aktiviteteve. Ndërsa sportet e rënda, s'bëjnë dobi ndaj celulitit, pasi nuk shkaktojë djegien e yndyrave, por atyre të sheqernave. Organizmi varfërohet kështu nga burimi i tij energjik: rezultati është një lodhje e shpejtë, që nuk të lejon vazhdimin e aktivitetit të paktën 35-40 minuta pa ndërprerje. Me pak fjalë: një aktivitet muskulor pak intensiv, por i zgjatur, dobëson më shumë se një aktivitet i fuqishëm, pasi lejon përdorim si burim energjie depozitat e yndyrave.

6. Më mirë çorapët apo getat?
Për të penguar shfaqjen e celulitit, duhet evituar të gjitha veshjet e ngushta që shtrëngojnë zonën e kofshës. Në të vërtetë, përdorimi i tyre pengon qarkullimin korrekt të gjakut pasi vështirëson kthimin e gjakut nga pjesët e poshtme në zemër. Janë perfekte çorapët e lirshme, e sidomos ato që ushtrojnë pak presion mbi vena duke favorizuar ngjitjen e gjakut lart e duke penguar grumbullimin e lëngjeve.

7. ا'lloj këpuce duhet zgjedhur?
Edhe zgjedhja e këpucëve përbën element të rëndësishëm në luftën kundër celulitit, pasi këpuca kushtëzon lëvizjen e këmbës dhe vendosjen e saj korrekte, nga ku varet edhe presioni i mjaftueshëm për ngjitjen e gjakut lart. Këpucët ideale, janë ato që janë të rehatshme për këmbët dhe me taka midis 3-5 cm. Në të vërtetë, një takë më e lartë, i detyron këmbët të marrin pozicion jo të natyrshëm, të papërshtatshëm për mbajtje e peshës së trupit. Dhe, nga ana tjetër, një takë më e ulët, e detyron këmbën të rrijë shesh, d.m.th. në një pozicion që e pengon këmbën të kryejë lëvizje të natyrshme e të lehta. Në të dyja rastet, gjaku qarkullon më me vështirësi, e me kalimin e kohës, favorizojnë keqësimin e celulitit.

8 - Cilat janë mënyrat "shtëpiake" për ta luftuar?
Kompresat me ujë e kripë ose me argjilë mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës nga celuliti dhe të ulë fryrjet e dukshme. Kompresat me ujë e kripë, duhet të përshijnë të gjithë këmbën (nga kavijet, tek vithet). Për këtë të përdoren copa të lagura, përreth 15-20 minuta do ditë, akoma më mirë nëse bëhen para gjumit. Ndërsa argjila, duhet përgatitur në 2 lugë vaj, një lugë vaj ulliri e 4 lugë argjilë, e cila duhet bërë një masë e trashë e homogjene që aplikohet direkt mbi zonën që duhet trajtuar rreth një orë dhe 2-3 herë në javë.

9 - A funksionojnë kremrat anticelulite?
Ato pa dyshim që përmirësojnë pamjen e lëkurës, si dhe favorizojnë shkrirjen e yndyrave dhe pakësimin e grumbullimeve hidrike. Pa dyshim që jo të gjitha produktet janë njësoj mes tyre. Sipas përbërësve aktivë që përmbajnë mund të kryejnë p.sh. forcimin e enëve të gjakut (periferike), forcojnë e tonifikojë si dhe hidratojnë. Megjithatë, për të parë rezultatet e tyre është mirë që të përdoren për një kohë të gjatë, sidomos çdo ditë 6 javët e para e pastaj 1-2 herë në javë. Pastaj është mirë që të aplikohen duke u shoqëruar me masazh, i cili ndihmon në thithjen e tyre të shpejtë.

10. Po masazhi limfodrenues ç'është?
Ky masazh favorizon një qarkullim të limfës në hapësirat midis qelizave. Limfa është lëngu që prodhohet nga gjaku: kur gjaku arrin kapilarët, pjesërisht hyn në vena, nga ku ngjitet në zemër e pjesërisht në kapilarë, të cilët janë porozë, ku formohet i ashtuquajturi likuid ndërmjetës. Ndër sasi të vogla ngelen të lira midis qelizave. Kur mblidhet me tepricë shfaqen fryrjet. Në qoftë se masazhi bëhet nga duar eksperte, atëherë shihen edhe rezultatet më mirë.

11. A e favorizojnë celulitin disa lloj qëndrimesh?
Disa pozicione jo të rregullta lodhin qarkullimin e gjakut, duke keqësuar kësisoj celulitin. Midis tyre, qëndrimi shtrembër për një kohë të gjatë, këmbët e hedhura mbi njëra-tjetrën, qëndrimi në kurriz. Korrigjimi i tyre është i lehtë. Kur qëndrohet për një kohë të gjatë në këmbë, është mirë që të lëvizet herë pas herë mbi ndonjë bordurë çfarëdo qoftë, këmbët s'duhet kryqëzuar, pasi presioni i njërës këmbë i ushtruar mbi këmbën tjetër ngadalëson qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, edhe kur qëndrohet ulur, është mirë që këmbët të mbahen pak të mbështetura diku. E në fund, është mirë që të flihet në një jastëk poshtë dyshekut, nga ana e këmbëve.

12. Përse nxehtësia e keqëson?
Nxehtësia përcakton si pasojë imediate ngushtimin e venave e si pasojë dhe ngadalësimin e qarkullimit të gjakut, i cili shkakton grumbullimin e lëngjeve. Kësisoj duhet që të ruhen këmbët sidomos gjatë verës ndaj diellit, duke i lagur herë pas herë me ujë, e mos të mbështeten pranë kaloriferit, e mos të mbahen gjatë në vaskë në temperaturë më të lartë se 32 gradë.

