10 profesionet më të parapëlqyera sot

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Tendencat e reja të punëve. 10 punët që do të shikoni më poshtë dikur janë kategorizuar si profesione të papëlqyera ose të papreferuara . Por sot çdo person që ka talent në matematikë, shkencë dhe aftësi analitike, një nga 10 punët e mëposhtme mund ta bënit shumë mirë. Kategorizimi është bërë nga Susan Ricker, studiues amerikan në fushën e kërkimit të tregut.

1. Arkivist

اfarë bëjnë arkivistët. Ata vlerësojnë, modifikojnë dhe mbajnë shënim të dhëna të përhershme dhe dokumente historikisht të vlefshme. Me fjalë të përmbledhura, kryejnë kërkime mbi materiale arkivore.

Paga mesatare vjetore: 45,200 dollarë

2. Kontabilist

اfarë bëjnë kontabilistët: ata prodhojnë dhe organizojnë të dhënat financiare për organizatat. Ata regjistrojnë transaksionet financiare, rinovojnë deklaratat dhe kontrollojnë për saktësinë e shënimeve financiare.

Paga mesatare vjetore: 34,030 dollarë.

3. Kimist, shkencëtar materialesh

اfarë bëjnë ata: kimistë dhe shkencëtarët e fushës së përafërt, kërkuesit mbi materien studiojnë struktura, kompozime, reagime dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me substancat. Ata përdorin njohuritë e tyre për të zhvilluar apo përmirësuar produktet, proceset etj.

Paga mesatare vjetore: 69,790 dollarë.

4. Specialist kompjuteri

اfarë bëjnë ata. specialistët e fushës së kompjuterave ofrojnë ndihmë dhe këshilla për njerëzit dhe organizatat që përdorin softuere kompjuterike ose pajisje. Disa, të quajtur specialistë teknikë dhe teknologji-informacioni janë të punësuar për organizimin e tyre.

Paga mesatare vjetore: 46,260 dollarë.

5. Teknik dhe kujdestar muzeu

اfarë bëjnë ata: koleksionojnë, mbikëqyrin vepra arti dhe sende historike, dhe mund të kryejë aktivitete të shërbimit publik për një institucion. Teknikë të muzeve dhe këshilltarët ose kujdestarët përgatitin dhe rivendosin objekte dhe dokumente në koleksionet e muzeve dhe ekspozitave.

Paga mesatare vjetore: 42,310 dollarë.

6. Dizajnë

اfarë bëjnë ata: Dizajnuesit përdorin softuere kompjuterikë për të hartuar faqet për gazetat, librat, broshurat dhe publikime të tjera që do të jenë të shtypura ose të vëna online. Ata mbledhin tekst, grafikë dhe materiale të tjera që më pas do t’i përpunojnë për një produkt mediatik.

Paga mesatare vjetore: 36,610 dollarë.

7. Inxhinier i elektroteknikës dhe elektronikës

اfarë bëjnë ata: inxhinierët elektrikë zhvillojnë, testojnë dhe mbikëqyrin prodhimin e pajisjeve elektrike të tilla si motorë elektrikë, radarë dhe sistemet e komunikimit. Inxhinierët elektronikë merren me projektimet dhe zhvillimin e pajisjeve elektronike, të tilla sistemet e komunikimit, si faqet e lojërave, muzikës etj.

Paga mesatare vjetore: 87,180 dollarë.

8. Epidemiolog

اfarë bëjnë ata: epidemiologët merren me zbulimin e shkaqeve të sëmundjeve të lehta që shkaktohen nga faktorë mjedisor, dhe për parandalimin e tyre. Ata konstatojnë dhe raportojnë studimet e tyre në publik.

Paga mesatare vjetore: 63,010 dollarë.

9. Specialist mjeko-ligjor

اfarë bëjnë ata: specialistët mjeko-ligjor ndihmojnë në hetimin e krimeve duke mbledhur dhe analizuar provat fizike të gjetura në terren. Pas mbledhjes provat kalojnë në analiza laboratorike dhe nxirren të dhënat dhe përgundimet mbi një skenë krimi.

Paga mesatare vjetore: 51,570 dollarë.

10. Projektues grafikë

اfarë bëjnë ata: projektuesit e grafikëve krijojnë koncepte vizuale, me dorë ose me programe të specializuara kompjuterike, për të komunikuar idetë dhe për t’i “robëruar” konsumatorët pas një produkti.

Ata ndihmojnë për të bërë një organizim të ideve, ngjyrave, imazheve, hartojnë logot që përfaqësojnë një ide të veçantë apo identitetin një produkti që reklamohet.

Paga mesatare vjetore: 43,500 dollarë.
/arena/
 
Titulli: 10 profesionet më të parapëlqyera sot

3. Kimist, shkencëtar materialesh
Ky eshte interesant si specialitet:) I pershtatet shume mire femrave, sidomos nqs i pelqen kimia:P

9. Specialist mjeko-ligjor
Nqs mund te kalosh mbi aromen specifike dhe disa imazhe tronditese, edhe ky eshte nje zanat mjaft interesant, dhe aspak monoton.
 
