Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

10 shprehi, që shkatërrojnë veshkat

10 shprehi, që shkatërrojnë veshkat


Rëndësia e veshkave për mirëfunksionimin e të gjithë trupit është e madhe. Ky organ filtron gjakun dhe lëngjet shmang akumulimin e mbetjeve në trup. Por edhe pse mund të jetoni me vetëm një veshkë, me kalimin e kohës funksioni i tyre dobësohet ndaj është mirë që të reflektoni në kohë mbi stilin tuaj të jetesës dhe zakonet që ndikojnë në shëndetin e tyre. Ja disa rregulla që duhet të keni parasysh:


1. Përdorimi i tepruar i alkoolit
Konsumimi i më shumë se një gote alkool në ditë për disa herë në javë, rrit rrezikun e dëmtimit të veshkave, duke qenë se alkooli streson veshkat dhe mëlçinë.


2. Mbajtja e urinës
Mbajtja e vazhdueshme e urinës shpesh rrit presionin që mund të shkaktojë gur në veshka dhe dëmtim të tyre.


3. Mungesa e ujit
Gjëja më e rëndësishme që veshkat të funksionojnë si duhet, është të jeni të hidratuar. Nëse nuk konsumoni ujë mjaftueshëm toksinat që duhen eliminuar nga trupi, fillojnë të akumulohen duke sjellë dëmtime të ndryshme të veshkave.


4. Teprimi me sheqerin
Të gjithë e dimë se sheqeri me tepri është i dëmshëm për shëndetin në përgjithësi duket edhe për veshkat në veçanti. Një studimi fundit ka treguar se njerëzit që konsumojnë sheqerin në sasi të konsiderueshme çdo ditë, kanë më shumë proteina në urinë që është një simptomë e hershme e mosfunksionimit të mirë të veshkave.


5. Teprimi i kripës
Përdorimi në sasi të tepruara të sodiumit sjell gjithashtu dëmtim të veshkave duke qenë se shkakton presion tek to si dhe rrit presionin e gjakut.


6. Privimi nga gjumi
Privimi për një kohë të gjatë nga gjumi shkakton një sërë problemesh në shëndet, përfshirë edhe dëmtimin e veshkave. Trupi ka nevojë për gjumë, kohë gjatë së cilës riparohen problemet që mund të kenë veshkat.


7. Defiçenca e vitaminave dhe mineraleve
Funksioni i veshkave varet gjithashtu nga ushqimet që konsumoni, ndaj nëse trupi juaj ka mungesë të disa vitaminave dhe mineraleve, si magnezi apo vitamina B6, veshkat tuaja mund të mos funksionojnë siç duhet.


8. Shumë proteina shtazore
Proteinat e kafshëve gjenerojnë sasi të mëdha të acidit në gjak që mund të jetë i dëmshëm për veshkat pasi nuk mund ta eliminojnë atë aq shpejt sa duhet. Proteinat nevojiten për rritjen dhe riparimin e të gjitha pjesëve të trupit, por dieta juaj duhet të jetë e balancuar mirë me fruta dhe perime.


9. Qëndrimi pa lëvizur
Të qëndruarit ulur për një periudhë të gjatë kohe lidhet me zhvillimin e sëmundjeve të veshkave. Edhe pse kërkimet nuk japin një shpjegim pse jeta sedentare apo aktiviteti fizik ndikojnë tek veshkat, dihet se një aktivitet i mirë fizik përmirëson presionin e gjakut dhe metabolizmin të dy faktorë të rëndësishëm në shëndetin e veshkave.


10. Konsumimi i ushqimeve të konservuara
Ushqimet e konservuara janë një burim i madh sodiumi dhe fosfori dhe shumë njerëz që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, duhet të limitojnë sasinë e fosforit në dietat e tyre pasi disa studime kanë treguar se niveli i lartë i fosforit është i dëmshëm për shëndetin e veshkave dhe kockave. Një tjetër faktor që ndikon në dëmtimin e tyre janë edhe qetësuesit, të cilët nuk duhen marr asnjëherë mbi dozën e rekomanduar.



EkoPr.
 
Shpesh tek lexoj broshura ne lidhje me shendetin ,sidomos keto lajmet neper internet tashme,thua me vete edhe kur merr fryme duhet marresh me kujdes,nese behesh i varur prek ketyre keshillave.
Nderkohe qe nje mjek i mire thjesht ne rastet e nje imuniteti normal shendetsor,do te thoshte;
Bej nje jete aktive,kujdes ushqimin dhe ji pozitiv.
 
Per shendetin plakat kane thene: Mendja shendosh trupi i shendosh :pasqyr: Sheroni mendjen njerez
 
tek ne shqiptaret me shum jan keto veti te perhapura:

teprimi i sheqerit ne konsumim, mungesa e vitaminave dhe qendrimi palevizur - psh. kur sdalin me ec te pakten 1 ore diku (ne natyre).
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back