13. Cilat janë mënyrat natyrale më efikase?
Ndihmë japin çaji me carangth e mëllagë. Gjithashtu e mirë është boronica, e ngrënë si fryt apo e pirë si lëng. Përmban përbërës aktivë që përmirësojnë qarkullimin e gjakut pasi ndihmojnë enët e gjakut të qëndrojnë tonike e elastike. Telegrafi
 
Last edited by a moderator:
Dieta për të luftuar celulitin

Dieta për të luftuar celulitin

Dieta anticelulit duhet të jetë e lehtë, e pasur me kos, fruta dhe perime. Sepse të japin një ndjenjë ngopjeje pa e furnizuar trupin me kalori e për më tepër përmbajnë vitamina dhe minerale

E hënë

Mëngjesi

- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja

- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka

- pene integrale (50 g) me kungulleshka (75 g) 215 kalori

- perime mikse të gjalla (speca, karota 150 g) 30 kalori

- portokall (200 g) 72 kalori

Pasditja

- ananas (200 g) 80 kalori

Darka

- krem spinaqi (200 g) me djathë të grirë (5 g) 84 kalori

- pulë e pjekur (150 g, pa lëkurë) 309 kalori

- bukë e zezë (25 g) 60 kalori

- kivi (100 g) 44 kalori

E martë

Mëngjesi

- qumësht pjesërisht i skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja

- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka

- pure me patate (150 g) 215 kalori

- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori

- sallatë jeshile (200 g) 30 kalori

- një dardhë (150 g) 52 kalori

Pasditja

- ananas (200 g) 80 kalori

Darka

- supë me perime (200 g) me parmixhano të pjekur (5 g) 99 kalori

- merluc me domate (250 g) 200 kalori

- bukë e zezë (50g) 121 kalori

- rrush i bardhë (200 g) 122 kalori

E mërkurë​

Mëngjesi

- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja

- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka

- supë me perime (200 g) 200 kalori

- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori

- sallatë jeshile (200 g) 30 kalori

- një portokall (150 g) 51 kalori

Pasditja

- ananas (200 g) 80 kalori

Darka

- oriz i gatuar me lëng perimesh dhe majdanoz (50 g) 190 kalori

- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori

- biftek i pjekur (150 g) 178 kalori

- kivi (100 g) 44 kalori

E enjte

Mëngjesi

- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja

- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka

- spageti (60 g) me domate të freskëta 200 kalori

- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori

- sallatë me karota (100 g) dhe selino (100 g) 55 kalori

- rrush i bardhë (200 g) 122 kalori

Pasditja

- ananas (200 g) 80 kalori

Darka

- kungulleshka (200 g) të gatuara me një vezë 150 kalori

- sallatë me lulelakër (200 g) 50 kalori

- bukë e zezë (25 g) 60 kalori

- sallatë me portokall dhe dardha (200 g) 160 kalori

E premte
Mëngjesi

- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja

- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka

- oriz (50 g) me karkaleca (100 g) 238 kalori

- sallatë jeshile (200) 30 kalori

- dardha (200 g) 70 kalori

Pasditja

- ananas (200 g) 80 kalori

Darka

- fileto salmoni (150 g) 273 kalori

- sallatë me spinaq (200 g) 60 kalori

- patate të pjekura (100 g) 148 kalori

- portokall (100 g) 36 kalori

E shtunë

Mëngjesi

- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja

- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka

- gjoks pule me erëza (200 g) 200 kalori

- patate të pjekura (100 g) 148 kalori

- sallatë perimesh (200 g) 30 kalori

- kivi (100 g) 44 kalori

Pasditja

- ananas (200 g) 80 kalori

Darka

- oriz (50 g) me karkaleca (100 g) 238 kalori

- sallatë me radhiqe, rukola dhe domate (200 g) 50 kalori

- dardha (200 g) 70 kalori

E diel

Mëngjesi

- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori

- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja

- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka

- supë elbi (50 g) me kungulleshka (200 g) 330 kalori

- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori

- sallatë me fasule (100 g) e panxhar (100 g) 37 kalori

- rrush i bardhë (150 g) 91 kalori

Pasditja

- ananas (200 g) 80 kalori

Darka

- fileto viçi (100 g) me selino (20 g) 130 kalori

- sallatë marulesh dhe rukola (200 g) 30 kalori

- bukë e zezë (50 g) 121 kalori

- kivi (200 g) 88 kalori

Cdodite
 
me falni por tek kjo qeshtja cilat jane menyrat shtepiake per ta luftuar celulitin nuk po e di a duhet mbasi te perdoren kompresat me uj dhe krip pas 20 minutave a duhet te lahemi apo te qendrojme ashtu si jemi pra me at lageshti kripe shpresoj te me kuptoni dhe te mos jem ajo qe e teprova kaloni sa me mir.
 
interesante kjo per celulitin
sepse 90 % e femrave shqipetare e kan kete problem
thnx sweetzzinna
 
JO vetem femrat shqiptare kan probl me celulitin!

Ps: celuliti mund te "shkrihet" nqs ben sport dhe ke nje diete te ekuilibruar me pak indyrna....por pa i eliminuar krejtesisht
 
kam shum pak celulit, por e di qe kete rregjim dite qe bej une do me shtohet. uroj qe te mos me ndodh.
 
ne fakt ushtrime fizike nuk eshte se i praktikoj, por eci shume ne kembe, pasi stacionin e autobuzit nga puna e kam pak larg, plus dhe kur dal para pelqej nganjeher te eci, por shum kohe me teper i kaloj ulur. dhe per kete e kam pak frik.
 
Kte jete statike kemi pjesa me e madhe,..qe duhet te rime ne karike....

Por eshte mire qe te pakten hecen ne kembe,,,,kur ke rast...hypi dhe shkallet me kembe
 
ne fakt shpin e kam ne kat te trete, dhe kam ato pallatet e xhaxhit, akoma skemi kalu tek pallatet e reja, keshtu qe duam sduam me kembe do hypim, por une kam nje problem qe te ece me taka e kam shum shum shum te pamundur, kam rene rehat me atlete, me te shteshta, por kjo eshte nje arsye me teper per ta forcuar muskulin e kembes, dhe per te kriju nje celulit, kur fillon dhe shendoshesh. mora nje krem tek avoni per celulitin as qe bente fajde fare, kot sa i dhashe ato lek. tani kam fillu te laternoj dhe pak takat ti perdor, por e kam shum te veshtire qe te ece. dhe me nje take normale.
 
Dieta për ndryshimin e stinëve

Dezintoksikuese dhe pastruese, kjo dietë përgatit organizmin plotësisht për ndryshimin e stinëve, që shoqërohet gjithmonë nga një fazë aspak e lehtë ambientimi të organizmit me ritmet e reja

Je përherë në të njëjtën pikë. Sapo ke futur nëpër qoshe gardërobën e dimrit, që me veshjet e saj të trasha e të gjera e ka arkivuar të paktën për disa muaj ankthin e kileve të tepërta. Por ja ku ke varur nëpër varëse veshjet e lehta, që tregojnë si pasqyrë të gjitha defektet. OK. Para se të fillosh dietat spartane që premtojnë mrekulli, ndalu për një çast! Sepse ky nuk është vetëm një problem kilesh të tepërta. Në rrumbullakosjen e linjave ndikojnë edhe kequshqyerja, regjimi hidrik, fermentimet intestinale... Shqetësime për të cilat ndërgjegjësohesh menjëherë pas ardhjes së pranverës, që për organizmin është një fazë revolucioni pas stuhive kalorike dimërore.
Për t’u ndier më e lehtë në ditët e ngrohta e për të shmangur sa më shumë shqetësimet tipike të stinës së re (gjumë, lodhje, nervozizëm, këmbë të rënda), ja një dietë që llogarit 1300 kalori të përditshme. Një dietë e veçantë, sepse çdo ditë ka në qendër një ushqim me veti të spikatura pastruese dhe mbrojtëse.

