11 fjalitë që njerëzit e suksesshëm ia përsërisin vetes çdo ditë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

11 fjalitë që njerëzit e suksesshëm ia përsërisin vetes çdo ditë​

Arritjet në këtë jetë bazohen në veprime konkrete, dhe jo vetëm në mendime. Gjithsesi një arritje fillon me një ide, një perspektivë, një qasje apo edhe vetëm një qëndrim. Më poshtë janë disa nga gjërat që i thonë vetes çdo ditë njerëzit jashtëzakonisht të suksesshëm, dhe si këto fjalë i nxisin ata të marrin veprime që i çojnë drejt një suksesi edhe më të madh.

  1. “Nuk mund të bëj gjithçka sot, por mund të hedh një hap të vogël”
Ju keni plane, qëllime, ide. Po kujt i interesojnë ato? Ju nuk keni asgjë derisa nisni vërtet të bëni diçka. Çdo ditë, ne lejojmë hezitimin dhe pasigurinë që të na pengojë të veprojmë për realizimin e ideve tona. Ndaj, zgjidh një plani, qëllim apo ide. Kështu filloni, pra bëni një hap të vogël. Hapi i parë është më i vështiri, të tjerët janë gjithmonë më të lehtë.

2“Do të bëj atë që askush tjetër nuk është i gatshëm t`a bëjë”
Shpesh mënyra më e lehtë për të qenë ndryshe, është të bësh gjërat që nuk pranojnë t’i bëjnë njerëzit e tjerë. Prandaj, zgjidhni të bëni diçka të tillë. Ajo mund të jetë e thjeshtë, mund të jetë e vogël. Nuk ka rëndësi. Çfarëdo që të jetë, bëje. Dhe menjëherë do të jeni pak më ndryshe nga pjesa tjetër e njerëzve.

Çdo ditë mendoni të bëni një gjë që nuk është i gatshëm t`a bëjë askush. Pas një jave, do të jeni një njeri i pazakontë. Pas një muaji, do të jeni i veçantë. Pas një viti, do të jeni të jashtëzakonshëm.

3“Unë do të përballem me frikën”
Frika më paralizuese është frika nga e panjohura. Megjithatë, ndonjëherë asgjë nuk rezulton të jetë aq e vështirë apo e frikshme sa mendojmë ne. Mbi të gjitha, është shumë emocionuese t`a kapërcesh një frikë të caktuar. Ndaj bëni çdo ditë diçka që është paksa e frikshme, qoftë fizikisht apo emocionalisht.

4“Unë do të vlerësoj dikë që është i pavlerësuar”
Disa punë kërkojnë më shumë përpjekje sesa aftësi. Shpërndarja e pakove, furnizimi i marketeve janë detyra relativisht të lehta. Dallimi qëndron tek përpjekja. Prandaj, bëni më shumë sesa t’i thoni “faleminderit” në mënyrë instiktive dikujt që bën një punë pa marrë si këmbim mirënjohjen.

Buzëqeshini atij, vendosni kontaktin me sy. Shkëmbeni një fjalë të mirë me të. Të gjithë përreth jush janë njerëz që punojnë shumë, duke marrë pak ose aspak mirënjohje. Angazhohuni të jeni personi që njeh të paktën njërin prej tyre çdo ditë. Kjo do t`ju japë jo vetëm respekt por do t’ju ndryshojë qasjen për jetën.

5“Do të dëgjoj 10 herë më shumë se sa do të flas”.
Unë flas zakonisht shumë. Mendoja se isha i zgjuar dhe mendjemprehtë. Por shumë njerëz nuk e ndjejnë nevojën që të flasin. Ndërsa unë e urrej kur ndodh kjo gjë, nganjëherë e kuptoj që jam duke folur shumë pasi personi përballë nuk është i interesuar mbi atë që po them, por për shkak se unë jam i interesuar mbi atë që dua të them. Mos flisni asnjëherë vetëm për të kënaqur veten. Kur ju e bëni këtë, nuk kënaqni askënd.

