12 maj, SHQIPERI - Milan

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Sapo degjova qe ne 12 maj eshte konfirmuar pjesammrja e Milanit ne nje ndeshje miqesore me kombetaren Shqipetare.

Kush eshte fans i Juventusit ka nje arsye me shume per te bere tifo kundra Milanit kete takim.

Kush gjen ndo1 lajm me te konfirmuar eshte i lutur ta postoje.

Fitore Shqiperise, Milanin e rrahu dhe Tirana :D
 
Titulli: 12 maj, SHQIPERI - Milan

milanin nuk e rahu tirana ,po TACI OIL me leka .se mos fitoi tiran?!!normal ,te vij ekipi me i mire ne bote ne shqiperi dhe te humbase me tiranen?po bastet si do humbnin?!
 
Titulli: 12 maj, SHQIPERI - Milan


Kush gjen ndo1 lajm me te konfirmuar eshte i lutur ta postoje.



Merre infon:

Code:
Milan, miqësore me Kombëtaren "B" në Tiranë 

Yjet kuqezi me formacionin më të mirë: Më 12 maj në "Qemal Stafa" vijnë Kaka, Ronaldinjo, Pato e Bekham


Milani kthehet në Shqipëri. Yjet kuqezi të drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti do të luajnë më 12 maj në stadiumin "Qemal Stafa", kundër Kombëtares "B" për trofeun "Albania Reads", nga i cili do të sigurohen fonde për UNICEF-in. Vizitat e klubit që ka fituar më shumë tituj në botë kthehen në këtë mënyrë në traditë, pas miqësores së zhvilluar më 14 tetor 2008, kundër Tiranës. Gjithsesi, ndryshe nga gjashtë muaj më parë, këtë herë skuadra që renditet e dyta në Serinë A do të mbërrijë në formacion të plotë. Përveç Ronaldinjos, Maldinit, Sedorf, Inzagit e Shevçenkos, sportdashësit shqiptarë do të kenë shansin të ndjekin në aksion edhe Kakanë, Paton dhe Devid Bekham. "Ftesa për të luajtur me Milanin është pranuar me kënaqësi", pohoi përgjegjësi i zyrës për shtyp, Tritan Kokona. "Data është caktuar dhe më 12 maj, Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me klubin prestigjioz italian". Ai sqaroi se për shkak të impenjimeve me klubet, titullarët e përfaqësueses kuqezi do ta kenë të vështirë të paraqiten në këtë miqësore luksi. "Skuadra do të përbëhet nga futbollistët më të mirë të kampionatit. Mund të themi se kjo do të jetë Kombëtarja ‘B‘, pasi aty do të jenë prezentë lojtarët e Kategorisë Superiore, që janë kontingjent i skuadrës ‘A‘, ndërkohë që nuk do të mungojnë as kandidatët për të fituar një vend në përfaqësuese. Duhet kuptuar se kjo nuk është datë e lirë e FIFA-s dhe klubet evropiane nuk janë të detyruara t‘i lejojnë futbollistët të largohen. Por, nuk përjashtohet prezenca e ndonjërit prej emrave të mëdhenj, gjithmonë nëse arrijnë të sigurojnë leje për këtë ndeshje prestigjioze". Kokona sqaroi gjithashtu se ardhja e Milanit në Tiranë do të spostojë finalen e Kupës së Shqipërisë. "Ndeshja ishte parashikuar të luhej më 13 maj, por prej kësaj miqësoreje ajo do të zhvillohet një javë më parë, pra në datën 6", përfundoi Kokona. Detajet e miqësores do të bëhen publike në mesjavë, nga organizatori Rezart Taçi.

Miqësoret

Në fakt, që prej ardhjes së parë të Milanit në Tiranë, dëshira ishte të zhvillohej një miqësore me përfaqësuesen shqiptare. Megjithatë, përplasja e datave nuk e mundësoi këtë ndeshje. Më 15 tetor kuqezinjtë u përballën me Portugalinë, në eliminatoret e Botërorit 2010. Palët negociuan për ta zhvilluar takimin në një datë të mëvonshme, por kjo ishte e pamundur të realizohej. Udhëtimi i dytë i skuadrës së mirënjohur në arenën ndërkombëtare drejt kryeqytetit tonë ndodh në kuadër të politikave të klubit, për të përhapur markën "Milan" në të gjithë botën. Shqipëria është vetëm etapa e radhës, sepse në këto vitet e fundit të besuarit e Ançelotit kanë luajtur në shumë vende. Miqësorja e tyre e fundit është ajo e datës 22 prill 2009, me lojtarët më të mirë të përzgjedhur nga kampionati hungarez. Në "Ferenc Pushkash" kuqezinjtë fituan me rezultatin 5-2, me rrjetat e Kakasë, Shevçenkos (2 gola), Sedorf dhe uruguaianit Viudez.



Fitore Shqiperise, Milanin e rrahu dhe Tirana :D


vetem nje ekip eshte ne shqiperi qe vlen: TIRONA
ket here ka per te fitu milani
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top