100 futbollistët më të mirë të historisë botërore

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Duke filluar nga Kasiljas, Maldini, Zidane e deri te Ronaldo në sulm
Përpara pak ditësh gazeta e përditshme sportive spanjolle “Marca” ka bërë një sondazh në faqen e saj online, ky pyeste se kush ishin 100 futbollistët më të mitë të Botërorëve duke filluar prej vitit 1966, e deri më sot. Në këtë sondazh janë votuar të gjithë repartet e fushës, duke filluar nga porta, për të kaluar në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm. Përsa i përket portës Iker Kasiljas, dhe pas tij vjen italiani, Bufon dhe Edvin Van der Sar. Në mbrojtje emri i parë në listë është i Paolo Maldinit dhe vetëm me dy vota më pak ndodhet gjermani legjendar Franc Bekenbauer dhe i treti Roberdo Karlos. Mesi i fushës udhëhiqet nga Zinedin Zidane, dhe pas tij Pele e Maradona. Më pas Ksavi Hernandez, Laudrup, Ziko dhe Mishel Platini. Treshja sulmuese përbëhet nga dyshja braziliane Ronaldo-Romario dhe holandezi Marko van Basten i cili ndodhet pas Ronaldos dhe para Romarios.
Zidane më i preferuar se Maradona dhe Pele
Ajo që bie në sy është se francezi Zinedin Zidane është më i preferuar në krahasim me dy legjendat e tjera të futbollit, që janë konsideruar si më të mirët e historisë, Diego Armando Maradona dhe Braziliani Pele. Kjo mbase ngaqë Zizu ka luajtur për Realin e Madridit dhe spanjollët mund ta njohin më mirë se dy legjendat e historisë, pasi nuk ka shumë kohë që i ka “varur” këpucët në “gozhdë” dhe e kanë akoma të freskët ne memorien e tyre atë që bënte Zidane, dhe ajo që ka bërë Pele dhe Maradona, mund të jenë “harruar” disi.
15 portierët më të pëlqyer
Ndërsa në listën e mbrojtësve ekstremë, i pari qëndron portieri titullar i kombëtares së Spanjës, që padyshim është një nga më të mirët, Iker Kasiljas, ndërsa pas tij renditet numri një i portës së Italisë dhe i skuadrës së Juventusit, Xhanluixhi Bufon dhe në vend të tretë qëndron holandezi Edvin va nder Sar. Ndërsa pas tyre renditen, gjermani Oliver Kan, Peter Shmajkel, Lev Jashin, Dino Xof, Valter Zenga, Shilton, Majer, Herald Shumaker, Dasaev, Filol, Antonio Zubizareta dhe Fabien Bartez.
25 mbrojtësit më të pëlqyer
Në renditjen e mbrojtësve, vendin e parë e mban Paolo Maldini dhe legjenda gjermane Franc Bekenbauer dhe i treti Roberto Karlos. Ndërsa pas tyre renditen braziliani, Kafu, legjenda e italisë dhe Milanit, Franko Barezi, Hiero, Kanavaro, Turam, Kuman, Pujol, Dezai, Pasarela, Kamaço, Bobi Mur, اarlton, Breme, Vogts, Karlos Alberto, Braitner, Kempbëll, Kohler, Lahm, Frank de Bur, Horginjo dhe Manolo Sançis.
30 mesfusha më të pëlqyer
Zinedine Zidane pëlqehet më shumë se Pele e Maradona, ndërsa ata që vijnë më pas janë duke filluar nga mesfushori i Barecelonës dhe i kombëtares spanjolle, Ksavi Hernandez, danezi Majkëll Laudrup, braziliani Ziko, francezi dhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, gjermani Lotar Mateus, Bobi اarlton, Françeskoli, Rud Gulit, Sokrates, Luis Figo, Neskens, Andra Pirlo, Mauro Silva, Patrik Vieira, Falkao, Xhorxh Haxhi, Karlos Dunga, Mikael Balak, Devid Bekam, Pol Gaskonj, Robi Kin, Miçel, Dejvis, Marko Tardeli, Sçifo, Frenk Riberi dhe Luis Fernandez.
30 sulmuesit më të pëlqyer
Përsa i përket lojtarëve sulmues në “vijën e parë” qëndrojnë, braziliani Ronaldo, së bashku me holandezin Marko van Basten dhe braziliani tjetër Romario të cilët kanë lënë pas tyre emra gjigantë si Johan Krujf, Gerd Myler, Mario Kempes, legjenda portugeze Eusebio, Roberto Baxho, Gabriel Batistuta, Denis Bergkamp, Jurgen Klinsman, Bebeto, Rivaldo, Paolo Rosi, Hugo Sançez, Davor Shuker, Rumenige, Hristo Stoiçkov, Butragenjo, Tierri Henri, Ronaldinjo, Majkëll Ouen, Geri Lineker, Miroslav Klose, Kanixha, Roxher Milla, Samuel Eto dhe Fernando Torres.
____________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________
Argjentina fiton titullin e parë… “Miss Botërori 2010”

