10 Urdhëresat e Modës

*deliza*

VIP
V.I.P
10 Urdhëresat e Modës

Secilit prej nesh i pëlqen të vishet bukur, të lërë përshtypje te njerëzit që e rrethojnë. Egoja përkëdhelet kur kolegët të cilësojnë si personi më elegant në zyrë dhe për më tepër kur shikimet e kalimtarëve janë ngulitur mbi këpucët tuaja elegante. اdo njeri ka një stil të vetin: dikujt i pëlqen të vishet sportiv, dikujt tjetër modern dhe dikush nuk preferon ta ndërrojë stilin e përjetshëm klasik. Sekreti për t’u dukur gjithmonë elegant dhe i sofistikuar qëndron në mësimin dhe zbatimin e dhjetë urdhëresave...
Mos u shqetësoni nuk bëhet fjalë për ligjin e Moisiut, por për disa këshilla të thjeshta për modën. Mbani mend çfarëdo të keni shtuar në gardërobën tuaj, çojeni më parë te rrobaqepësi për t’i bërë rregullimet e fundit dhe për t’jua përshtatur me format e trupit, vetëm nëse jeni fatlum, dhe çdo gjë që blini duket e qepur enkas për ju. Mos harroni të gjeni kravatën e duhur për atë kostumin elegant që keni blerë për raste të veçanta dhe, kini kujdes: çorapet nuk duhet t’i kombinoni me këpucët. Kini gjithmonë parasysh ngjyrën e kostumit.



1. Ndero rrobaqepësin tënd

Edhe kostumi më i mirë ka nevojë për rregullime. Pantallonat kanë nevojë të shkurtohen, xhaketat të vijnë sipas trupit, këmishët kanë nevojë të ngushtohen (po, mund t’i kërkoni rrobaqepësit tuaj të ngushtojë pak mëngët e këmishës) dhe kopsat kanë nevojë të jenë në vijë të drejtë me vrimat (shumica e shpatullave të meshkujve nuk janë të plota, prandaj, ndonjëherë, xhaketat dhe këmishët rrinë pak shtrembër). Duhet të blini gjithmonë masën e saktë, e megjithatë, sërish do ju duhet një rrobaqepës që t’jua përshtatë me trupin. Ky është ndryshimi mes të qenit i veshur si duhet dhe i veshur në mënyrë elegante.



2. Vish atlete për meshkuj

ثshtë mirë të keni këpucë sportive dhe atlete, por kursejini ato për në palestër. Kur jeni duke ecur në rrugë, mbajini atletet të thjeshta dhe klasike. Ato shkojnë pothuajse me gjithçka, përfshirë këtu edhe kostumet.



3. Investo në artikullin e duhur që zgjat përjetë

Blini një orë çeliku të cilësisë së lartë. Ajo shkon mirë me xhinse aq sa edhe me xhaketën tuaj më të mirë.



4. Kombino çorapet me kostumin

Kur zgjidhni çorape, rregulli bazë është të keni parasysh kostumin në vend të këpucëve - me fjalë të tjera, nëse keni veshur kostum në ngjyrë të errët, blini çorape blu të errëta. Dhe nëse vishni kostum të hapur, sigurohuni që çorapet të jenë më të errëta se kostumi, por një nuancë më e hapur sesa këpucët.



5. Mos përdor kravatë tepër të hollë

Mund t’i favorizoni kravatat tepër të holla, vetëm nëse doni të ndiheni në qendër të modës. E mira do të ishte të zgjidhnit një nga ato që janë rreth 7 centimetra në pikën më të gjerë. Do të jetë pak më e ngushtë se ato tradicionale, por nuk do duket aspak keq.



6. Fute kuletën në dietë

Kuleta juaj nuk duhet të jetë e trashë sa një hamburger. اlirojeni kuletën dhe hidhni në plehra të gjitha faturat, kartat dhe gjëra të panevojshme me të cilat e keni mbushur. Blini një mbajtëse elegante kartash krediti prej lëkure dhe mbusheni me kartat më të domosdoshme. Më pas, kapini paratë në një kapëse të posaçme dhe të gjitha gjërat e tjera pa kuptim në sirtarin e tryezës së punës. Nuk keni nevojë për të gjitha ato.



7. Vish kravatën e duhur me smokingun e duhur

Dy pika për t’u mbajtur mend: 1- papijoni shkon me smokingun, ndërsa kravata duket më mirë me një kostum të thjeshtë. 2- pavarësisht se çfarë kravate keni veshur, kini parasysh që materiali të kombinohet me jakën e xhaketës. Nëse jaka është mëndafsh i plotë, ashtu duhet të jetë edhe kravata. Nëse jaka e xhaketës është saten, edhe kravata duhet të jetë saten. Edhe një gjë tjetër: kravata, pavarësisht formës, duhet të jetë e zezë. Kravatat me ngjyrë janë për adoleshentë.



8. Vish këpucë kafe pothuajse me gjithçka

Këpucët e zeza të kostumit janë elegante, ndërsa këpucët në ngjyrë kafe ju shtojnë faktorin stil dhe nuk shpëtojnë pa u vënë re. Ato shkojnë me grinë, kakinë dhe blunë e errët. Këpucët në kafe të errët janë më të lehta për t’u kombinuar se sa ato me nuancë kafe të hapur.



9. Mëso kur duhet të përveshësh

Nëse visheni sipas një kornize: kostum modern me pantallona pa vijë në mes, nuk duhet t’i përveshni pantallonat. Por, në qoftë se jeni një tip klasik, që ju pëlqejnë pantallonat me vijë në mes, mund t’i përveshni, por jo më shumë se një gisht.



10. Mbaj mend kanotierën

Nëse keni veshur një këmishë të bardhë të gjerë (që do të thotë se mund të shihet tejpërtej saj) keni dy opsione: mos e vishni kanotierën dhe do të dukeni i pastër dhe elegant, ose, nëse jeni tip leshator që djersini shumë, do të ndiheni më i sigurt me kanotierë, mundësisht me jakë rrumbullake. Sepse linjat e jakës V do të jenë të dukshme mbi këmishë dhe kështu mund të dukeni qesharak. Nëse preferoni një kanotierë me jakë V, duhet të merrni parasysh këmisha të tjera. Zgjidhni ndonjë me katrorë ose vija, të cilat e bëjnë një kanotierë më pak të dukshme, ose blini materiale më të trasha të cilat e bëjnë kanotierën të padukshme.

gazeta Albania
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top