12 persona janë nxjerr gjallë nga Kovid-qendra në Tetovë, gjendja e tyre është stabile

Vajza

🪡
Jo zyrtarisht 12 persona janë nxjerrë të gjallë nga Spitali Modular dhe janë dërguar për shërim nëpër institucione te ndryshme shëndetësore, përfshi edhe Qendrën Klinike në Shkup. Gjithashtu mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndryshe nga kjo tragjedi e mbrëmshme numri i viktimave ka arritur në 14, kjo është konfirmuar edhe nga Prokuroria e shtetit.

Shiko fotografinë 1928512Shiko fotografinë 1928513Shiko fotografinë 1928514
 
Prokuroria jep detaje për viktimat në Tetovë: Duhet t’u bëhet analiza e ADN-së, është vështirë të identifikohen


Disa nga viktimat në Tetovë kanë pësuar djegie të mëdha, derisa është vështirë të identifikohen.




Sipas një komunikate për media nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut, thuhet se për identifikimin e disa viktimave, duhet të bëhen analiza të ADN-së, transmeton Alsat.

Po ashtu, sipas kësaj komunikate, për momentin janë konfirmuar se ka 14 viktima, ndërsa në mesin e tyre nuk ka nga stafi mjekësor.

“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë./ Alsat.mk
 
Kjo eshte pakujdesi!
Pakujdesi e madhe. Dikujt i digjet zemra se ka humbur nje femije, nje prind, nje mik...dhe kush e merr pergjegjesine per kto?
Askush.
Dhimbjen do e ndjejne vetem personat qe kane humbur dike, shtetit nk i behet vone aspak.
Nk dine te japin nje deklarate se akoma skane bo skenarin se ca do thone!

E dini cdo te thote mos te kesh staf te mjekeve ne spital?
Sot ne kte kohe! Kjo eshte turp i madh.
 
Qofshin te xhenetit ? .

Isha tu e ndjek mbrem si tek Alsat si tek Klani njekohesisht

Si ka mundesi qe asnji nga stafi nuk ka pesu lendime serioze ?
Pse nuk u prenencu asnji nga pushtetaret e larte ?
 
Edhe prap neve jemi ato që për 1000 denar dhe një pako cigare ja japim votën ktyre hajnave. Ato skanë moral e as dinjitet, por paktën të ishin njerëzore e të jepnin dorëheqjen që mbrëmë, më në krye me atë Teuta kreshten dhe monstri Filipçe! Por do gjejn një viktimë tjetër tani, donjë rojtar ose drejtorin e spitalit që të mbylojnë këtë masakër.
 
Qofshin te xhenetit ? .

Isha tu e ndjek mbrem si tek Alsat si tek Klani njekohesisht

Si ka mundesi qe asnji nga stafi nuk ka pesu lendime serioze ?
Pse nuk u prenencu asnji nga pushtetaret e larte ?
Sepse e imitojnë Irakun, andej dogjën 2 spitale me pacient të sëmurë nga Kovidi, pa asnjë staff mjekësor brenda.
Dhe dje ishte pavarësia e Maqedonis, kështu e festuan t'u i djeg shqiptarët përsë gjalli. ?
 
Sepse e imitojnë Irakun, andej dogjën 2 spitale me pacient të sëmurë nga Kovidi, pa asnjë staff mjekësor brenda.
Dhe dje ishte pavarësia e Maqedonis, kështu e festuan t'u i djeg shqiptarët përsë gjalli. ?
Zoti i shkatrroft jarebi se nuk vritet njeriu kshu . As mos me e njoft familja njeriun e vet se cili esht ? Kjo ishte hila tyre me gjet mundesin se si mos me ra n sy por kjo duket ashiqare !
 
Zoti i shkatrroft jarebi se nuk vritet njeriu kshu . As mos me e njoft familja njeriun e vet se cili esht ? Kjo ishte hila tyre me gjet mundesin se si mos me ra n sy por kjo duket ashiqare !

Mendoj qe ka qene pakujdesi dhe ju ka dale situata jashte kontrrollit.
Derisa te ngrejne alibine e fajtorit me sa me pak deme penale do kete heshtje,

Mjere ata qe iken thuaj me tmerr, dhe mjere familjet e tyre me gjithe kete dhimbje qe kane.
 
