114 vjet mbi supe, ja njeriu me i vjeter ne Shqiperi

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ne zonen e ish kenetes ne Durres, jeton nje almanak i vertete shekullor, i denje per te qene ne librin guinness.

Quhet Tane Koleci dhe ka jetuar ne vitet 1800, 1900 dhe 2000. Ajo eshte njeriu me jetegjate i gjalle ne Shqiperi. Ka lindur ne vitin 1896 ne nje moment te turbullt per Shqiperine, duke jetuar permes renies e perandorise osmane, luftes se pare dhe te dyte boterore, renies se Zogut, periudhen e komunizmit dhe se fundi periudhen e demokracise.

Nipi i bashkeshortit te saj te ndjere, Mexhiti, prej dy vitesh kujdeset per te. Ai thote se disa dite me pare kaloi nje gjendje gripale por e kaloi pa asnje problem. “Eshte martuar ne vitet ‘25 dhe ka jetuar me burrin deri ne vitin 1974. Nuk ka lene femije dhe ka ngelur vetem”, thote ai.
tane-koleci.jpg
Ajo ka humbur kujtesen, nuk shikon mire dhe pjesen me te madhe te kohes e kalon ne gjume, ndersa prej disa kohesh, merr nje pension te vecante nga shteti. Ka pire rregullisht kafe e duhan dhe ndonese buzet nuk i binden, cibukun nuk e ndan asnjehere nga vetja. “Ka pasur gjendje te mire ekonomike dhe ka qene grua shume punetore”, shton Mexhiti per njeriun me te vjeter ne vendin tone, e cila ka jetuar dhe jeton mes historise per te qene pjese e saj.
•tch•
 
Titulli: 114 vjet mbi supe, ja njeriu me i vjeter ne Shqiperi

A nuk duhet te hyje ne guinness??? apo ka njeri me te madh?
 
Titulli: 114 vjet mbi supe, ja njeriu me i vjeter ne Shqiperi

Ne zonen e ish kenetes ne Durres, jeton nje almanak i vertete shekullor, i denje per te qene ne librin guinness.

Nga e ka prejardhjen kjo nena se tek keneta vetem te ardhur ka....


E shikoni qe se ka ndare asiher duhanin dhe kafen bravo nene je shembulli me i mire qe duhani te zjat jeten...

Se di sa eshte njeriu me i moshuar ne bote por kjo me te vertete duhet te jet 1 nga kandidatet e pare per guines.
 
Titulli: 114 vjet mbi supe, ja njeriu me i vjeter ne Shqiperi

Po pse thone duhani te shkurton jeten :P
 
Back
Top