10 vendimet fatale që ndryshuan botën !

braziljania

Anëtar i Nderuar
Këto vendime u morën vetëm nga pak njerëz: Churchill, Hitler, Stalin, Mussolini, Roosevelt dhe nga elita e ngushtë japoneze. Këto vendime fatale për fatin e botës qenë: 1) vendimi i Churchill për të vazhduar të luftojë pas rënies së Francës; 2) vendimi i Hitlerit për të sulmuar Bashkimin Sovjetik; 3) vendimi i Japonisë për të sulmuar perandoritë europiane në Azi; 4) vendimi i Mussolini për të sulmuar Greqinë; 5) vendimi i Roosevelt për të ndihmuar ekonomikisht Britaninë e Madhe; 6) vendimi i Stalinit për të injoruar informacionet e inteligjencës lidhur me sulmin gjerman; 7) vendimi i Roosevelt për një luftë jo të deklaruar ndaj nëndetëseve gjermane në Oqeanin Atlantik; 8) vendimi i japonezëve për të sulmuar amerikanët në Pearl Harbour; 9) vendimi i Hitlerit për t'iu deklaruar luftë Shteteve të Bashkuara; 10) vendimi i Hitlerit për të vrarë hebrejtë.

A ekzistojnë vendime fatale të pak liderëve që mund të transformojnë një konflikt lokal në një luftë globale nga e cila bota mund të dalë e ndryshuar dhe e shënuar nga miliona të vdekur? Në një periudhë kaotike botërore si kjo e sotmja, me mbarimin e bipolarizmit, Shtetet e Bashkuara-Bashkim Sovjetik, daljen e vendeve të reja me aspirata fuqie si Kina, Rusia, India, Irani, me liderë agresivë si Ahmadinexhadi në një zonë të zjarrtë si Lindja e Mesme, ku është në zhvillim një konflikt që kërcënon të zgjerohet, pikëpyetjet lidhur me mundësinë e një lufte të re globale janë në rendin e ditës. Për këtë arsye, libri i Sër Ian Kershaw lidhur me vendimet fatale që ndryshuan botën midis majit të vitit 1940 dhe dhjetorit të vitit 1941, po ngjall një interes të madh në Angli. A është e mundur që një grup njerëzish të fuqishëm, nga vende të ndryshme, të mund të vendosë të ndryshojë fatin e vendeve dhe të kontinenteve siç ndodhi midis vitit 1940 dhe 1941? Për Ian Kershaw, një prej historianëve më autoritarë britanikë, është e mundur.

Kershaw ka lindur në vitin 1943, është nxënës i Martin Broszat dhe ka 30 vjet që i kushtohet historisë së Gjermanisë naziste. ثshtë një historian pozitivist, "rankian", një njohës i madh i arkivave naziste, i vlerësuar në Gjermani, ku dhe ka botuar librin e tij të parë mbi Rajhun e Tretë dhe kultin e Hitlerit. Kershaw është një strukturalist dhe funksionalist, njëlloj si Brozsat dhe Hans Mommsen, është i bindur se rrënjët dhe strukturat e shtetit nazist janë më të rëndësishme se personaliteti i Hitlerit për të shpjeguar zhvillimin e Gjermanisë naziste. Në vitin 1998 dhe 2000 ka botuar një biografi imponuese të Hitlerit, ku Fyhreri gjerman paraqitet si një lider karizmatik, pasi arrin që të interpretojë vullnetin dhe synimet e gjermanëve, të cilët, nga ana e tyre, shpesh vepronin pa urdhrat e tij, të bindur se ndiqnin shpresat e tij dhe të siguronin mirënjohjen e tij. Pak muaj më parë, Kershaw ka botuar librin Fateful Choices: Ten Decisions that Changed the World, dhjetë vendime të marra midis majit të vitit 1940 dhe dhjetorit të vitit 1941, që kanë ndryshuar botën. Duke i kapur në befasi të gjithë, siç e ka nënvizuar Niall Ferguson, për një historian social si Kershaw, këto vendime u morën vetëm nga pak njerëz: Churchill, Hitler, Stalin, Mussolini, Roosevelt dhe nga elita e ngushtë japoneze. Këto vendime fatale për fatin e botës qenë: 1) vendimi i Churchill për të vazhduar të luftojë pas rënies së Francës; 2) vendimi i Hitlerit për të sulmuar Bashkimin Sovjetik; 3) vendimi i Japonisë për të sulmuar perandoritë europiane në Azi; 4) vendimi i Mussolini për të sulmuar Greqinë; 5) vendimi i Roosevelt për të ndihmuar ekonomikisht Britaninë e Madhe; 6) vendimi i Stalinit për të injoruar informacionet e inteligjencës lidhur me sulmin gjerman; 7) vendimi i Roosevelt për një luftë jo të deklaruar ndaj nëndetëseve gjermane në Oqeanin Atlantik; 8) vendimi i japonezëve për të sulmuar amerikanët në Pearl Harbour; 9) vendimi i Hitlerit për t'iu deklaruar luftë Shteteve të Bashkuara; 10) vendimi i Hitlerit për të vrarë hebrejtë.