Mendoj qe ka qene pakujdesi dhe ju ka dale situata jashte kontrrollit.
Derisa te ngrejne alibine e fajtorit me sa me pak deme penale do kete heshtje,

Mjere ata qe iken thuaj me tmerr, dhe mjere familjet e tyre me gjithe kete dhimbje qe kane.
Demi u be ! Qa do me gjet mo ? Jan djeg njerz qe nuk u dallohet surrati ???
 
news33.tv
KRONIKË E ZEZËU THA SE NUK KISHTE VIKTIMA NË RRADHËT E BLUZAVE TË BARDHA, PËRLOTIN MIQTË E MJEKUT QË HUMBI JETËN NË TETOVË: VIRUSIN E FITOVE, POR…Shiko fotografinë 1928538
Mëngjesin e sotëm u njoftua që në mes të viktimave nga zjarri i rëndë në spitalin Covid të Tetovës nuk është gjetur asnjë nga pala e bluzave të bardha.

Por me sa duket ky njoftim nuk ka qëlluar i vërtetë, pasi neës33 ka mësuar se mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën edhe një mjek i uajtur Ferdi Saciri.

Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e afërm të tij, të cilët kanë përlotur me fjalët e ndjera. Mjeku i ndjerë pak kohë më parë kishte kaluar edhe Covid-19, një betejë që e kishte fituar, por këtë ngjarje të rëndë të mbrëmshmen jo.
 
Kjo tragjedi nuk mbahet mend, flasin dëshmitarët okular
Redaksia
9 Shtator, 2021
14


Banorët e Tetovës të cilët në momentin e shpërthimit kanë qenë në afërsi të spitalit modular rrëfehen se kjo është një tragjedi shumë e rëndë e cila nuk mbahet mend në 40 vitet e fundit.

“Mbrëmë kemi parë një tragjedi të cilën nuk e kemi parë që 40 vite në këtë lagje. Jetoj këtu afet, t’ju them të drejtën jam pa gjumë, sikurse e dhe ju, me siguri gjithë natën keni bërë hulumtime. Kjo si ngjarje që kam parë unë, ka ndodhur diku ora 21:04 ose 21:05 minuta, në këtë moment dikush është lajmëruar, ka njoftuar organet kompetente, zjarrfikësit, policinë. Në ora 21:10 minuta kam qenë këtu afër diku, dy të parat veçmë se ishin të djegura…zjarrfikësit ishin në vendngjarje, aq sa kanë mundur ata ta bëjnë punën e vete… Kemi ndihmua familjarët me ujë me diçka, u munduam që të ndihmojmë të shpëtojmë, por ata që kanë shpëtuar kanë ndihmuar veten, kanë pas fuqi dhe kanë dalë, sepse e dimë që kanë qenë në oksigjeno terapi”, u shpreh një dëshmitar okularë.

Ndërkohë një tjetër dëshmitarë hedh dyshime se mos vallë zjarri ka qenë i qëllimshëm, duke pas parasysh se kohë më parë persona të panjohur tentuan ti dëmtojnë gypat e oksigjenit.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar, kjo nuk përshkruhet me fjalë, mendoj mos është e qëllimshme. Në rast se është e qëllimshme, nuk është e njerëzishme… Se njëherë gypat i prenë për aspiratorët, e tash kjo e dyta…”, u shpreh një tjetër dëshmitarë./Alsat/
 
news33.tv
MAQEDONIHUMBI JETËN PASI PRINDËRIT E NXORËN NGA FLAKËT QË SHKRUMBUAN SPITALIN COVID, 20-VJEÇARJA ISHTE ME AFTËSI TË KUFIZUARA


Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me rastin e 20-vjeçares e cila mbrëmjen e djeshme u tha se kishte humbur jetën në flakët e zjarrit në spitalin në Tetovë.

Burime për “Monitor.mk” bëjnë me dije se se 20 vjeçarja ka qenë me aftësi të kufizuara dhe flakëve të zjarrit u ka shpëtuar me ndihmë të familjes, më konkretisht nënës dhe babait të cilët në momentin e ngjarjes kanë qëlluar aty.

“20 vjeçarja është maqedonase, i ka shpëtuar flakëve të zjarrit. E ka shpëtuar babai dhe nëna e vet të cilët kanë qenë aty”, thonë burimet tona.

Burime të njëjta pohojnë se vajza ka ndërruar jetë për shkak të mungesës së oksigjenit./news33.tv
 
Shiko fotografinë 1928543
Kjo vajza që e shihni këtu në foto është viktima më e re, ka patur nënën në atë spitalin e kobshëm të djegur mbrëmë në Tetovë. Nga pamundësia për t’a nxjerrë nënën jashtë, është djegur së bashku me nënën.