E hënë
Mëngjesi
- 150 g qumësht pjesërisht i skremuar
- 30 g biskota integrale pa sheqer

Dreka
- 70 g oriz integral me angjinare
- 150 g mish i pjekur në skarë me garniturë angjinaresh të papjekura, spërkatur me lëng limoni dhe një lugë vaj ulliri

Darka
- një pjatë me perime të pjekura
- sallatë me fasule dhe angjinare, të gatuara në avull, me një vezë të zier dhe 80 g ton natyral
- 30 g bukë integrale

E martë
Mëngjesi
- lëng portokalli të shtrydhur
- 30 g bukë me dy feta proshutë të pjekur

Dreka
- 70 g pastë me stika pishe, borzilok dhe vaj ulliri
- shparguj të pjekur në furrë me 100 g djathë të grirë
- sallatë frutash

Darka
- një pjatë krem shpargujsh
- spinaq të gatuar me 200 g karkaleca, pak parmigiano dhe një lugë vaj ulliri
- 30 g bukë integrale

E mërkurë
Mëngjesi
- një gotë qumësht soje me 30 g drithëra

Dreka
- supë me sojë dhe fasule
- 180 g peshk i pjekur
- sallatë me perime të pjekura, me një lugë vaj ulliri dhe uthull balsamik

Darka
- sallatë me perime mikse dhe me 80 g ton natyral
- 180 g fasule kutie me një lugë vaj ulliri
- 30 g bukë soje
- sallatë me fruta pylli

E enjte
Mëngjesi
- 80 g krem kosi me copa frutash

Dreka
- 180 g mish pule ose gjeli të pjekur, me sallatë perimesh të pjekura
- një frutë

Darka
- 125 g mozarela “light” të pjekur me radhiqe
- 30 g bukë integrale

E premte
Mëngjesi
- një çaj limoni
- dy biskota me dy lugë marmelatë pa sheqer dhe pak gjalpë “light”

Dreka
- 70 g oriz me 100 g kërpudha
- sallatë mikse me 80 g salmon natyral dhe një lugë vaj ulliri
- sallatë frutash të freskëta

Darka
- 200 g salmon i pjekur
- perime të pjekura
- një fetë ananas

E shtunë
Mëngjesi
- boronica të kaluara në mikser dhe 150 g qumësht i skremuar me ëmbëlsues

Dreka
- 100 g proshutë e tymosur
- sallatë jeshile me uthull balsamik dhe një lugë vaj ulliri
- 30 g bukë integrale
- sallatë mjedre

Darka
- 180 g peshk i pjekur
- 100 g sallatë mikse me një lugë vaj ulliri
- 30 g bukë integrale
- sallatë frutash pylli (boronicë, mjedër, rrush pa fara)


E diel
Mëngjesi
- 1 vezë
- 1 fetë bukë e thekur
- lëng portokalli i shtrydhur

Dreka
- 200 g sallatë deti
- sallatë kërpudhash me limon
- 20 g parmigiano i copëtuar, i spërkatur me një lugë vaj ulliri
- 30 g bukë integrale
- 1 lugë akullore me fruta

Darka
- 1 picë Margherita
 
Dieta e diteve te ftohta
Produktet bazë që duhen konsumuar gjatë stinës së dimrit janë ato të pasurat më karotina si karotat, kungujt, domatet, patatet, spinaqi, panxhari, brokoli, rrepat. Duhen zgjedhur fruta të pasura me vitaminë C, si agrumet, dhe me vitaminë E, që ndodhet te gruri, frutat e thata, vajin e ullirit dhe patatet. Ka veprim antioksidues dhe përtëritës.
Bashkë me të ftohtit rritet edhe nevoja e përditshme energjetike, sepse një pjesë e kalorive shërbejnë për të mbajtur trupin në temperaturë optimale. Ja përse arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët janë të këshillueshme, sepse përmbajnë një sasi të madhe acidesh yndyrore të rëndësishme për membranat qelizore, por dhe për një lëkurë të shëndetshme dhe të re.

Mëngjesi
Qumësht i skremuar (150 gramë)
Kafe
1 fetë buke e thekur
Marmelatë ose mjaltë (10 gramë)

Ose

Kos i skremuar (125 gramë)
Fruta të thata (100 gramë)
اaj ose kafe me një lugë mjaltë

Vakti i ndërmjetëm (ora 11)
Lëng portokalli (150 grami)

Dreka
Zgjidh mes:
Spageti me domate dhe borzilok (80 gramë)

Pasta dhe fasule (40 gramë pastë; 130 gramë fasule të freskëta; 40 gramë fasule të thata)

Sallatë perimesh dimërore në avull:
Lulelakër ose brokoli (100 gramë)
Patate (100 gramë)
Karotë (100 gramë)
Qepë (100 gramë)

Sallatë me:
Kërpudha të prera (100 gramë)
Selino (100 gramë)
Djathë i grirë (100 gramë)

Vaj ulliri (10 gramë)
Lëng limoni
Bukë (50 gramë)
1 filxhan çaj i nxehtë me bimë tretëse

Pasditja
1 filxhan çaj me 3 biskota

Darka
Zgjidh mes pjatave të mëposhtme
-Supë:
1 vezë
Djathë furre (10 gramë)
Lëng mishi
Kripë dhe majdanoz i grirë

-Krepa me kërpudha

- Kofsha pule me limon:
- 1 kofshë pule
- lëng limoni
- 2 lugë vaj ulliri
- kripë dhe piper i zi

- Skallop qengji me verë të bardhë:
- mish qengji (100 gramë)
- verë e bardhë
- vaj ulliri (5 gramë)
- kripë dhe piper
 
Celuliti luftohet në tavolinë

Djeta1.gif
Dieta anticelulit duhet të jetë e lehtë, e pasur me kos, fruta dhe perime. Sepse të japin një ndjenjë ngopjeje pa e furnizuar trupin me kalori e për më tepër përmbajnë vitamina dhe minerale
E hënë
Mëngjesi
- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori
- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja
- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka
- pene integrale (50 g) me kungulleshka (75 g) 215 kalori
- perime mikse të gjalla (speca, karota 150 g) 30 kalori
- portokall (200 g) 72 kalori

