12-vjeçari gjen fosilet e një dinosauri 69 milion vjeçar

Kresha

A pretty face can never trick me
Shiko fotografinë 1905707

Një djalë 12-vjeçar, i cili ëndërron të bëhet paleontolog, e nisi karrierën e tij këtë verë kur u përball me kockat e një dinosauri 69 milion vjeçar.

Nathan Hrushkin, bashkë me babanë e tij, ishin duke marshuar në Kanionin Horseshoe, në Kanada, në muajin korrik, kur ndeshën disa kocka të ekspozuara pjesërisht. Kjo është një zonë e mbrojtur me vlera historike dhe arkeologjike.

“Babai im dhe unë e kemi vizituar shpesh këtë zonë, duke shpresuar të gjejmë një fosil dinosauri dhe kemi parë fragmente shumë të vogla kockash”,- tha Nathan në një deklaratë.

Shiko fotografinë 1905708


Këtë herë zbulimi i tij ishte më shumë se një fragment. Pasi dërgoi fotot në Muzeun Royal Tyrrell, ai mësoi se kishte gjetur kockat e një hadrosauri të vogël. Pasi muzeu dërgoi ekipin në vend, u gjendën 30 deri në 50 eshtra tjera në muret e kanionit.

“Ky hadrosaur i ri është një zbulim shumë i rëndësishëm, pasi vjen nga një interval kohor për të cilin ne dimë shumë pak. Zbulimi i Nathan do të na ndihmojë të plotësojmë këtë boshllëk të madh në njohuritë tona për evoluimin e dinosaurve”,- tha François Therrien, kurator i paleoekologjisë së dinosaurëve në Muzeun Royal Tyrrell.

Shiko fotografinë 1905709

//classlifestyle
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top