104-vjeçarja që ndryshoi rregullat e Facebook

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
104-vjeçarja që ndryshoi rregullat e Facebook
104vjec.jpgNë jetë nuk është kurrë vonë për të mësuar, për të luajtur, për t’u defryer dhe për të patur…profilin tënd të vërtetë në Facebook.

Me këtë parim, 104-vjeçarja Marguerite Joseph fitoi betejën me rrjetin social më të fuqishëm në botë duke tërhequr vëmendjen e vetë Mark Zuckerberg të cilin e detyroi të ndryshojë “rregullat e lojës”.

Marguerite kërkoi t’i bashkohej rrjetit social, sigurisht me ndihmën e mbesës së saj. Por vuri re se për të hapur një profil personal do t’i duhej të hiqte dorë nga mosha e saj reale dhe të gënjente me disa vite, jo për faj të saj.

104-vjeçarja nuk e pranoi këtë kusht të Facebook ndaj me ndihmën e nipërve dhe mbesave nisi betejën me rrjetin social për të ndryshuar rregullat. Bëhej fjalë për zgjatjen në kohë të moshës së regjistrimit të Facebook. Para Marguerite viti i lindjes shtrihej deri në vitin 1910, ndërsa ajo vetë kishte lindur në vitin 1908.

Për të mos “i ngrënë hakun”, Facebook i vënë në dijeni të rastit pranoi të korigjohet. Kompania kaliforniane tha se bëhej fjalë për një problem teknik që mori zgjidhje shumë shpejt. U tha, u bë dhe viti i shtrirjes në kohë të të gjithë përdoruesve të Facebook shkon deri në 1905.

Pas këtij rasti Facebook ndoshta uron që të mos i bashkohet një 109-vjeçar se do t’i duhej sërish të ndryshonte rregullat e tij./TCH
 
Titulli: 104-vjeçarja që ndryshoi rregullat e Facebook

LOL LOL LOL. Duan dhe moshat e tej thyera te kenaqen..
 
Titulli: 104-vjeçarja që ndryshoi rregullat e Facebook

disa njerez thjesht refuzojne te plaken. :)

Ke te drejte.
Ka njerez qe nuk e tregojne moshen.
Kam fatin te njoh nje zonje 93 vjecare, qe akoma mban shtepine si kukull, ben tavolina (per shoqet), del, e ka mendjen dhe memorien top!

E paradoksi moshes, tani nje jave, ball per ball ishin 2 zonja, mosha 75 te 2, njera ishte akoma drejtore ne nje shkolle (dicka shkolle per infermiere), shkruante akoma libra, ngiste makinen, pra jete aktive-mendja top; nderkohe qe zonja tjeter- ishte e vrare nga jeta, i dukeshin vitet qe kishin kaluar mbi te, dhe kishin lene damka sic ne fytyre, ashtu dhe ne trup ( nga ngathesia e levizjeve, mungesa e jetesen aktive, memoria me e dobet).

Eshte nje art dhe ky, te dish si te plakesh:)
 
Shume e vertete dhe shume bukur shprehur

por nuk duhet harruar qe jo te gjithe njerezit mund te jetojne jeten qe duan te jetojne, por kjo eshte teme tjeter me duket :P
 
Back
Top