10-vjeçarja lind fëmijë, shokohet Mekiska!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
633936937lajmetari633936937.jpg


E gjithë Meksika është në shok të vërtetë. Një vajzë 10-vjeçare sapo ka sjellë në jetë një djalë. Ngjarja ka ndodhur në Puebla dhe vajza ka lindur me prerje Cezariane pas 31 javësh të shtatzënisë.

Fëmija ka lindur 1.5 kilogramë dhe është duke qëndruar në kujdes intensiv për probleme me pneumoninë. Policia ka arrestuar Albert Hernandez Lopezin (28-vjeç) dhe Ernestina Hernandez Rodriguezin (20-vjeç) për rastin.

Ernestina kishte fshehur dhunimin sistematik që i dashuri i saj Alberti i bënte vajzës së saj. Ajo e kishte kërcënuar fëmijën të mos e tregojë të vërtetën, por të thotë se ishte dhunuar nga një plak.

Prokuroria po e heton rastin, kurse fëmija-nënë është në gjendje të mirë dhe është lëshuar në shtëpi. Ligjet në Meksikë thonë se nuk femrat nuk mund të abortojnë pa e provuar se janë dhunuar seksualisht./indeksonline/
gjuhashqipe
 
Pe: 10-vjeçarja lind fëmijë, shokohet Mekiska!

Raste te tilla, nganjehere te bejne te mendosh, se morali i kesaj bote ka kohe qe eshte nisur per lesh :syze::26: NO KOMENT, per rastin, por uroje qe mami i vogel dhe bebi te marrin gjithe tretmanin e duhur dhe te nevojitur me keso raste dhe qe ne te ardhmen te mos kemi raste te tilla. :merzitje:
 
Pe: 10-vjeçarja lind fëmijë, shokohet Mekiska!

Kjo eshte pedofili...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: 10-vjeçarja lind fëmijë, shokohet Mekiska!

Eh mizerjet e kesaj bote :(
Gjynah vajza :(
 
Pe: 10-vjeçarja lind fëmijë, shokohet Mekiska!

Kur nena se mbron femijen e saj, ku te drejtohet vajza per ndihme? Tragjike ca spo ndodh ..
 
Pe: 10-vjeçarja lind fëmijë, shokohet Mekiska!

Vetem nene qe seshte kjo ndyresire..:(
 
Pe: 10-vjeçarja lind fëmijë, shokohet Mekiska!

E shkreta vogelushe :(
 
Pe: 10-vjeçarja lind fëmijë, shokohet Mekiska!

Keto jane plaget qe duhet te luftojne idete, shkrimet, bindjet dhe mentaliteti yne, jo e veshi fustanin te gjate apo e veshi te shkurter, e mbajti mjekrren apo e rrujti, ketu dhunohet jeta e nje njeriu, femije te pa dale akoma ne jete me sakte, e ceshte me e keqa per te verteten flitet vetem per nje cast, per budallalleqe, flitet perdite...
 
Pe: 10-vjeçarja lind fëmijë, shokohet Mekiska!

Un kete e pash ne lajme .
Kam pa gjera me ekstreme ne Meksike.Cfare robit mund ti duket absolutisht e pabesueshme e shikon ne Ameriken Latine .
Ska ndodh ndonjeher ne Shqiperi kjo gje .
Dua me nxjerr koken e muhabetit qe ..ne keto vende kshu.. qe s'ka as ligje..qe keta per te bler buken e gojes japin trupin.. te gjitha ndodhin.
Gjynaf i madh ..ajo as se ka iden se nga del femija ..e jo me ta lindi ..
 
Pe: 10-vjeçarja lind fëmijë, shokohet Mekiska!

633936937lajmetari633936937.jpg


E gjithë Meksika është në shok të vërtetë. Një vajzë 10-vjeçare sapo ka sjellë në jetë një djalë. Ngjarja ka ndodhur në Puebla dhe vajza ka lindur me prerje Cezariane pas 31 javësh të shtatzënisë.

Fëmija ka lindur 1.5 kilogramë dhe është duke qëndruar në kujdes intensiv për probleme me pneumoninë. Policia ka arrestuar Albert Hernandez Lopezin (28-vjeç) dhe Ernestina Hernandez Rodriguezin (20-vjeç) për rastin.

Ernestina kishte fshehur dhunimin sistematik që i dashuri i saj Alberti i bënte vajzës së saj. Ajo e kishte kërcënuar fëmijën të mos e tregojë të vërtetën, por të thotë se ishte dhunuar nga një plak.

Prokuroria po e heton rastin, kurse fëmija-nënë është në gjendje të mirë dhe është lëshuar në shtëpi. Ligjet në Meksikë thonë se nuk femrat nuk mund të abortojnë pa e provuar se janë dhunuar seksualisht./indeksonline/
gjuhashqipe

NeVertit a ka mundesi ta vertetosh burimin e infos?
E jema eshte 20 vjece, e bija 10 vjece..i bie ta kete lindur 10 vjece per vete :P
Edhe e jema edhe e bija qenkan abuzuar, i bie..
E urrej dhunen ndaj femres, abuzimet ne familje, perdhunimet etj etj..
Po te arrish deri ne ate pike te prekesh nje femije eshte pa fjale..
 
Back
Top