10 tërmetet më vdekjeprurëse në histori

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
10 tërmetet më vdekjeprurëse në histori Katastrofa që tronditi Haitin qëndron në një rresht të gjatë fatkeqësish natyrore
Kina mban rekordin e tërmeteve më fatale në botë me numrin më të madh të të vdekurve

Tërmeti prej 7 ballësh që goditi kryeqytetin e Hatiti par ady ditësh ka shkaktuar me qindra mijëra të vdekur, edhe pse një bilanc i saktë i viktimave nuk është bëre ende. Pamjet flasin për një katastrofë të vërtetë, ku toka është çarë dhe ndërtesat janë rrafshuar me tokën. Por, ky nuk është rasti i vetëm, kur një tërmet ka shkaktuar dëme e ka marrë aq shumë jetë. Janë disa tërmete në histori që kanë tronditur tokën e kanë shkaktuar qindra mijëra të vdekur. Tërmeti më vdekjeprurës i gjithë kohërave, i cili ka ndodhur para 450 vjetësh. Me epiqendër në provincën Shaanxi, tërmeti i vitit 1556 mori jetën e 830 mijë njerëzve. Forca e tërmetit arrinte në 8 ballë sipas shkallës Rihter. Ky tërmet ishte rreth 30 herë më i fortë se i fundit në Tahitit dhe strukturat para moderne s’mund të përballonin një tërmet të kësaj shkolle. Kina ka fatin e keq të ketë pasur tërmetin e dytë më vdekjeprurës, atë të vitit 1986, i cili godit verilindjen e vendit. Tërmeti pati dy goditje të forta, njëra pas tjetrës. Numri i vdekjeve u numërua në rreth 700 mijë vetë, por që prej atëherë është rishikuar dhe është ulur në 250 mijë. Më 26 dhjetor 2004 një tërmet i fortë shkundi fundin e oqeanit Indian, duke lëshuar një energji të barabartë me 23 mijë bomba atomike. Tërmeti më i madh në 40 vjetët e fundit shkaktoi një cunami në oqeanin Indian duke ngritur dallgë rreth 100 metra në 11 vende. Mendohet se numri i atyre që humbën jetën nga kjo katastrofë ishte 227, 898. Më 16 dhjetor 1920 tërmeti në Haiuan, i cili arriti në 7.8 ballë sipas shkallës Rihter shkaktoi lumenjtë të ndërronin rrjedhën dhe rrëzoi male të tëri. Shkatërrimi u shtri në shtatë provincat e Kinës. Sjiahem, një qytet në Xiji u fshi nga faqja e dheut. Rreth 200 mijë njerëz humbën jetën në këtë katastrofë natyrore që u ndje deri në Norvegji. Pak para mesditës së 1 shtatorit 1923 një tërmet me shkallë 7.9 ballë Rihter tronditi gjithë zonën metropolitane të Tokios dhe Jokahamës. Dridhjet e dhunshme lanë shumë pak banesa në këmbë dhe shkaktuan një cunami që u ngrit deri në 12 metra. Por dëmi vazhdoi për disa ditë me radhë, duke shkaktuar zjarre e shembje të vazhdueshme e duke vrarë thuajse gjysmën e Tokios. Në shumë pak minuta, një tërmet 7.3 ballë sipas shkallës Rihter në tetor të vitit 1948 e ktheu qytetin Ashgabat në një grumbull hiri. Mijëra doktorë, infermiere dhe staf mjekësor fluturuan nga Moska dhe qytetet e tjera ruse për të ndihmuar të lënduarit në atë që sot quhet Turkmenistan. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, 110 mijë njerëz humbën jetën. Mbi 87 mijë njerëz vdiqën në tërmetin vdekjeprurës në Kinë, në vitin 2008 dhe thuajse 10 milionë të tjerë mbetën pa shtëpi. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 86 miliardë dollarë. 10 mijë fëmijë vdiqën nëpër shkolla dhe kjo çoi në hapjen e një hetimi që rezultoi se 20 përqind e shkollave fillore mund të ishin ndërtuar në mënyrë të pasigurt. Kashmiri, i cili është kufiri i një lufte të madhe mes Indisë dhe Pakistanit është dëmtuar mjaft. Një tërmet masiv e goditi më 5 tetor 2005 duke i shtuar telasheve dhe problemeve të provincës. Tërmeti 7.6 ballë shkaktoi 79 mijë të vdekur dhe la miliona njerëz të pastrehë. Shpëtimi u bë më i vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.
1970: Cimbote, Peru
Tërmeti i madh peruvian goditi qytetin detar Cimbote më 31 maj 1970 dhe ishte rreth 7.9 ballë. Epiqendra ishte rreth 30 kilometra nga qyteti, diku në oqeanin Paqësor. Gjithsesi, tërmeti shkaktoi rreth 70 mijë të vdekur dhe la 800 mijë të pastrehë. Rrëshqitjet e tokës dhe rrënojat që fluturonin në ajër shkatërruan fshatra të tëra.

