12 vendet më novatore të Evropës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, “OECD” Zvicra është vendi evropian që ka aplikuar për më shumë patenta në tre zyrat kryesore të gjithë globit, SHBA, BE dhe Japoni. Shtatë prej vendeve në krye të listës së “OECD” janë në Evropë. Ky është një kontrast mjaft intrigues, duke pasur parasysh reputacionin që ka Evropa, si një vend, ku ndryshimi ndodh më ngadalë se në vende të tjera si SHBA dhe Azi. Por, me kalimin e viteve, vendet evropiane kanë vazhduar të investojnë në kërkimet bazë. Kjo ka pasur mjaft përfitime, por për të ruajtur këtë zhvillim, sipas ekspertëve, Evropa duhet të gjejë mënyra të inkurajojë dhe përkrahë kompanitë e vogla. Fokusi i kërkimit dhe rinovimit në Evropë merr shije tjetër, kur krahasohet me vende të tjera. Duke qenë se evropianët janë bërë më të pasur, kompanitë evropiane ia kanë dalë mbanë të përmbushin kërkesat e këtyre konsumatorëve.
Kjo do të thotë se kompanitë evropiane kanë tendencën të sjellin risi në industritë e stabilizuara tashmë dhe të vendosin theksin tek cilësia. Makinat përbëjnë një industri të madhe për novacion: “Saab” në Suedi, apo “BMث” në Gjermani synojnë të vendosin standarde botërore për seriozitetin e makinave. Ky është një qëndrim ndryshe nga ai i prodhuesve kinezë apo indianë, të cilët krijojnë duke pasur parasysh konsumatorët lokalë, pra duke synuar prodhimin e automjeteve me kosto të ulët. Korporatat e mëdha vërtiten akoma në skenën e evropiane. Për shembull, Zvicra, vendi i çokollatave me cilësinë më të lartë, thikave të ushtrisë dhe orëve është vendi bazë për kompanitë shumëkombëshe si “Nestle”, kompania më e madhe e ushqimit në botë, si dhe “Riechemont” e “Swatch”. Zvicerianët janë gjithashtu të fuqishëm në sektorin farmaceutik, me kompanitë si “Roche” dhe “Novartis”. Dhe sigurisht, ideja e parë e “World Wide Web” u zhvillua në CERN, Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore, në Zvicër. Disa ekspertë shqetësohen se mos Evropa në përgjithësi, dhe Zvicra në veçanti duhet të përkrahin kompanitë më të vogla. Zvicra nuk i ka atribuuar burime të mëdha eskpertizës në zhvillim e sipër në fushën e bioteknologjisë apo nanoteknologjisë, veçanërisht në krahasim me SHBA-në dhe Japoninë. Pak kompani zvicerane e kanë pasur fillimin e tyre në universitete dhe janë kthyer më pas në kompani të pavarura. “LiberoVision” e themeluar në vitin 2006, filloi me kërkime të kryera në laboratorin e grafikës në “ETH Zurich”. Sidoqoftë, Evropa mund të kthehet në një objektiv të këndshëm në të ardhmen, duke pasur parasysh se ka infrastrukturën e duhur për të kthyer kërkimet bazë në prodhimin e brezit të ardhshëm.

Evropa është epiqendra e zhvillimeve në energjinë e gjelbër.
Rregullat qeveritare kanë krijuar një klimë të përshtatshme për investime të tilla dhe sipërmarrësit e kanë kapur një rast të tillë. Evropa po zhvillon një ekspertizë më të thellë në përpjekjet për të prodhuar energji alternative, veçanërisht energji nga era dhe diellore. Ja disa prej këtyre projekteve novatore.

Ishujt diellorë:
Sipas një kontrate me Emiratet e Bashkuara Arabe, Qendra Zviceriane për Elektronikën dhe Mikroteknologjinë po ndërton “ishujt diellorë”, panele diellore 100-metërshe që qëndrojnë mbi shkretëtirë dhe e kthejnë energjinë diellore në elektricitet.

Fuqia vullkanike:
Energjia gjeotermale nga aktivitetet nëntokësore vullkanike është lënda bazë e burimeve energjetike në Islandë. Gjeologët në Projektin e Shpimit të Nëntokës Islandeze po ndërtojnë puse rreth 5 kilometra të thellë.

Oxhaqet diellore:
Mileniumi Diellor Gjerman po zhvillon komplekse oxhaqesh diellore që prodhojnë energji. Ato nuk kërkojnë ujë për t’u ftohur dhe kështu mund të përdoren dhe në ambiente të thata. Kompania beson se do të mund të konvertojë 65 përqind të energjisë në rrezatimi diellor, në energji.


