10 zbulimet më të mëdha të 2012-ës!

Love

βeℓℓe â๓e
ثshtë konsideruar si viti i zbulimeve!

Shkencëtarët dhe studiuesit në përgjithësi, zbulojnë dhe ndodhen në kërkim të gjërave të reja. Madje interesi për planetin tonë, për hapësirën, fizikën, metafizikën dhe misteret ka qenë në epiqendër të vëmendje së tyre.

Kështu, lista me zbulimet më të papritura, më të çuditshme, që përfshijnë nga kafshët dhe gjitarët e detit, deri tek planetët e rinj dhe të dhëna për civilizime të lashta që ende dhe sot vijojnë të ekzistojnë nën petkun e misterit.
Falë këtyre zbulimeve, dijet tona pasurohen dita-ditës.

Atëherë le të shikojmë 10 zbulimet më të mëdha për vitin 2012!

10. King size krokodili!

z-2.jpg


Me një gjatësi prej 6.17 m, krokodili i ujit të kripur të cilin e shikoni në fotografinë e mësipërme dhe zyrtarisht që nga korriku i shkuar është krokodili më i madh në botë. U kap në Filipine dhe tashmë jeton në Bunawan Eco-Park and Research Centre.

9. Sheqer në hapësirë!

z3.jpg


Astronomët bënë një nga zbulimet më të “ëmbla”: Molekula të thjeshta sheqeri të cilat fluturojnë në ajër rreth një ylli rreth 400 vite dritë larg. Ky zbulim tregon dhe forcon më shumë idenë e ekzistencës së jetë atje tej në hapësirë. Shkencëtarët përdorin termi sheqer, duke iu referuar disa molekulave organike, të njohura di hidrokarbure të cilat përbëhen nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni.

8. Plantë i ri në sistemin tonë Diellor?

z4.jpg


Një tjetër planetë i pa studiuar ende, do mund të sillej rreth brezit të errët të sistemit tonë diellor, sipas një studimi që u publikua në muajin maj. “ثshtë shumë larg që të diktohet nga teleskopët e thjeshtë, planeti duket të bëhet i ndjeshëm duke trazuar orbitën e unazave të Kuiper (trupa të largët të ngrira, përfshirë këtu dhe shumë planetë nano që ndodhen përtej orbitës së Jupiterit), deklaroi Rodney Gomes, astronom në Observatorin Kombëtar të Brazilit në Rio De Janero.

7. Grimca e Perëndisë!

z5.jpg


Në muajin korrik, dy ekipe të ndara shkencëtarësh që punojnë në Përshpejtuesin e Madh të Androideve (Large Hadron Collider -LHC) njoftuan se ata ishin më shumë se 99% të sigurt se zbuluan grimcën Higgs, e njohur dhe si “Grimca e Perëndisë”.

6. “Bota e panjohur” e Antarktidës!

z6.jpg


Një aparat fotografik i pajisur me një robot nënujor, zbuloi barnacles, gaforre, anemonës dhe një oktapod, shumica e të cilëve janë të pangjyrë dhe jetojnë në errësirë totale në një thellësi prej 2400 metrash në Oqeanin Paqësor.

5. Sistemi i nëntë planetëve!

z7.jpg


Sipas një studimi i realizuar në muajin prill, HD 10180, një yll si dielli ynë në plejadën e HYDRUS, mund të ketë deri në nëntë plantë në orbitë, duke fituar në… disa pika tetë planetët zyrtar të sistemit tonë diellor.

4. Specie e re majmuni në Peru!

z8.jpg


Një specie e re e majmuni është zbuluar në shtator nga një grup shkencëtarësh Meksikanë në Peru, i biodiversitetit të panjohur.

3. Amfibë pa “koka”, ose pa fillim e fund!

z9.jpg


Nuk janë krimba, as gjarpërinj! Janë amfibë pa kokë dhe krejt specie të reja dhe të panjohura për shkencën. U zbuluan në Indinë Verilindore dhe i përkasin një familjeje misterioze kafshësh që quhet caecilians, ndërsa përbëjnë një familje të re amfibësh!

2. Fakte të reja për kalendarin Maya!

z10.jpg


Arkeologët zbuluan një skalitje në mur të pabesueshme, të mbushur plotë me numra që ndihmonin njerëzit të llogarisnin kohën. I famshmi kalendari i Maya-ve, konsiderohet si më i sakti i historisë së njerëzimit, ndërsa në kundërshtim me parashikim e shkatërrimit të botës në 21 dhjetor 2012, koha shfaqet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

1. Zbulimi i “Tempullit të Diellit” të Maya-ve!

z11.jpg


Tempulli i Maya-ve në xhunglën e Guatemalës, konsiderohet si zbulimi më i madh për vitin 2012. Ky tempull zbulon shumë të dhëna rreth eposit të Maya-ve, të cilët në kundërshtim me Azdekët dhe Inkasit, përbënin një perandori të lehtë me qytet-shtet.
Burimi: alb-observer
 
Back
Top