Ashtu si në çdo fillim Kampionatit Botëror organizohet se kush do të jetë bukuroshja që do të shpallet “Miss Botërori”, dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë vit, kur nga konkursi ka dalë fituese argjentinasja Xhernifer Sherman. Bukuroshja nga vendi i Maradonës dhe Mesit e ka fituar këtë konkurs, ajo është 17 vjeç dhe është përzgjedhur si më e bukura nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, konkursi është zhvilluar në Gjermani. Në vend të dytë doli Katerian Janoglu e Greqisë dhe në të tretin, Avalon Vajcig e Holandës. Një shembull frymëzimi për lojtarët e Diego Maradonës dhe një nxitje jo e vogël për të bërë një figurë të mirë. Sherman me origjinë argjentinase fitoi ndaj 31 konkurrenteve të tjera, të cilat mbanin të veshurat bluzat e kombëtareve një për çdo vend finalist të Kupës së Botës, duke fituar edhe një çmim prej 5 mijë eurosh dhe udhëtim në Egjipt. Sherman fitoi në të tre disiplinat, duke bërë një figurë të mirë, fillimisht me bluzën e Kombëtares së Argjentinës, më pas me veshje mbrëmje dhe në fund me bikini. 17-vjeçarja Xhenifer, pas fitores, u shpreh shumë krenare dhe e lumtur për trofeun e fituar. “Jam shumë krenare dhe e lumtur, që unë jam kampione”. Më pas biondja u shpreh se është shumë e vështirë të ndajë Argjentinën dhe Gjermaninë, pasi origjinën e ka nga Amerika Latine dhe banon në Gjermani. “ثshtë gjithmonë e vështirë për mua, pasi zëmra ime rreh njëlloj si për Gjermaninë ashtu dhe për Argjentinën, por në këtë Botëror do të mbështes Argjentinën”, shprehet bukuroshja. Ndërsa juria përbëhej nga emra prestigjiozë, ku midis të tjerëve ishin, Klaudia Efenberg, ish-gjyqtari i FIFA-s, Valter Eshvajler, kampioni i botës në vitin 1990, Pier Litbarski, por dhe ish-ylli i Bajernit, holandezi i njohur, Roi Makaj. Në fund Sherman dha opinion e saj në lidhje me lojtarët e Argjentinës: “Argjentina në raport me ekipet e tjera ka futbollistët më joshës”.
Dëmtohet Arjen Roben, rrezikon pjesëmarrjen në Botëror

Ylli i Bajernit të Mynihut dhe i kombëtares së Holandës, Arjen Roben, rrezikon ta shohë Botërorin në shtëpi. Prania e tij në Afrikën e Jugut është në dyshim të plotë. Sulmuesi pësoi një tërheqje në muskulin e pjesës së sipërme te kofshës gjatë ndeshjes miqësore së fituar 6-1 me Hungarinë dhe nuk do të fluturojë me ekipin holandez në Afrikën e Jugut. Robeni do t’i nënshtrohet një tomografie ditën e sotme për të parë mundësinë në se ai do të marrë pjesë në Kupën e Botës apo jo. Trajneri i Holandës, Bert van Marvijk, i shokuar pas ndeshjes u shpreh se më mirë të kishte humbur ndeshjen se sa sulmuesin. “Më mirë të kisha humbur ndeshjen, se sa Robenin. Kjo është një katastrofë. Nëse do të ketë edhe një shans të vetëm do ta marr me vete”, u shpreh Marvijk i mërzitur pas përfundimit të takimit të fituar 6-1 ndaj Hungarisë.
Media franceze: Të shpallet “gjendja e jashtëzakonshme”

Pas humbjes turpëruese të Francës ndaj Kinës, e gjithë media franceze është hedhur në “sulm” kundër trajnerit Domenek dhe te gjithë skuadrës. “Me të kuq!”. ثshtë ky titulli i madh që mban faqja e parë e së përditshmes sportive franceze “L’ Equipe”, e cila kritikon ashpër kombëtaren për humbjen me Kinën. “Një javë para fillimit të botërorit Franca është mundur nga Kina. Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”, shkruan gazeta prestigjioze. Ajo vlerëson se është bërë një hap i madh mbrapa, duke marrë në konsideratë faktin që lojtarët u angazhuan seriozisht në ndeshje. “Gjelat” janë mundur me rezultatin 1-0 nga kombëtarja e Kinës në stadiumin “Saint-Pierre” me një gol të shënuar në minutën e 68-të nga Deng Zhuoxiang. Për Kinën kjo është një fitore historike që barazon edhe shifrat pasi të vetmen ndeshje këto dy kombëtare e kishin luajtur në vitin 2006 kur Franca fitonte me rezultatin 3-1. “Blutë” ndodhen në Grupin 1 të botërorit bashkë me Afrikën e Jugut, Uruguain dhe Meksikën.
tiranaobserver
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top