Pasditja
- ananas (200 g) 80 kalori

Darka
- krem spinaqi (200 g) me djathë të grirë (5 g) 84 kalori
- pulë e pjekur (150 g, pa lëkurë) 309 kalori
- bukë e zezë (25 g) 60 kalori
- kivi (100 g) 44 kalori

E martë
Mëngjesi
- qumësht pjesërisht i skremuar (200 ml) 92 kalori
- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja
- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka
- pure me patate (150 g) 215 kalori
- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori
- sallatë jeshile (200 g) 30 kalori
- një dardhë (150 g) 52 kalori

Pasditja
- ananas (200 g) 80 kalori

Darka
- supë me perime (200 g) me parmixhano të pjekur (5 g) 99 kalori
- merluc me domate (250 g) 200 kalori
- bukë e zezë (50g) 121 kalori
- rrush i bardhë (200 g) 122 kalori

E mërkurë
Mëngjesi
- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori
- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja
- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
Djeta4.gif

Dreka
- supë me perime (200 g) 200 kalori
- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori
- sallatë jeshile (200 g) 30 kalori
- një portokall (150 g) 51 kalori

Pasditja
- ananas (200 g) 80 kalori

Darka
- oriz i gatuar me lëng perimesh dhe majdanoz (50 g) 190 kalori
- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori
- biftek i pjekur (150 g) 178 kalori
- kivi (100 g) 44 kalori
 
Titulli: Celuliti luftohet në tavolinë

E enjte
Mëngjesi
- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori
- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja
- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka
- spageti (60 g) me domate të freskëta 200 kalori
- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori
- sallatë me karota (100 g) dhe selino (100 g) 55 kalori
- rrush i bardhë (200 g) 122 kalori

Pasditja
- ananas (200 g) 80 kalori

Darka
- kungulleshka (200 g) të gatuara me një vezë 150 kalori
- sallatë me lulelakër (200 g) 50 kalori
- bukë e zezë (25 g) 60 kalori
- sallatë me portokall dhe dardha (200 g) 160 kalori

E premte
Mëngjesi
- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori
- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja
- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka
- oriz (50 g) me karkaleca (100 g) 238 kalori
- sallatë jeshile (200) 30 kalori
- dardha (200 g) 70 kalori

Pasditja
- ananas (200 g) 80 kalori

Darka
- fileto salmoni (150 g) 273 kalori
- sallatë me spinaq (200 g) 60 kalori
- patate të pjekura (100 g) 148 kalori
- portokall (100 g) 36 kalori

E shtunë
Mëngjesi
- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori
- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja
- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka
- gjoks pule me erëza (200 g) 200 kalori
- patate të pjekura (100 g) 148 kalori
- sallatë perimesh (200 g) 30 kalori
- kivi (100 g) 44 kalori

Pasditja
- ananas (200 g) 80 kalori

Darka
- oriz (50 g) me karkaleca (100 g) 238 kalori
- sallatë me radhiqe, rukola dhe domate (200 g) 50 kalori
- dardha (200 g) 70 kalori

E diel
Mëngjesi
- kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori
- bukë e thekur (30 g) 113 kalori

Paraditja
- kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori

Dreka
- supë elbi (50 g) me kungulleshka (200 g) 330 kalori
- parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori
- sallatë me fasule (100 g) e panxhar (100 g) 37 kalori
- rrush i bardhë (150 g) 91 kalori

Pasditja
- ananas (200 g) 80 kalori

Darka
- fileto viçi (100 g) me selino (20 g) 130 kalori
- sallatë marulesh dhe rukola (200 g) 30 kalori
- bukë e zezë (50 g) 121 kalori
- kivi (200 g) 88 kalori
 
Celuliti? S'e shoh më...

Me elektroda, me alga, me balte, me palester. Por edhe duke pire pese litra uje ne dite. Te gjitha metodat per te luftuar efektin "lekure portokalleje". Por me nje lajm te keq: nuk do te arrini kurre te keni kembet e modeleve. "Gjerat e vogla krijojne persosmerine, megjithate persosmeria nuk eshte nje gje e vogel". E ka thene Platoni. Sigurisht, atehere, nuk ka pasur nder mend celulitin.
Dhe as ndonje papersosmeri tjeter fizike. Por qendra estetike "Tuttestetica" e ka zgjedhur jo me kot si slogan te sajin kete thenie. Pasi, si te gjitha qendrat e tjera te estetikes, ka si qellim te merret pikerisht me gjerat e vogla. Per te krijuar persosmerine. Edhe te kembeve.

Eshte shqetesimi i zakonte qe vjen cdo stine. Sa here qe afrohet sezoni i plazhit dhe ato papersosmerite e vogla qe gjate gjithe dimrit kane qene te mbuluara zene e shfaqen ne dite te diellit. Eshte periudha kur truri fillon te punoje me urgjence per te gjetur nje rruge shpetimi. Nderkaq nuk mund te qendrosh kurrsesi indiferente. Televizioni dhe revistat ofrojne shembujt e vertete te persosmerise. Kembe supersensuale me nje lekure tejet te ndritshme.
Ofrojne dhe nje game kremrash mrekulliberese me te cilat mund te arrish kembet e enderruara. E vertete? Kete thone reklamat. Kurse sallonet estetike thone krejt te kunderterten: kremrat, cilatdo qofshin nuk e kane efektin e deshiruar nese nuk shoqerohen me trajtime speciale. Pastaj duhen edhe ushtrime fizike. Duhen hequr pastaj edhe ca ushqime qe cilesohen si armiku me i madh i lekures se lemuar. Dhe nese i ben te gjitha keto atehere celuliti iken vertet? Per fat te keq asnjehere plotesisht. Mund te zbutet efekti "lekure portokalli", mund te mos shquhet nga larg, mund edhe te behet gati i padukshem dhe te vihet re vetem nese lekura shtrengohet me dore. Por ato kembet si te modeleve te reklamuara neper revista, bejme mire t'i harrojme. Ose t'i admirojme vetem neper revista.
 
Titulli: Celuliti? S'e shoh më...

Lufta me kremra

Eshte lufta me komode. Dhe e vetmja qe mund te quhet "per te gjitha xhepat". Komode sepse nuk kerkon ore te harxhuara neper sallone estetike. Dhe relivisht me e lira. Se paku per faktin se nuk paguan dike tjeter per te te bere masazhin.