6“Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë”.
Shumicën e kohës, ne shqetësohemi mbi atë që mendojnë njerëzit e tjerë. Kështu, nëse doni realisht të hapni një biznes – për të cilin ju mendoni se ju duhen vetëm disa orë – jeni të shqetësuar se mos njerëzit mund të thonë se ju jeni i çmendur. Gjithsesi, ju hidheni atë hap. Jeta juaj është vetëm e juaja, dhe jetojeni atë sipas mënyrës tuaj.

7“Do t’i përgjigjem pyetjes që nuk është bërë”
Njerëzit ndonjëherë janë në mëdyshje. Nganjëherë janë të pasigurt, apo të ndrojtur. Cilado qoftë arsyeja, ata do të ngrenë një tjetër pyetje nga ajo që do të duan t’i japin vërtet përgjigje. Një punonjës mund t’ju pyes nëse ju mendoni se ai duhet të ndjekë një kurs kualifikimi. Ajo që ai dëshiron të dijë në të vërtet, është nëse ju mendoni se ai është në gjendje të rritet në përgjegjësi në atë sipërmarrje. Ai shpreson që ju do t’i thoni po, dhe shpreson që t`a arsyetoni pse-në. Pas shumë pyetjeve qëndron një pyetje e pa ngritur. Kushtojini vëmendje dhe kështu mund t’i përgjigjeni edhe asaj. Pasi kjo është përgjigja që mund të dojë personi që keni përballë.

8“Do të jem në rregull me më pak përsosmëri”.
Po, ju keni vetëm një shans për të lënë përshtypjen e parë. Po, përsosmëria është i vetmi rezultati pranueshëm. Fatkeqësisht, asnjë produkt apo shërbim nuk është kurrë i përsosur, dhe asnjë projekt apo nismë nuk është planifikuar në një mënyrë të përsosur.

Në fakt, synimi drejt përsosmërisë mund të jetë shpesh armiku juaj më i keq. Puno fort, dhe pastaj lëri gjërat që të shkojnë në rrjedhën e tyre. Do të jenë klientët dhe kolegët tuaj, ata kë do t’ju thonë se çfarë duhet përmirësuar.

9“Do të përpiqem t`i bëj gjërat edhe më mirë”
Ne të gjithë dështojmë herë pas here. Që të gjithë kemi gjëra që mund t’i kishim bërë

më mirë. Fjalët, veprimet. Por njerëzit e suksesshëm nuk presin që të jenë të përkryer. Ata mendojnë se kanë gjithmonë mundësi për t`u përmirësuar. Prandaj kthehuni një moment tek e djeshmja, dhe reflektoni se çfarë shkoi mirë. Pastaj mendoni mbi atë që nuk shkoi dhe aq mirë. Pastaj merrni përgjegjësitë tuaja, dhe premtojini vetes se në vazhdim do të përpiqeni t`i bëni gjërat edhe më mirë.

10“E vetmja gjë që mund të bëj gjithmonë është të shkojë përtej të tjerëve”
Ju mund të mos keni dhe aq shumë përvojë, mund të mos keni shumë para, shumë lidhje shoqërore, apo të jeni shumë i talentuar. Por mund të keni edhe aftësinë të shkoni përtej të tjerëve me idetë tuaja. Çdo kush mund të flasë për këtë gjë, por pak njerëz e zbatojnë në praktikë. Edhe kur duket sikur të gjitha shanset janë kundra jush, përpjekja dhe këmbëngulja mund të jenë avantazhet tuaja konkurruese për të cilat keni nevojë.

11“Do të ndalem, dhe do të nuhas trëndafilat e mi”
Ju mund të keni plane dhe synime të mëdha. Dhe nuk jeni kurrë të kënaqur, pasi kënaqësia krijon vetëkënaqësi. Mjerisht, në shumicën e kohës do të jeni të pakënaqur, pasi po e vrisni më shumë mendje mbi atë që ju nuk keni arritur, sesa atë që tashmë e keni arritur.

Ndaluni një moment dhe mendoni për atë që tashmë keni, si profesionalisht dhe sidomos personalisht. Në dallim nga një dëshirë, ajo që keni nuk është një shpresë, dëshirë apo një ëndërr. Ajo që tashmë keni është e vërtetë. Dhe është e jashtëzakonshme. Ajo është e juaja. Ndaj, vlerësojeni atë. / Inc. – Bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top