6CFBD5B2-323B-45C9-9A81-EE87B2B2D541-1-476x600.jpeg

Incidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së.
 
Shiko fotografinë 1928543
Kjo vajza që e shihni këtu në foto është viktima më e re, ka patur nënën në atë spitalin e kobshëm të djegur mbrëmë në Tetovë. Nga pamundësia për t’a nxjerrë nënën jashtë, është djegur së bashku me nënën.


6CFBD5B2-323B-45C9-9A81-EE87B2B2D541-1-476x600.jpeg

Incidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së.
Kjo eshte mike e imja.
Vec ta dish ca shpirti kishte
Se kuptoj akoma pse ikin njerezit e mire nga kjo bote? :)
 
Kjo eshte mike e imja.
Vec ta dish ca shpirti kishte
Se kuptoj akoma pse ikin njerezit e mire nga kjo bote? :)
Ngushëllime, akoma më rënd është për juve që jeni aty, dhe aq më pak i keni njohur viktimat. Shpirti na është trazuar neve që nuk i njohim, me historit e dhimbshme që kemi dëgjuar rreth viktimave. Zoti durim familjarëve.
Dhe mikja jote InshaAllah bashk me nënën të bashkohen në Xhennet.
 
  • Përqafim
Reactions: NGU
Nuk besoj ose me mire nuk dua ta besoj qe kjo ngjarje asht e qellimshme te pakten nga politika….se urrejtja racore mes njerzve te thjeshte ca nuk ben
 
o Zot sa e rende! Viktimat qofshin te Xhennetit!
 
Cili ishte raporti zyrtar? Shkaku i zjarrit dhe kush ishte pergjegjes?
Dje në orën 5 kemi pritur përgjigje,dhe dëgjuam vetëm disa fjal të përsëritura "mundet" "mëndoj", "ende nuk japim dot detaje". Ndërkohë EU I kishe propozuar nga inspektorati vet të zbulojnë rastin si ka ndodhur, këto tonat normal nuk e kanë pranuar se ju del boja.
Ndyrësira, vrasës!
Para një javë ka pasur akt terrorist tek i njëjti spital. Ndyrësirat kanë qenë në dijeni se do ndodhë diçka të këtij lloj tmerri. Ndyrësirat e kanë festuar paversinë me gjakun e shqiptarëve. Ndyrësirat nuk japin dorëheqjen sepse ende duan të thithin gjak njerëzish.

P.s më fal më erdhi diku të shfryhem. ?
 

Mos pyetni si u kall spitali i Tetovës – atë e kallëm të gjithë ne!​


Kim Mehmeti

Ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dhembja shkon përtej dhembjes dhe kur duhet t’i dorëzohemi asaj e ta ndjejmë poaq sa familjarët e atyre që shkuan të mjekohen, por që askush nuk i pa si dhanë shpirt.

Dhe përderisa në heshtje do e jetojmë dhembjen e atyre që i humbën më të dashurit e vet, do vërejmë se pikëllimi i lind pyetjet që nuk ia shtrojmë vetes në kohën e duhur, si për shembull atë si u bëmë shoqëri ku thuajse për çdo ditë e djegin të sotmen tonë, ku për çdo ditë shtëpinë tonë që na e ka dhënë Zoti e mbulojnë me plehra, si u bëmë shoqëri ku askush nuk përgjigjet për asgjë, si u bëmë tokë që nuk i do fëmijët e saj, e ku disa përfitojnë edhe nga ndërtimi i spitaleve edhe nga hapja e varrezave ku na groposin!?

Po pra, tragjedia rrëqethëse që sot e jeton Tetova dhe të gjithë ne, mund edhe t’i lind përgjigjet që jemi shtirë se nuk i dimë, si për shembull atë se spitalin modular në Tetovë e kallëm të gjithë ne shqiptarët e Maqedonisë, ne të cilët me dorën tonë ndërtuam shoqëri të papërgjegjshme, ne që edhe jetën edhe vdekjen e lamë në duart e atyre që kërkojnë zbardhjen e shpejt të kalendarit tonë tragjik, duke u bërë se nuk e shohin sa e kanë nxirë fytyrën tonë kolektive.

Sot kur Maqedonia e jeton këtë dhembje rrëqethëse, mos kërkoni përgjegjësi nga askush tjetër përpos nga vetvetja. Sepse vetëm kështu do mund të shohim se përtej dhembjes që përjetojmë sot, qëndron mëkati ynë kolektiv i dekadave të fundit, e gjatë të cilave shumëkush përfitoi edhe nga vdekja edhe nga jeta jonë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top