1. Zvicra

Aplikimi për patenta shpikjesh të reja: 106.7 për një milionë banorë
Studiuesit me kohë të plotë: 6.1 në 1000 punonjës
Kompanitë kyçe novatore: “Novartis”, “Roche”
Kompania që aplikuar më shumë Organizatën Evropiane të Patentave: “Novartis”, me 440 aplikacione


2. Gjermani

Aplikimi për patenta shpikjesh të reja: 76 për një milionë banorë
Studiuesit me kohë të plotë: 7.2 në 1000 punonjës
Kompanitë kyçe novatore: “Siemens”, “BASF”, “Bosch”, “Bayer”
Kompania që aplikuar më shumë Organizatën Evropiane të Patentave: “Siemens”, me 4425 aplikacione


3. Holandë

Aplikimi për patenta shpikjesh të reja: 72.6 për një milionë banorë
Studiuesit me kohë të plotë: 4.9 në 1000 punonjës
Kompanitë kyçe novatore: “Philips Electronics”, “Royal Dutch Shell”
Kompania që aplikuar më shumë Organizatën Evropiane të Patentave: “Philips”, me 4425 aplikacione


4. Suedi

Aplikimi për patenta shpikjesh të reja: 72.3 për një milionë banorë
Studiuesit me kohë të plotë: 12.7 në 1000 punonjës
Kompanitë kyçe novatore: “Ericsson”, “ABB”, “Volvo”, “TeliaSonera”
Kompania që aplikuar më shumë Organizatën Evropiane të Patentave: “Novartis”, me 485 aplikacione


5. Luksemburg

Aplikimi për patenta shpikjesh të reja: 51.7 për një milionë banorë
Studiuesit me kohë të plotë: 7.3 në 1000 punonjës
Kompanitë kyçe novatore: “ArcelorMittal”, “RTL GROU”


6. Finlandë

Aplikimi për patenta shpikjesh të reja: 50.3 për një milionë banorë
Studiuesit me kohë të plotë: 16.6 në 1000 punonjës
Kompanitë kyçe novatore: “Nokia”, “Storia Enso”
Kompania që aplikuar më shumë Organizatën Evropiane të Patentave: “Nokia”, me 882 aplikacione


7. Danimarkë


Aplikimi për patenta shpikjesh të reja: 40.5 për një milionë banorë
Studiuesit me kohë të plotë: 10.2 në 1000 punonjës
Kompanitë kyçe novatore: “Novo Nordisk”, “Vestas ثind”, “Systems”
Kompania që aplikuar më shumë Organizatën Evropiane të Patentave: “Novo Nordisk”, me 252 aplikacione


8. Francë

Aplikimi për patenta shpikjesh të reja: 39.3 për një milionë banorë
Studiuesit me kohë të plotë: 8.2 në 1000 punonjës
Kompanitë kyçe novatore: “Thomson SA”, “Alcatel-Lucent”, “L’Oreal”
Kompania që aplikuar më shumë Organizatën Evropiane të Patentave: “Thomson”, me 569 aplikacione


9. Austri


Aplikimi për patenta shpikjesh të reja: 36.5 për një milionë banorë
Studiuesit me kohë të plotë: 7.2 në 1000 punonjës
Kompanitë kyçe novatore: “Telekom Austria”
Shpenzimet vjetore: 2.5 përqind e GDP-së


10. Belgjikë

Aplikimi për patenta shpikjesh të reja: 31.8 për një milionë banorë
Studiuesit me kohë të plotë: 8 në 1000 punonjës
Kompanitë kyçe novatore: “InBev”, “Belgacom”, “UCB”
Shpenzimet vjetore: 2.5 përqind e GDP-së


11. Britani e Madhe

Aplikimi për patenta shpikjesh të reja: 26.4 për një milionë banorë
Studiuesit me kohë të plotë: 5.8 në 1000 punonjës
Kompanitë kyçe novatore: “Unilever”, “AstraZeneca”, “BT GRoup”
Kompania që aplikuar më shumë Organizatën Evropiane të Patentave: “Unilever”, me 399 aplikacione


12. Norvegji

Aplikimi për patenta shpikjesh të reja: 24.1 për një milionë banorë
Studiuesit me kohë të plotë: 9.2 në 1000 punonjës
Kompanitë kyçe novatore: “StatoilHydro”, “Telenor”, “Yara”
Shpenzimet vjetore: 1.5 përqind e GDP-së

To
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top