12 sëmundjet që kuron fara e zezë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Fara e zezë (Nigella Sativa), është një bimë që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Falë përbërjes që ajo ka efektet e saj kuruese për sëmundje të ndryshme janë të shumta. Ajo përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara e zezë përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajra të ndryshëm, 21 për qind albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet. Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantët si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karotin forcojnë sistemin mbrojtës te trupit.
Pastrimi trupit
Përveç efektit që jep fara e zezë në sistemin imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht ajo pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura toksina (Toxin), përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Fara e zezë ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. ثshtë mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillueshëm përdorimi i saj në sëmundjet si AIDS, kanceri etj. Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë është vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes së botës përëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Përdorimi i farës së zezë për sëmundje specifike:
1. Dhimbje kokë ose migrena: Marrja e dozës orale dhe aplikim në ballë ose në pjesën me dhimbje. Të largohet nga ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave.
2. Sëmundjet reumatizmale: Marrja e dozës orale ditore dhe aplikim në pjesët me dhembje dy herë në ditë për rreth tre muaj.
3. Diabeti: Marrja e dozës ditore orale dhe një gotë çaji ‘santonica’ të zier.
4. Imuniteti i fëmijëve: Marrja e dozës orale ditore për tre muaj.
5. اlirim për sëmundjet e hundës: Tri luge çaji çdo ditë për një javë si dhe masazh për pjesët e sëmura.
6. Ulja e kolesterolit në gjak: Marrja e dozës orale ditore dhe largimi nga ngrënia e yndyrave (për efekt të uljes së peshës).
7. Contusions dhe propodiplegia: Marrja e dozës orale ditore dhe masazh i pjesës së dëmtuar për pesëmbëdhjetë minuta dy herë në ditë.
8. Stomaku dhe ulçera: Marrja e dozës orale ditore, kufizimi i të ngrënit të ëmbëlsirave dhe frutave agrume. Këshillohet testimi i hormoneve tiroide dhe masazh i jashtëm dhe ngrënia e shegës bashkë me lëkurën e saj të brendshme.
9. Në raste ftohjeje, marrje fryme, kollë: Në një gotë uji me çaj dhe sheqer hidhet një lugë kafe vaj fare të zezë dhe pihet para se të bini në gjumë dhe vendoset dhe një kompresë e ngrohtë në kraharor; qetësohesh menjëherë.
10. Për kurimin e infeksioneve të zemrës dhe ngushtimin e venave: Pihet vazhdimisht vaji me çfarëdo pije të nxehtë. Kjo ndihmon në shkrirjen e yndyrave, zgjerimin e damarëve dhe arterieve.
11. Për sëmundjet e lëkurës dhe lebrozës: Lyhet vendi i prekur nga sëmundja me uthull molle dhe më pas lyhet me vajin e farës së zezë për 15 ditë.
12. Për kurimin e rasteve të dobësisë seksuale, nevojitet 200 gr kokërr fare të zezë të shtypur (pluhur), 50 gr vaj ulliri, 100 gr dylli të shtypur (dyllë pemë mashkull), 50 gr vaj fare të zezë, 50 gr vaj xhirxhiri (sallatë arabe, në anglisht rocket ose eatercress) si dhe 200 gr mjaltë i pastër. Këto përzihen mirë së bashku dhe përgatesa përdoret një lugë kafeje pas çdo vakti. Kjo kurë kthen aktivitetin edhe nëse je në moshë të thyer.

Veçoritë e vajrave acidik të pangopur:
Ndihmojnë metabolizmin e trupit
Nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm
Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike
Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet
Kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale
Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut
Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër
Ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve
Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë
1 gram nga vaji i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore

Doza normale e përdorimit Për të rritur: Një lugë çaji në mëngjes dhe një në mbrëmje, ose 2-3 kapsula në ditë
Për fëmijë nën 8-vjeç: Gjysma e sasisë së lartpërmendur

zeriyt.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top