Papritmas, me një kthesë teorike të bujshme, strukturalisti dhe funksionalisti Kershaw pohon se në qendër të vendimeve të luftës me 60 milion të vdekur, qe thjesht personaliteti individual i pak të fuqishmëve. Gjithçka nis nga vendimi i Churchill për të vazhduar të luftojë: zgjedhja e imponon Hitlerit që ta sulmojë drejtpërsëdrejti Anglinë ose ta detyrojë që të njohë supremacinë gjermane në Europë, me një fushatë të shpejtë fitimtare në Bashkimin Sovjetik. Hitleri e injoroi ndalimin bismarckian për të kryer një luftë në dy fronte, i bindur se një fitore e shpejtë ndaj Ushtrisë së Kuqe do ta bënte Britaninë e Madhe të kapitullonte dhe do ta pengonte Roosevelt, të zënë me një Kongres izolacionist, që të hynte në luftë. Vendimi i Benito Mussolinit për të sulmuar Greqinë pa e lajmëruar Hitlerin, një pushtim pa shanse suksesi, e tërboi Hitlerin, pasi e detyroi që të vononte sulmin për të dërguar ndihma gjermane në Greqi. Hitler e përbuzi gjithmonë pushtimin e Greqisë, pasi do të kishte pasojën fatale që ta pengonte Vermahtin gjerman për të arritur në Moskë, përpara dimrit. Por Kershaw e mohon këtë ide fikse të Hitlerit, pasi shirat e mëdha të asaj pranvere mbi Europën Qendrore i penguan avionët e Luftwaffe që të ngriheshin. Stalini nuk deshi t'u besojë lajmërimeve të inteligjencës britanike, pasi i mendonte si një provokim të pastër, edhe sepse kishte një ushtri në kushte shumë të këqija. Japonia, e frustruar nga ndihma amerikane për اan Kai Shinë në Kinë dhe nga embargoja e naftës amerikane, vendosi që t'i sulmojë amerikanët në Pearl Harbour, megjithëse ishte e vetëdijshme se kishte pak shanse për fitore. Katër ditë pas sulmit në Pearl Harbour, Hitleri u deklaroi luftë Shteteve të Bashkuara, vendimi më i paqartë i të gjithë luftës, i konsideruar nga historianët në kufijtë e çmendurisë. Por për Kershaw nuk qe një zgjedhje e motivuar nga një krizë çmendurie, por nga dëshira për t'i impenjuar në Paqësor amerikanët dhe për t'i tërhequr nga ideja që t'i jepnin mbështetje Rusisë dhe sidomos të hiqnin dorë nga lufta me nëndetëse në Oqeanin Atlantik. "Qe një çmenduri", vëren Kershaw, "por kishte metodikë në të". Pasi as Italia, as Japonia nuk patën sukses, lufta në dy fronte e Hitlerit rezultoi një katastrofë për Gjermaninë, një kasaphanë njerëzore botërore qe dhe genocidi i hebrejve. Kershawkonkludon se vendimet e pak diktatorëve megalomanë shënuan fatin e Europës Përëndimore dhe të Britanisë së Madhe, e cila nuk e kish forcën për ta mundur Hitlerin. Vetëm Amerika ishte ajo që e kish fuqinë për ta përmbysur situatën në Europë dhe Britania e Madhe iu ofrua si bazë amerikanëve për ta sulmuar Hitlerin në frontin përëndimore. Libri i Kershaw ka ndezur një diskutim interesant në Angli. Sipas Gary Sheffield, një historian i rëndësishëm ushtarak, sikur Britania e Madhe të kish zgjedhur të bënte paqen në maj- qershorin e vitit 1940, atëherë lufta do të kish marrë një kurs krejtësisht tjetër dhe, sikur Hitleri ta kish vazhduar aleancën me Stalinin, do të kish qenë Britania e Madhe dhe jo Gjermania ajo që do të kish pësuar një humbje katastrofike. Për Sheffield, qe megjithatë vendimi i Japonisë për të pushtuar kolonitë europiane në Azi dhe për të sulmuar amerikanët për të transformuar një luftë midis europianëve