Mund te gjenden ne te gjitha dyqanet e mira te kozmetikes. Te te gjitha firmave. Qe nga firmat anonime, tek ato me popullore dhe ato vertet "firmato". Dhe me rriskun me te vogel te blerjes se nje produkti te fallsifikuar.
Dhe kjo per arsyen e thjeshte se askush nuk merr persiper te fallsifikoje produkte bukurie qe nuk shiten ne mase. Sepse e verteta eshte kjo: kremrat anticelulite shiten fare pak. Jo sepse femrat shqiptare nuk vuajne nga celuliti. Vuajne. Dhe shume madje. Porse shumica e tyre jane mosbesuese ndaj efekteve te kremrave. Keshtu thone shiteset, te cilat tek klientet me teper sesa mungese te parave, shohin mungese te besimit. Qe te besosh nese nje produkt eshte i efekshem apo jo, nuk mjafon reklama. Nevojiten prova. Duhet dikush qe ta kete provuar me pare.

Por qe ta provosh, nuk kushton ndonje gje e madhe. Sepse ka ardhur ndoshta radha te rrezohet nje tjeter mit. Ai sipas te cilit trajtimet anticelulit jane teper te shtrenjta. Nuk jane sigurisht me te lirat, por jane te krahasueshme me produktet e tjera kozmetike. Me cmime qe ndryshojne jo vetem ne saje te markes, por edhe te dyqanit ku shiten. Mund te blesh pershembull nje "L'Oreal, perfect slim", nje nga kremrat anticelulit me te reklamuar ne revistat e huaja me nje cmim prej 1200 lekesh. Mund ta blesh edhe ne nje magazine shumice dhe mund ta perdoresh nje muaj. Pastaj trajtimin ta perseritesh disa here ne vit. Kostoja gjithsej: me pak sesa kremi i dites qe perdor per fytyren.

Nese nuk i beson "L'Oreal"-it, [teper popullor], atehere mund te zgjdhesh nje "Vichy", apo "Clarins", "Biotherm", "Lancome", "Collistar", "Christian Dior". Shume kremra, xhel apo sprai, qe reklamojne se rezultati mund te shihet qe ne javet e para. Por mund te zgjedhesh edhe nje nga linjat e dyqanit "Yves Rocher". Me cmime asnjehere me shtrenjte se 2500 leke.
 
Titulli: Celuliti? S'e shoh më...

Me armet e "Frontera"-s

"Te lindesh e bukur eshte fat, te behesh eshte Frontera". Slogani i "Frontera"-s me shume se kudo hyn ne pune per trajtimet kunder celulitit. Sepse ketu fati i te lindurit nuk eshte dhe aq i rendesishem. Pasi edhe kur lind me fat, me gene "te mira", ne njefare moshe celuliti del me i forte se genet. Atehere "Frontera" ve ne levizje armet e saj. Nje trajtim i plote qe fillon me elektrodat, vazhdon me masazhe dhe perfundon me kremra. Nje trajtim i plote qe sipas estetisteve te kesaj qendre eshtei efektshem ne shumicen e rasteve, por qe duhet perseritur me pas me cikle ne menyre qe celuliti te mos "pushtoje" serish zonat e cliruara.

Trajtimi ne kete qender fillon me elektrodat, metode qe estetistet e quajne magrela. Elektrodat vendosen ne pjeset problematike dhe pastaj paisja gradohet ne varesi te llojit te celulitit. Mbahen deri ne nje ore pastaj fillon trajtimi me alga, apo algoterrapia.

Algat aplikohen ne te gjithe trupin ose vetem ne pjese te vecanta. Trajtimit [i cili zgjat rreth 45 minuta] i bashkangjitet mbulimi me nje koperte minisauna e cila ben te mundur shkrirjen e noduleve apo heqjen e toksinave. Me nje fjale gjithcka qe eshte ne baze te celulitit. Estetistet e kesaj qendre tregojne se algat bejne rigjenerimin e plote te lekures. Madje, ka raste qe edhe ne rast se celuliti nuk eshte shfaqur, nje trajtim me alga do te bente gjithsesi mire. Thjesht per te pasur nje lekure me te bukur.

Pas trajtimit te algave eshte radha e infodrenazhit, i cili eshte nje masazh me kremra anticelulite. Estetistet e kesaj qendre, per rreth 20 - 25 minuta masazhojne pjesen me probleme duke mbyllur keshtu nje cikel te plote trajtimi.

Ne pergjithesi punohet me programe inididuale. Ka raste kur eshte i mjaftueshem vetem masazhi manual, apo te tjera raste kur nevojiten vetem elektrodat, pa alga [masazhi eshte gjithsesi i domosdoshem]. Konsulta paraprake me mjeken estetiste, ndihmon per percaktimin e strategjise qe do te zgjidhet. Gjithsesi, ato femra qe kane zgjedhur kete sallon per t'u trajtuar, duhet t'i bejne keto seanca tre here ne jave, 15 - 20 seanca gjithsej.

Por qe duhen perseritur disa here ne vit. Me qellim qe celuliti i zhdukur apo i reduktuar, te mos rikthehet. Kurse per ato qe nuk kane kohen e mjaftueshme per te qendruar nen koperta apo me elektroda, kjo qender estetike shet linjen e saj te produkteve per perdorimm ne shtepi. Linjat "Matisse" dhe "Biolife", jane produktet e perdorura ne kete sallon. Cmimet? "As me lire dhe as me shtrenjte se te tjera sallone te Tiranes", thone estetistet e "Frontera"-s.
 
Titulli: Celuliti? S'e shoh më...

Estetika e "Tuttestetica"-s
Cmimi eshte gjithashtu e vetmja gje te cilin nuk e komentojne ne kete qender. Por qe gjithsesi, sipas estisteve, nuk eshte i paperballueshem. Se paku jo "i cmendur" po ta krahasosh me punen qe kryen. Heqjen pothuajse njeqind per qind te celulitit. Elektroda, balte, masazh. Triniteti qe thuhet se eshte fitimtar. Elektrodat te cilat me anen e energjise elektrike godasin te gjitha pjeset ku formohen rendom nodulet dhjamore, balta, qe ne kete qendeer estetike vjen nga balta e Detit te Vdekur masazhi me kremra anticelulite dhe hidratues.

Per te percaktuar llojin e trajtimit, mjekja e kesaj qendre ne fillim ben matjet. Pasi te dhenat hidhen ne kompjuter, del rezultati i sakte se sa seanca te plota duhen per magrelen, sa per balten dhe sa masazhe. E vecanta e kesaj qendre estetike, ne krahasim me te tjerat e Tiranes, qendron tek produktet qe ajo perdor. Kryesisht tek balta, nje linje qe ofron pasurite minerale natyrale, te cilat vijne drejtpersedrejti nga Deti i Vdekur e qe premtojne te parandalojne problemet apo edhe t'i kurojne ato.