1556: Shaanxi, Kinë
Tërmeti më vdekjeprurës i gjithë kohërave, i cili ka ndodhur para 450 vjetësh. Me epiqendër në provincën Shaanxi, tërmeti i vitit 1556 mori jetën e 830 mijë njerëzve. Forca e tërmetit arrinte në 8 ballë sipas shkallës Rihter. Ky tërmet ishte rreth 30 herë më i fortë se i fundit në Tahitit dhe strukturat para moderne s’mund të përballonin një tërmet të kësaj shkolle.

1976: Tangshan, Kinë
Kina ka fatin e keq të ketë pasur tërmetin e dytë më vdekjeprurës, atë të vitit 1986, i cili godit verilindjen e vendit. Tërmeti pati dy goditje të forta, njëra pas tjetrës. Numri i vdekjeve u numërua në rreth 700 mijë vetë, por që prej atëherë është rishikuar dhe është ulur në 250 mijë.
2004: Cunami i Oqeanit Indian
Më 26 dhjetor 2004 një tërmet i fortë shkundi fundin e oqeanit Indian, duke lëshuar një energji të barabartë me 23 mijë bomba atomike. Tërmeti më i madh në 40 vjetët e fundit shkaktoi një cunami në oqeanin Indian duke ngritur dallgë rreth 100 metra në 11 vende. Mendohet se numri i atyre që humbën jetën nga kjo katastrofë ishte 227, 898.

1920: Haiuan, Kinë
Më 16 dhjetor 1920 tërmeti në Haiuan, i cili arriti në 7.8 ballë sipas shkallës Rihter shkaktoi lumenjtë të ndërronin rrjedhën dhe rrëzoi male të tëri. Shkatërrimi u shtri në shtatë provincat e Kinës. Sjiahem, një qytet në Xiji u fshi nga faqja e dheut. Rreth 200 mijë njerëz humbën jetën në këtë katastrofë natyrore që u ndje deri në Norvegji.

1923: Kanto, Japoni
Pak para mesditës së 1 shtatorit 1923 një tërmet me shkallë 7.9 ballë Rihter tronditi gjithë zonën metropolitane të Tokios dhe Jokahamës. Dridhjet e dhunshme lanë shumë pak banesa në këmbë dhe shkaktuan një cunami që u ngrit deri në 12 metra. Por dëmi vazhdoi për disa ditë me radhë, duke shkaktuar zjarre e shembje të vazhdueshme e duke vrarë thuajse gjysmën e Tokios.

1948: Turkmenistan
Në shumë pak minuta, një tërmet 7.3 ballë sipas shkallës Rihter në tetor të vitit 1948 e ktheu qytetin Ashgabat në një grumbull hiri. Mijëra doktorë, infermiere dhe staf mjekësor fluturuan nga Moska dhe qytetet e tjera ruse për të ndihmuar të lënduarit në atë që sot quhet Turkmenistan. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, 110 mijë njerëz humbën jetën.

2008: Sichuan, Kinë
Mbi 87 mijë njerëz vdiqën në tërmetin vdekjeprurës në Kinë, në vitin 2008 dhe thuajse 10 milionë të tjerë mbetën pa shtëpi. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 86 miliardë dollarë. 10 mijë fëmijë vdiqën nëpër shkolla dhe kjo çoi në hapjen e një hetimi që rezultoi se 20 përqind e shkollave fillore mund të ishin ndërtuar në mënyrë të pasigurt.

2005: Kashmir, Pakistan
Kashmiri, i cili është kufiri i një lufte të madhe mes Indisë dhe Pakistanit është dëmtuar mjaft. Një tërmet masiv e goditi më 5 tetor 2005 duke i shtuar telasheve dhe problemeve të provincës. Tërmeti 7.6 ballë shkaktoi 79 mijë të vdekur dhe la miliona njerëz të pastrehë. Shpëtimi u bë më i vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.

1908: Mesina, Itali
Sipas standardeve të sotme, tërmeti që goditi rripin e Mesinës që ndan rajonin e Sicilisë nga Kalabria më 28 dhjetor 1908 ishte 7.5 ballë. Një cunami e pasoi duke ngritur dallgët rreth 80 metra dhe duke u përplasur në bregun italian. Më shumë se 80 mijë vetë u vranë dhe dhjetëra qytete u shkatërruan. Refugjatët nga Mesina u vendosën në qytetet italiane.TO
 
Nuk e dija qe kina eshte kaq shume vend sizmik.
 
2018 do jete viti ku Shqiperia do tundet keqazi nga termetet....te pakten sipas 2 shkencetareve amerikane , ne gjithe Europen, Shqiperia ishte me top te kuq...teper e rrezikuar

Zoti na nifte!
 
Do zoti tek krieministria ti tunde citjanet naltmadhnise lidrit suprim... lol
 
Jeni popull trim e liridashesh ju... kur te beheni popull citianesh do e kuptoni thelbin e teorise citjaniste te lidrit suprim... lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top