të përqëndruar në Europë, në një konflikt global. Debati lidhur me "vendimet fatale" të Kershaw është veçanërisht i rëndësishëm tani me shfaqjen në skenarin ndërkombëtar të fuqive të reja me liderë luftarakë, aspirata nacionaliste, në mes të një zone me konflikte inkandeshente në Lindje të Mesme, e cila shtrihet nga Afganistani, në Irak, Pakistan dhe që mund të zgjerohet më tej akoma prej ndërhyrjes së fuqive të tjera. Një konflikt tani i lokalizuar mund të globalizohet, por, fatmirësisht, nuk ekziston për momentin një fuqi si Gjermania naziste e viteve '40 e aftë që të hedhë në tokë një Francë dhe të shtrëngojë një Angli në humbje dhe në një tërheqje poshtëëruese në Dunkirk. Niall Ferguson kujton sesi shembja e shpejtë e Francës provokoi tek Churchill vizione apokaliptike të një Anglie tashmë të bërë rrafsh me tokën nga bombat dhe imagjinoi që të drejtonte nga Kanadaja e largët një luftë ajrore kundër një Europe tashmë e dominuar nga Hitler. Suksesi i këtij të fundit galvanizoi vende që nuk do ta kishin çuar kurrë në mendje që të hynin në luftë të vetëm. Ferguson vë në evidencë se vendimi i Kongresit amerikan në vitin 1941 për të forcuar dhe modernizuar ushtrinë, fitoi me një votë të vetme dhe se në qershor të vitit 1940, në Berlin ishin akoma duke planifikuar seriozisht deportimin e hebrejve të Polonisë në Madagaskar. Ferguson i konteston Kershaw se sulmi gjerman ndaj Bashkimit Sovjetik qe më i çmendur si ai japonez në Pearl Harbour, pasi japonezët e dinin se kishin shanse të pakta fitoreje. Pearl Harbour qe e shtëna e fundit me top e një elite ushtarake të frustruar nga amerikanët në ambicien e perandorisë në Kinë. Kurse gjermanët qenë të sigurt në shpartallimin e Ushtrisë së Kuqe, bile dhe shumë vëzhgues përëndimorë qenë të sigurt për këtë: siguria bazohej në papërgatitjen e ushtrisë ruse. Ferguson përmbys edhe paradigmën e Kershaw e pak liderëve që vendosin fatin e botës, për shkak se, sipas gjykimit të tij, Churchill vendosi të vazhdojë të luftojë në vitin 1940, pasi e dinte që anglezët nuk do ta kishin duruar një zgjidhje alla Vichy. Ferguson ka të drejtë, pasi as gjermanët nuk do të kishin vazhduar të luftonin deri në minutën e fundit, sikur vendimi i luftës së Hitlerit të mos ishte pranuar. Përplasja midis Kershaw dhe Ferguson është stimuluese, pasi të dy historianët kanë marrë edhe pozicione të ndryshme lidhur me luftën në Irak. Ferguson i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara, duke i akuzuar se nuk kanë forcën që t'u kërkojnë amerikanëve që të luftojnë, se nuk janë të aftë të dërgojnë më shumë njerëz dhe të investonin resurse siç do të kish bërë Perandoria Britanike. Në thelb, se nuk janë në gjendje të marrin përgjegjësi perandorake, megjithëse duke qenë një kolos me 750 baza në botë. Kurse Kershaw ka kritikuar vendimin e Blair për ta bërë Anglinë pjesëmarrëse në një luftë katastrofike si ajo e Irakut. Blair është sjellë si i vendosur, duke u ofruar Shteteve të Bashkuara mbështetje të pakushtëzuar pas 11 shtatorit, fillimisht në Afganistan dhe më pas në Irak, pa u mbyllur në një kabinet lufte si Churchill, pas tërheqjes nga Dunkirk dhe pa kamerdaren e një Lordi Halifax, i gatshëm për bisedime. Për Kershaw, Blair nuk e ka kuptuar se "special relationship" me Shtetet