Ndonese qendra estetike eshte e pajisur edhe me nje palester, estetistet rekomandojne me teper magrelen apo balten sesa ushtrimet me vegla apo aerobine. Per aresyen e thejshte se per nje pakujdesi ne fitness, mund te krijosh muskuj ne vendet ku s'duhet, pa arritur dot te heqesh celulitin. Apo edhe sepse muskujt dhe celuliti nen lekure mund te bashkejetojne fare mire me njeri - tjetrin. Te kesh nje trup me muskuj, nuk do te thote aspak te mos kesh probleme me celulitin.

Pervec elektrodave qe mbahen ne trup per 50 minuta, procesi i baltes zgjat nje ore kurse balta mbahet nje ore te plote. masazhi, te cilit estetistet e kesaj qendre e cilesojne si me thelbesorin ne nje trajtim, zgjat njezete minuta te tjera.

Per ata qe nuk kane kohe per te harxhuar ne seanca elektrodash, balte apo masazhi, produktet e Detit te Vdekur shiten edhe per t'u perdorur neper shtepi. Se bashku me balten speciale, ne kete qender estetike mund te blesh edhe kremrat perkates se bashku me nje doreze gomazhi per te bere masazh. Gjithcka per te bere edhe ne shtepi nje trajtim te plote sipas sekreteve te "Tuttestetica"-s.


/Iva Tico/Klan/
 
Si ta eliminoni celulitin?

Si ta eliminoni celulitin?

Celuliti është njëri nga problemet më të mëdha estetike me të cilin përballet shumica e femrave (80%) gjatë jetës.
Femrat mendojnë se mund ta eliminojnë celulitin me anë të dietës dhe ushtrimeve, mirëpo e vërteta është se ato janë vetëm masa parandaluese dhe nuk kanë shumë efekt nëse celuliti tashmë është i pranishëm, thonë ekspertët.

Paraqitja e celulitit mund të jetë pasojë e faktorëve të ndryshëm, siç janë faktorët gjenetikë, por mund të nxitet edhe nga shtatzënia, çrregullimet hormonale, mbipesha, duhanpirja dhe alkooli.

Ushtrimet intensive shkaktojnë ngjitjen e celulitit për muskuj, i cili bëhet më pak i dukshëm, mirëpo mbetet i pranishëm.

Disa ekspertë rekomandojnë që të ashtuquajturin ‘celulit i njomë’ mund ta eliminoni me anë të pilingut përkatës dhe kremrave kundër celulitit, të kombinuar me ushtrime të lehta në shtëpi.

Nëse përdorni preparate me bazë kafeine dhe agrumesh për ta eliminuar celulitin, atëherë duhet të adaptoni edhe mënyra të reja, të duhura të konsumimit të ushqimit dhe lëngjeve.

Shmangni kafen, alkoolin, yndyrat me prejardhje shtazore dhe ushqimin e kripshim (zëvendësojeni me pemë dhe perime të pasura me vitaminë C, kalium dhe squfur).

Veç këtyre, është me rëndësi masazhi i përditshëm i pjesëve të trupit të cilat i ka përfshirë celuliti.

telegrafi​
 
Kembet tek nje femer perbejne nje pjese te rendesishme te bukurise dhe te feminilitetit.


Dhe ndonjehere jane pasyra e shendetit, psh: ka nga ato qe vuajne nga mbipesha, nga varicet etj dhe veshtire se mund te kete kembe per kopertine. Pjesa me e madhe e grave (rreth 70%) ndjehet e pakenaqur nga kembet e tyre.

Celuliti: eshte nje semundje e ipodermes, eshte indi qe gjendet nen lekure. Shkaktohet nga mikroqarkullimi i keq i metabolizmit apo i te ngrenit keq.

Ekzistojne disa lloje te dryshem celuliti: celuliti kompakt, celuliti edematoz, dhe celuliti flecid. Tipi i para prek ato qe jane me muskulatur te tonifikuar, tipi i dyte manifestohet pas atij kompakt me preferenc ne kembe, tipi i trete manifestohet kryesisht ne personat pak te moshuar qe kane inden hipotonik.

Origjina e celulitit ka nje sere shkaqesh gjenetike, ormonale dhe vaskulare, por dhe nga stresi apo semundje te ndryshme. Nje nder nderhyrjet klasike per trajtimin e tij jane kremerat e pershtateshme
duke i shoqeruar me masazh. Praktikimi i aktiviteteve fizike eshte shume i rendesishem per tonifikimin e muskujve dhe per te patur efekt tendosjeje te lekures.

ikubinfo​
 
Celuliti dhe aktiviteti fizik

Te praktikoni aktivitet fizik eshte shume e rendesishme per te pasur muskuj tonik dhe per ta pasur shtrirje te lekures e cila nuk lejon formimin e celulitit. Duhet te beni sport ne menyre graduale dhe te matur, duke i vene ne pune mbi te gjitha zonat ku fiksohet celuliti. Keshilla e nje instruktori mund te jete e nevojshme, sidomos per te indikuar ato ushtrime te cilat jane me efikas per trupin.

Sport te pershtatshem dhe te papershtatshem

Disa sporte jane me te pershtatshem se disa te tjere per arsye te ndryshme te cilet mund te japin nje energji te tepert e cila nuk ju ben mire per shendetin.


Per te evituar: tenis, ski, ski alpin, atletike e rende.
Te keshillueshem: not (ve ne pune te gjithe muskujt, ndihmone ne qarkullimin e mire te gjakut dhe lehteson peshen e kockave).
Bicikleta (edhe dhome) sepse i jep potencial trofizmit muskular dhe indor, stimulon qarkun venoz dhe linfatik.
Vrapi (edhe ne shtepi me pista vrapimi) kryen aksion te mire ne zemer, ne qarkullim dhe oksigjenim te mire te indeve.


