Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

10 qytete qe i zhduku natyra!

Qytetet e humbura janë reale, të begata dhe zona të mirë-populluara që janë prekur nga rënia përfundimtare dhe vendndodhja e të cilave më vonë humbi. Shumë qytete janë gjetur dhe janë studiuar gjerësisht nga shkencëtarët. Këtu keni listën e dhjetë prej qyteteve më të mahnitshme të humbura në botë. Machu Picchu është me siguri simboli më i njohur i Perandorisë Inka.
Ky vend është cilësuar pasuri botërore në vitin 1983, kur u përshkrua si “një kryevepër absolute e arkitekturës dhe një dëshmi e veçantë e qytetërimit Inca. Ndërtuar rreth 1450-ës, qyteti u braktis 100 vite më vonë, kur perandoria u shemb nën pushtimin spanjoll. Periudha angkoriane përcaktohet si periudha nga viti 802 pas Krishtit, kur monarku Jayavarman II e deklaroi veten “monarku universal”, deri në vitin 1431 pas Krishtit, kur pushtuesit tajlandezë pushtuan kryeqytetin Khmer. Tempujt e zonës i kalojnë njëmijë. Angkor Wath është monumenti fetar më i madh në botë. Sipas Herodotit, qyteti Memfis është themeluar rreth vitit 3100 para Krishtit nga Menes. Supozohet të ketë patur 30 mijë banorë. Lugina e gjerë e Petrës shtrihet nga deti i Vdekur në Gjirin Aqaba. ثshtë i famshëm për strukturat e gurit të gdhendur në shkëmb. Zbulohet nga Johann Ludwig Burckhardt në vitin 1812. Qyteti bie nën sundimin romak dhe shkatërrohet nga tërmeti i vitit 363. Palmira ishte qytet i rëndësishëm i Sirisë qendrore. Qyteti lidhte Persinë me portet e Mesdheut të Sirisë romake dhe të Feniksit. Njihej me emrin Tadmor dhe përmendet në Bibël, (2 Kronikasve 8:4) si qytet i shkretuar ndërtuar nga mbreti Solomon, djali i Davidit. Qyteti i Pompeit u fundos nën disa metra hi dhe shkumë dhe u harrua për gati 1700 vite pas rizbulimit aksidental në vitin 1748. Që nga ajo ditë ka hedhur mjaft dritë për jetën e një qyteti në lulëzimin e Perandorisë Romake. Qyteti Palenque mban arkitekturën, skulpturën dhe tarracat më të bukura në botë. Pushtohet fillimisht në vitin 100 para Krishtit, lulëzon nga viti 600 në 683 pas Krishtit dhe zbulohet nga shirat në shekullin e 18-të. Në krahasim me Delhin në shekullin e 14-të, qyteti Vijayanagar kishte një popullsi prej gjysmë milion banorë dhe zinte 33 kilometra katrorë. Perandoria u shemb pas betejës të Talikotas në vitin 1565. Efesi ishte një qendër e rëndësishme e krishterimit të hershëm. Pali e përdori si bazë dhe shkaktoi diskutime me artizanët në tempullin e Atemisës (Veprat 19:23-41). Librin e Biblës, 1 Korintasit e shkroi nga Efesusi. Qytetit Sanchi është zbuluar në vitin 1818. Me siguri është themeluar nga perandori Asoka në mesin e shekullit të 13-të para Krishtit.

1. Machu Picchu, Peru: Qyteti i humbur i Inca-s

Machu Picchu (Kreshta e vjetër) është qytet i Kolumbisë së lashtë në 2,430 metra lartësi mbi luginën Urubamba, pranë Cusco-s.

2. Angor, Kamboxhia: Monumenti fetar më i madh në botë

Angkor shërbeu si qendra e perandorisë Khmerer, që lulëzoi nga shekulli i 9-të deri në atë të 15-të pas Krishtit. To
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back