e Bashkuara nuk bazohet mbi çështje emotive dhe ideologjike, por mbi interesat kombëtare të Britanisë së Madhe dhe të Shteteve të Bashkuara, jo gjithmonë të ngjashme. Ka kujtuar se lufta e ishujve Falklands qe një ndërmarrje ushtarake krejtësisht britanike, se Harold Wilson në vitet '60, pavarësisht raporteve të mira me Presidentin amerikan Johnson, i mbajti anglezët jashtë nga moçali i Vietnamit dhe se Dwight Eisenhower në vitin 1956 nuk kishte të bënte aspak me vendimin katastrofik të Anthony Eden për të pushtuar Kanalin e Suezit, dhe u kufizua që t'i shtrëngojë anglezët në një tërheqje pak të nderuar. Për Kershaw, "special relationship" nuk ishte dhe aq speciale as në majin e vitit 1940, kur Churchill vendosi që të vazhdojë të luftojë, duke shpresuar në ndërhyrjen amerikane. Atëherë amerikanët qenë izolacionist dhe ushtarakisht të papërgatitur dhe, nëqoftëse iu dhanë mbështetje ekonomike anglezëve për t'i bërë të hynin në luftë, qe i domosdoshëm sulmi japonez ndaj Pearl Harbour dhe deklarimi i luftës nga ana e gjermanëve. Lufta në Irak, për Kershaw, e ka dobësuar nga të dyja anët "special relationship". Praktikisht, nuk është një moment i madh për "special relationship". Të nesërmen e tërheqjes angleze nga Bassora, Gerard Baker ka shkruar një editorial sarkastik dhe, duke luajtur me krahasimin me Perandorinë Romake, ka deklaruar se tashmë gjëja e vetme që nuk dihet është se kush do të jenë vandalët që do të shkojnë të plaçkisin Washington. Baker është komentatori më autoritar i "Times" lidhur me Shtetet e Bashkuara. Ama, turbulencat kanë qenë gjithmonë në rend të ditës në historinë e "special relationship". Një ekspert i miqve anglezë të Adolf Hitler si puna e Kershaw, autor i një libri të bukur lidhur me Lordin Londoderry, kushëririn e Churchill, në favor të një mirëkuptimi me gjermanët, e di mirë se qe pikërisht inteligjenca angleze ajo që i ka dhënë ndonjë shpresë Hitlerit lidhur me mundësinë e paqes dhe për t'i shtënë në mendje idenë e pushtimit të Rusisë. Midis Churchill dhe Hitlerit u luajt edhe një lojë e tmerrshme psikologjike, pasi të dy synuan në vitin 1940, në momentin e vendimeve fatale, në skenarë për të cilët nuk qenë aspak të sigurt. Tregohet se në fillimin e viteve '70, në atë kohë, studiues i Mesjetës, Kershaw shkoi në Gjermani për një kurs gjermanishteje. Gjatë një shiu që e zuri në rrugë, ai u fut në një lokal dhe aty takoi një plak gjerman, i cili i paska thënë: "Ju anglezët duhej të na ndiqnit! Sëbashku do të kishim dominuar botën!". Qysh nga ai moment, Kershaw ia ka hyrë studimit të nazizmit. Në fillimin e viteve '80, në Londër, duke parë një libër me filozofin Hegel, një zonjë e moshuar thirri: "Gjermanët?! Nuk ka nevojë t'i studiosh, mjafton t'i trajtosh ashtu siç i trajtoi Churchill dhe bëhen qenusha". Sharmi për kulturën angleze lind edhe nga siguria e jashtëzakonshme dhe misterioze britanike. Edhe kjo është një mënyrë për të ndërtuar një Europë ndryshe.


Përgatiti: ARMIN TIRANA

10 vendimet fatale që ndryshuan botën !, Politika Shqiptare, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Boterore, Diplomacia, Terrorizmi, Historia Shqiptare, Sali Berisha, Edi Rama, Hashim Thaci, Tirana, Prishtina, Qeveria
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top