10 protestat më të famshme individuale

*ena*

*Yll Bote*
Kur një njeri i vetëm është ngritur kundër një sistemi të fuqishëm

Nga Martin Luther King Jr., Bob Marley, Gandhi e deri tek njeriu i tankut

Ata vijnë nga gjithë shtresat e shoqërisë. Disa kanë qenë muzikantë, të tjerë politikanë e disa të tjerë thjeshtë udhëtarë në autobus. Kështu ishte Louis Armstrong që refuzoi të shkojë në Bashkimin Sovjetik. “Me mënyrën si po trajtojnë njerëzit e mi në Jug, qeveria shkoftë drejt e në djall”, tha Louis Armstrong. Trombistit virtuoz iu kërkua që të shkonte në Bashkimin Sovjetik si ambasador i vullnetit të mirë, për të përfaqësuar SHBA-në. Ai nuk pranoi të shkonte në formë proteste ndaj vendit të tij që nuk trajtonte gjithë qytetarët njësoj. Martin Luther King Jr. protestoi në një prej formave më të larta ndaj padrejtësive sociale. ثshtë një nga shprehjet më brilante të revoltës. Në një qortim djegës të idesë së koha aktuale nuk ishte e duhura për transformim civil, King hodhi teorinë e tij dhe i konfirmoi argumentet e tij me mendimin e mprehtë politik. “Në fakt, vetë koha është neutrale; mund të përdoret në mënyrë destruktive ose konstruktive”, tha ai në demonstratën më të famshme pa dhunë. Përpara Martin Luther King Jr. ishte Gandhi e para Gandhi-t ishte Henry Thoreau. “Unë nuk mund ta njoh atë organizatë politike që qeveris skllevërit si qeverinë time”, tha ai duke mbrojtur refuzimin e tij për të paguar taksën e votës. Thoreau i dha zë idesë së anti-konformizmit, idesë se çdo qenie morale nga natyra nuk i përket një partie dhe ka fuqinë për t’u rebeluar.
Më pas vjen Bob Marley me këngën “اohu, qëndro, çohu për të drejtat e tua”. Kjo këngë është himn për gjithë ato shpirtra të shtypur që të gjejnë forcën dhe të rebelohen kundër padrejtësisë. Ajo që është më e rëndësishme në rastin e artistit rege nga Xhamajka ishte emocioni që mund të shkaktonte në mendjet e njerëzve duke qenë thjesht vetja. Vite më vonë, Amnesty International e deklaroi atë si thirrjen e betejës.


Louis Armstrong
Refuzon të shkojë në Bashkimin Sovjetik
“Me mënyrën si po trajtojnë njerëzit e mi në Jug, qeveria shkoftë drejt e në djall”, tha Louis Armstrong. Trombistit virtuoz iu kërkua që të shkonte në Bashkimin Sovjetik si ambasador i vullnetit të mirë, për të përfaqësuar SHBA-në. Ai nuk pranoi të shkonte në formë proteste ndaj vendit të tij që nuk trajonte gjithë qytetarët njësoj.

Martin Luther King Jr.
Letra nga burgu i Birmingamit
ثshtë një nga shprehjet më brilante të revoltës. Në një qortim djegës të idesë së koha aktuale nuk ishte e duhura për transformim civil, King hodhi teorinë e tij dhe i konfirmoi argumentet e tij me mendimin e mprehtë politik. “Në fakt, vetë koha është neutrale; mund të përdoret në mënyrë destruktive ose konstruktive”, tha ai në demonstratën më të famshme pa dhunë.

Zackie Achmat
Refuzon të marrë ilaçet anti-virusale
Kurajo është e pashpjegueshme në këtë rast. Një njeri refuzon të marrë injeksionet anti-virusale derisa 4 milionë patriotët e tij afrikano-jugorë mund ta bëjnë një gjë të tillë. Zackie Achmat tha: “Nuk mendoj se kjo është diçka fisnike. Mendoj se është idiotësi. Por, është çështje ndërgjegjeje”, tha Achmat.

Bob Marley
Këndon “اohu, qëndro, çohu për të drejtat e tua”
Kjo këngë është himn për gjithë ato shpirtra të shtypur që të gjejnë forcën dhe të rebelohen kundër padrejtësisë. Ajo që është më e rëndësishme në rastin e artistit rege nga Xhamaika ishte emocioni që mund të shkaktonte në mendjet e njerëzve duke qenë thjesht vetja. Vite më vonë, Amnesty International e deklaroi atë si thirrjen e betejës.

Henry Thoreau
Refuzon të paguajë taksën e votës
Përpara Martin Luther King Jr. ishte Gandhi e para Gandhi-t ishte Henry Thoreau. “Unë nuk mund ta njoh atë organizatë politike që qeveris skllevërit si qeverinë time”, tha ai duke mbrojtur refuzimin e tij për të paguar taksën e votës. Thoreau i dha zë idesë së anti-konformizmit, idesë se çdo qenie morale nga natyra nuk i përket një partie dhe ka fuqinë për t’u rebeluar.

Vedran Smailovic
Mban koncert violinçeli në Sarajavë
Në mes të sulmeve ushtarake ndaj Sarajevës së tij të dashur, Vedran Smailovic luajti violinçelin për 22 ditë, nga një ditë për çdo person të vrarë që priste në radhën e bukës. Kjo nuk i ndryshoi rezultatet e luftës sepse snajperat serbë mësynë Sarajevën pa pushim për ditë me radhë deri sa u vendos armëpushimi.

Mahatma Gandhi
Marshon në Dandi
Ai eci për më shumë se 350 kilometra, pa u luhatur për asnjë moment në nismën e tij. Trumat ndoqën “fakirin gjysmë të zhveshur” me shpresën e pavarësisë. “Unë dua simpatinë e gjithë botës në këtë betejë të së drejtës ndaj pushtetit”, deklaroi ai për “New York Time” gjatë rrugës së gjatë për në Dandi.

Thich Quang Duk
Flijon veten
Në shenjë proteste ndaj persekutimit të të budistëve nga qeveria Ngo Dinh Diem, Thich Quang Duk flijoi vetën në prani të besimtarëve të tjerë. “Flakët dilnin nga një trup njerëzor, trupi i tij po tretej ngadalë dhe koka e tij po bëhej shkrumb e hi, ndërkohë që në ajër përhapej aroma e mishit të djegur.”, shkruante David Halberstam.

Rosa Parks
Qëndron e ulur në autobus
Ishte viti 1955. E lodhur duke u dorëzuar gjithnjë, Rosa Louise Parks refuzoi të ngrihej nga sedilja e saj në autobus, kur iu kërkua që t’i lironte vendin një pasagjeri të bardhë. Që nga ai moment ajo ishte në qendër të vëmendjes për kurajën dhe dinjiteti që tregoi duke u bërë “Nëna e lëvizjes moderne të të drejtave të njeriut”.

Njeriu i tankut në sheshin Tiananmen
Pa emër dhe pa fytyrë ai doli nga errësira. Një njeri i vetëm përballë Republikës Popullore të Kinës, kur liderët e saj po rishikonin krizën. ثshtë një prej protestave që i tregoi botës së si një njeri i vetëm dhe me guxim të madh mund të qëndronte pa iu dridhur qerpiku para një morie tankesh. Edhe sot mbahet mend si “Njeriu i tankut”.


Burimi: Tirana Observer
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top