Gjimnastika pasive

Disa njerez nuk jane mesuar te praktikojne sport dhe bejne nje jete pasive. Ne keto raste mund te jete e nevojshme te praktikoni gjimnastiken pasive, e cila konsiston ne aplikimin ne ato pjese te trupit te trajtuara me elektroda te lidhur me nje stimulues elektrik. Ky stimulim ve ne levizje muskujt duke e bere lekuren me tonike pa u lodhur.

ikubinfo​
 
Me vrap, me ndjersitje!
_____________________________________________________________________
By redi
 
Kush ka nerva te bej sport,e te beje kujdes se çfare ha?! Une jo...Vdes per gjera te skuqura,per gjerat me kripe dhe pe gjerat hiperkalorike...
Pastaj kush i vendos keto standartet e bukurise?! I bene njerezit me fiksime,celulit andej, rrudha ketej...Mjafton te jesh mire me shendetin e te mos te perbeje ndonje problem per jeten ky celuliti, pa per tjeter kush po e ka problem.
 
CELULITI eshte nje lloj indi dhjamorne shtresen e nenlekures qe permban tufa indi lidhor qe varion ne trashesi dhe eshte i nderthurur me qelizat dhjamore.ai eshte i rrethuar nga nej leng qe pervecse e ushqen perben dhe nje sistem efektiv per eleminimin e mbeturinave.kur gjithshka funksionon sic duhet mbeturinat largohen jashte trupit nga ky sistem gje qe rezulton ne kurba te lemuara te trupit:yndyrnat,lengjet dhe toksinat mbeten thelle ne lekure(poshte shtreses epidurale)indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhene nje efekt fryres.me kalimin e kohes shtresat e lekures hollohen cka rezulton ne shqafen e pamjes se valezuar te celulitit.ndryshimi i celulitit me DHJAMIN eshte se celuliti ne dallim nga dhjamosja ndodhet vetem ne disa pjese te caktuara te trupit ne kofshe,te ndenjura,bark dhe gjoks.


1. Celuliti “i ri” është më i thjeshtë për t’u eliminuar. E VثRTETث

Celuliti i formuar së fundmi, i shfaqur pas një rritjeje të përkohshme në peshë, për shembull nga një shtatzëni, mund të eliminohet më me lehtësi. Si? Duke iu nënshtruar një diete specifike, kombinuar edhe me lëvizje. اdo ditë në tavolinë duhet të alternohen agrumet, rrushi, boronicat, kumbullat, qershitë, pjepri, ananasi, domatet... të cilat kanë vitamina të grupit P dhe ndihmojnë në mbrojtjen e kapilarëve të gjakut. Pastaj, të paktën tri herë në javë, është thelbësor aktiviteti fizik sipas kërkesave estetike specifike.

2. Stresi i qyteteve të mëdha rrit rrezikun për formimin e celulitit. E VثRTETث

Stresi dhe smogu rrisin veprimin e dëmshëm të radikaleve të lira, përgjegjëse për oksidimin e qelizave dhe të enëve të gjakut dhe, si rrjedhim, shkaktare të formimit të celulitit. Për shembull, në det ndiheni më të shfryra e më të qeta, sepse ajri është i pasur me jod, që stimulon metabolizmin.

3. Cigarja e përkeqëson. E VثRTETث

Nikotina prodhon shumë radikale të lira, që oksidojnë membranat qelizore dhe në personat e predispozuar provokojnë ngushtimin e enëve të gjakut. Miksimi i këtyre dy faktorëve ndikon në mosfunksionimin korrekt të qarkullimit të gjakut dhe limfës.

4. Pilulat kontraceptive e favorizojnë shfaqjen e celulitit. E VثRTETث

Hormonet e pilulës, edhe në doza minimale, shkaktojnë me kalimin e kohës një ndryshim të mikroenëve të gjakut dhe metabolizmit qelizor. Këta faktorë rritin procesin e oksidimit të qelizave, pengojnë oksigjenimin dhe shkaktojnë ngadalësim të qarkullimit të gjakut dhe limfës, përgjegjës për shfaqjen e celulitit.



5. Takat e larta dhe veshjet e ngushta duhen shmangur. E VثRTETث

Këpucët me më shumë se pesë centimetra lartësi ndryshojnë ecjen, duke provokuar një irritim të kapilarëve të gjakut të këmbëve, që nuk oksigjenohen siç duhet.

Veshjet e ngushta, si për shembull xhinset, e shtrëngojnë trupin dhe nuk lejojnë oksigjenimin e mirë të shtresave të lëkurës, duke penguar rikthimin natyral të gjakut drejt pjesës së sipërme.

6. Të ekspozohesh në diell është e dëmshme, në rastin e celulitit të avancuar. E VثRTETث

Rrezet dhe nxehtësia e diellit zgjerojnë enët e gjakut dhe dëmtojnë shtresat e lëkurës. Ndaj është e këshillueshme që të mbrohen këmbët me një filtër shumë të lartë. Gabimi më i zakonshëm? T’i mbulosh me një peshqir pa vendosur më parë kremin mbrojtës: nxehtësia që krijohet e përkeqëson edhe më shumë celulitin. Ideale do të ishte t’i mbanit këmbët gjithmonë të lagura dhe të merrni rreze duke ecur në breg të detit.

7. Banja dhe dushi shumë i nxehtë ndikojnë për keq. E VثRTETث

Nxehtësia e favorizon krijimin e celulitit. Uji i dushit nuk duhet t’i kalojë 35-36 gradët. Në ujin e vaskës është e këshillueshme që të shtohen vajra dhe esenca mbrojtëse. Në verë, kur temperaturat janë shumë të larta bëni sa më shpesh banjë me ujë sa më të ftohtë që të mundeni: ndihmon për t’i mbajtur këmbët të shfryra dhe të forta.

8. Sauna dhe banja turke ndihmojnë për të kuruar celulitin. E GABUAR


Sauna dhe banja turke ndihmojnë organizmin për t’u çliruar nga toksinat, por nxehtësia nuk është aleat i mirë i celulitit.

9. Të bësh skrab ndihmon në luftën kundër celulitit. E VثRTETث

Skrabi e zbut efektin “lëkurë portokalli”, sepse pastron shtresën sipërfaqësore të lëkurës nga papastërtitë dhe qelizat e vdekura dhe ndihmon në përthithjen më të mirë të lëndëve aktive anticelulit nga epiderma. Për një veprim më të shpejtë, aplikojeni të paktën një herë në javë skrabin në lëkurë të thatë, duke e fërkuar me një dorezë e duke i mëshuar fort në vithe, kofshë dhe gjunjë.