Titulli: 10 profesionet më të parapëlqyera sot

Arkivist me pelqen se ne fund te fundit nuk lodhesh shume duke ndenjur tere diten ne nje dhome plote me dokumente ose libra dhe duke kerkuar.
 
Titulli: 10 profesionet më të parapëlqyera sot

Arkivist me pelqen se ne fund te fundit nuk lodhesh shume duke ndenjur tere diten ne nje dhome plote me dokumente ose libra dhe duke kerkuar.

O zot, po ato dhomat e medha, pa pike levizje e aktiviteti....Plus me lageshti:p

Do vij nje moment qe do te merzitet gjithe kjo "nuk lodhesh shume tere diten".
 
Titulli: 10 profesionet më të parapëlqyera sot

O zot, po ato dhomat e medha, pa pike levizje e aktiviteti....Plus me lageshti:P

Do vij nje moment qe do te merzitet gjithe kjo "nuk lodhesh shume tere diten".


Pash anen qe ska lodhje asgje edhe pse eshte monotone. Dhe sigurisht meri e hidhi posht 45.200 dollar ahahhah

Pastaj normale qe eksiston dhe pasioni dhe deshira qe vendos ne nje profesion qe te pelqen:D
 
Titulli: 10 profesionet më të parapëlqyera sot

7. Inxhinier i elektroteknikës dhe elektronikës

اfarë bëjnë ata: inxhinierët elektrikë zhvillojnë, testojnë dhe mbikëqyrin prodhimin e pajisjeve elektrike të tilla si motorë elektrikë, radarë dhe sistemet e komunikimit. Inxhinierët elektronikë merren me projektimet dhe zhvillimin e pajisjeve elektronike, të tilla sistemet e komunikimit, si faqet e lojërave, muzikës etj.

ket profesion kurr nuk e kam dasht,cfar ka te bej me rrymen nuk e kam qef.
 
Titulli: 10 profesionet më të parapëlqyera sot

Nqs doni te beni gjera te bukura, te ndihmoni njerezit kur ato kan lek zgjidhni arkitekt, dizanjor, etj... njerezit vijne tek ne ne dite te mira,
nqs doni te beni lek ne kurriz te fatkeqesise se tjetrit zgjidhni mjek dhe jurist(njerezit shkojn tek to kur jan smure dhe kan probleme), lol... (kete na e tha drejtori para ca kohe)


Sa per ato qe jan listuar, dezinji me pelqeu vetem, ama c'do pune te merzitet ne nje moment, kshuqe mire eshte te behen shkeputje her pas here... mu me thote nje mendje te punoj si edukatore pas ca vitesh, Lol...
 
Titulli: 10 profesionet më të parapëlqyera sot

Eshte e vertet se c'do pune qe e ben mbas nje kohe te merzitet...
Per mendimin tim cfare te duhet nje rroge e larte kur sje e kenaqur me ate qe ben? Puna duhet te te dhuroje kenaqesi, sa me teper kenaqesi do te thote me pak stres.. Shum rol te rendesishem luajne edhe koleget. Kur jane koleget e mire edhe dita kalon me shpejte...

mu me thote nje mendje te punoj si edukatore pas ca vitesh, Lol...

Soulmind ndersa mu me thote nje mendje mos punoj më hiç :P
 
Titulli: 10 profesionet më të parapëlqyera sot

7. Inxhinier i elektroteknikës dhe elektronikës

اfarë bëjnë ata: inxhinierët elektrikë zhvillojnë, testojnë dhe mbikëqyrin prodhimin e pajisjeve elektrike të tilla si motorë elektrikë, radarë dhe sistemet e komunikimit. Inxhinierët elektronikë merren me projektimet dhe zhvillimin e pajisjeve elektronike, të tilla sistemet e komunikimit, si faqet e lojërave, muzikës etj.

Paga mesatare vjetore: 87,180 dollarë.


Ky eshte profesioni im i preferuar...por jam inxhiner mekanik...shume diference me kete profesion
Fatmiresisht nuk e ushtroj asnje nga keto 10 profesione, por nje qe paguhet $100,000 ne vit
 
Titulli: 10 profesionet më të parapëlqyera sot

ket profesion kurr nuk e kam dasht,cfar ka te bej me rrymen nuk e kam qef.

Elektronika ka te bej me tension te ulet dhe nuk ka rrezik qe te vret, pra ia vlene...
 
Titulli: 10 profesionet më të parapëlqyera sot

Ia edhe une si Eri arkiviste (ku isha me para :( ) rrin aty gjithe diten , ste ve asnje ngut, sdo kesh asnje mbi koke
O te pakten keshtu e mendoj une :P
 
Back
Top