10. Nëse e kuroj, celuliti nuk shfaqet më. E GABUAR

Celuliti është një patologji që formohet nga shumë faktorë. Trajtimet estetike nuk e zgjidhin problemin në bazë, por kurojnë efektet. Merren rezultate të mira nëse trajtimet janë konstante dhe afatgjata. Ideale do të ishte të bënit një cikël prej dhjetë seancash në katër javë, të bëni tre muaj pushim dhe pastaj të rifilloni. Por, sigurisht, duke i shoqëruar seancat edhe me një dietë të ekuilibruar dhe një regjim jetese të shëndetshëm. Kujdes! Trajtimi i përshtatshëm duhet të këshillohet nga një ekspert në varësi të tipit të celulitit.

ikubinfo
 
Celuliti,kur sporti nuk ben asgje

Shume sport dhe celuliti nuk zhduket. Por nuk eshte lodhje e kot, dhe nuk duhet te deshperoheni. Per fat te keq disa femra kane disekuilibre hormonale deri ne ate pike sa gjimnastike nuk mjafton per te eleminuar keto shenja te shemtuara nga lekura.

Si tja bejme per te eleminuar celulitin ne kete rast? Si fillimpreferoni disiplinat aerobike(biciklet, vrap te lehte), dhe me pas vishni kepucet e duhura, per gjimnastiken ne toke, gjithashtu dhe sporti ne uje ka nje efekt te mrekullueshem ndaj celulitit. Gjate stervitjes, mbani gjithemone me vete gjendjen e duhur te hidratimit te trupit tuaj. Me pas eshte Mikroterapia e cila konsiston ne mikroinjektimin e solucioneve hipertonike qe reagojne ne edemen celulite, gjithashtu eshte edhe Hydroelettroforesi e cila shfrytezon nje lloj shiringe me rrume me intensitet te ulet e cila transportohet ne brendesi te dermes, specifike si kafeina, karnitina etj./burimi:ikubINFO/
 
Celuliti dhe aktiviteti fizik
1244644249-celuliti-dhe-ushtrimi-fizik.jpg
Nje higjene intime e ndjekur ne menyre korrekte mund te jap nje ndjesi kenaqesie dhe freskie, por mbi te gjitha parandalon shqetesime te vogla ne aparatin gjenital femeror. Ne te shkuaren fjala higjen ishte sinonim i pastertise. Sot ky terme ka fituar nje domethenie me te gjere. Rregulli i pare i nje higjene intime korrekte eshte kenaqesia e freskise qe ajo dhuron. Rrezultati mund te merret duke perdorur produkte te cilat permbajne substanca ne nivel te lart lares, por ne gjendje te mbaj te pa cenuar aciditetin natyral te ambjentit. Sapunet e thjeshte, edhe pse mund te keni perberes te lart, kane perberje alkaline te cilet i ben jo te perdorshem ne higjenen intime.

Gjate ciklit menstrual:

Higjena intime duhet te jete vecanerisht ne nivel te lart. Jane te keshillueshme larje te herepashershme ne ditore, si dhe larje vaginale. Per keto te fundit mire eshte te perdoren tampone te bute dhe fleksibel me PH 4. Sot femrat perdorin tampon te brendeshem sepse eshte i rehatshem, mund te praktikohet sport, eshte i padukshem, per ne plazh e tjere. Natyrisht perdorimi i tyre nuk mund te vecohet nga kujdesje te vecanta, por keshillat jane: mos i perdorni kur flini, nderrojini shpesh, dhe perdorimi i tyre duhet t6e kete nje higjene perfekte.

Menopauza

Periudha e menopauzes eshte e karakterizuar nga mungesa aktive e riprodhimit, si pasoj e mungeses se eksrtogjenit. Verifikohet nje renie e mbrojtjes natyrale te strukturave te rendesishme. Keshtuqe ne kete periudhe eshte shume e rendesishme te ndiqet nje higjen e rrepte, per qellim te parandalihen infeksionet.

Ne shtatezani

Kjo periudhe kerkon kujdesje higjenike te vecante, mbi te gjitha per shkak te humbjeve te bardha jo patologjike qe japin prodhimin e mykut. Keto sekrecione pergatisin terrenin per infeksion patogjen, prandaj keshillohet nje higjene lokale dhe e pergjitheshme, me dezinfektues me baze te kriprave te amonit.

Si te zgjedhim intimen (laresin)

Zgjedhja e laresit intim eshte i rendesishem per te pasur nje shendet te mire. Nje preparat i mire duhet te kete keto te dhena:

1- Te kete nje perberes acid me PH 5, per te respektuar aciditetin natyral. Shume produkte ne treg jane te perbere me acid laktik, ky eshte prezent ne vagine, dhe rezultojne te pershtaten me nevojat fiziologjike.
2- Te kete nje aksion te moderuar antiseptik, i nevojshem ne rastet e djegieve apo irritimeve.
3- Te kete nje aksion aromatik dhe freskues, jo nga pikepamja klinike por nga estetika e femrave.
4- Te permbaje aq sa duhet ekstrate vegjetale,si kamomili.
5- Te perdoren edhe ne rrethana te vecanta, ku nuk mund te keni uje.

Sot jane te shumte produktet me kualitet te mire, qe mund te perdoren me qetesi. Higjena intime femerore eshte e asociuar me konceptin per te parandaluar patologjite qe ndodhin gjate harkut kohor vital, nga femijeria deri ne post-menopauze. Produkti i higjenes intime eshte i ndyshem sipas specifikave dhe nevojave te femrave.
 
Celuliti, 6 keshilla per ta eleminuar

Te luftosh celulitin, eshte nje qellim qe duhet durim. Ka dhjete keshilla per te ndjekur qe te arrini te eleminoni celulitin qe aq shume na shqeteson.

1- mundohuni te beni 30/40 minuta ushtrime nga tre deri ne kater here ne jave. Duhet te parashikoni nje stervitje te tipit kardiovaskulare.

2- Beni ushtrime duke synuar glutealet- eshte e rendesishme te tonifikoni muskulaturen. Ka shume ushtrime vendosni ju se cili ju pelqen dhe kush ben per formen tuaj fizike.

3- Celuliti nuk eshte rezultat i akumulimit te toksinave, derivat nga nje diet jo korrekte, por eshte yndyre.

4- Kremrat anticelulit nuk funksionojne, por ka nje teknike efikase e cila eshte treguar nga eksperimntet klinike, endermologjia. Eshte nje masazh i cili reagon ne indet e thella, duke perdorur nje makine per te goditur qelizat duke i detyruar keshtu te kthehen ne forme.

5- Beni masazhe

6- Konsumoni ushqimin e duhur, evitoni yndyrnat./burimi: ikubINFO/
 
Hani aq ushqim sa ju nevoitet per aktivitetin tuaj fizik dhe mos e ktheni te ngrenit ne kenaqesi. Nje femer me celulit sado e mire te jete si forma dhe si fytyre nuk preferohet dhe gjithmone kritikohet nga meshkujt. Stop kafe dhe doner gjithe diten.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top