10 prerjet e flokëve që kanë kushtuar më shumë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Nga prerja 200 dollarëshe e Bill Clinton, e deri tek David Beckham e John Edwards

Meshkujt që kanë hyrë në histori për shumën e shpenzuar për stilimin e flokëve

Stilimi i flokëve është një biznes serioz dhe mjaft i kushtueshëm. E nuk janë vetëm femrat në fakt ato që janë të dhëna pas ndryshimit të modeleve të flokëve. Në rastin konkret bëhet fjalë për meshkuj të famshëm, të cilët kanë bërë histori me prerjet e tyre të kushtueshme të flokëve. Disa prej tyre kanë rrezikuar karrierën, të tjerë kanë prerë flokët për të mbledhur fonde për bamirësi, e dikush ka lënë dyqanin e diamanteve hapur për të shkuar e prerë flokët. Guvernatori i Floridës Charlie Crist është tallur kohët e fundit me një prerje flokësh 134-dollarëshe. Jo të tijën, por me të kundërshtarit të tij politik, Marco Rubbio, për të cilin thotë se e ka paguar prerjen e flokëve me kartën e kreditit të partisë Republikane. Ata të dy u shfaqë në televizion në debatin e parë televiziv më 28 mars dhe prerja 134 dollarëshe e flokëve ishte tema kryesore e debatit. Christ u shpreh se shpenzimi prej 134 dollarësh mund të jetë përdorur për prerje flokësh “ose mbase ka qenë për debitim”. Në maj të vitit 1993 për rreth një orë katër prej pistave të aeroportit të Los Anxhelosit u mbyllën. Arsyeja për mbylljen ishte prania e një avioni “Air Force One” ku ndodhej presidenti i atëhershëm, Bill Clinton i cili isht në prag të një prerje flokësh 200 dollarëshe nga një stilist i famshëm i quajtur, Christophe. Kjo shkaktoi vonesa në aeroport dhe çështja e flokëve të Clinton u kthye në “Hairgate”. اështja është jo ndodhi kur presidenti po përpiqej të kalonte në kongres një projektligj për reduktimin e deficitit. Në vitin 1977 Ray Kroc, personi që krijoi suksesin e McDonald’s mbajti peng një donacion deri sa komediani Jerry Lewis t’i bënte gjerat sipas mënyrës së tij. Lewis ishte president i Shoqatës së Distrofisë Muskulare dhe Kroc premtoi se do dhuronte 250 mijë dollarë në komediani do priste flokët në një model më serioz. Dhe ai i preu. Titujt e gazetave shkruanin: “Të presësh flokët për një kauzë të madhe” bashkë me fotot e Lewis që priste flokët në Hollivud. Kur në vitin 2007 u hap fjala se John Edwards kishte përdorur kontributet e fushatës për të paguar një prerje flokësh 400 dollarë në një sallon në Beverli Hills, Kaliforni imazhi i tij u bë copash. Më pas ai filloi të bënte shaka me këtë fakt duke u shprehur “Të gjithë supozohet të kenë një shans në SHBA. Pse mendojmë se njerëzit duan të vijnë këtu?...Ata duan të vijnë sepse njerëz si unë që vijnë nga hiçi...djali i një mullixhiu tani po kandidon për president i SHBA dhe paguan 400 dollarë për një prerje flokësh”. Futbollisti dhe ikona e reklamave David Beckham ishte burri i tretë në botë që u bë imazh i “Brylcreem, një kompani britanike e stilimit të flokëve që ekziston prej vitit 1928. Kur ai nënshkroi kontratën në vitin 1997 ai njihej nga mediat si i dashuri i “Posh Spice” dhe për një djalë simpatik me flokë bionde të kapura bisht. “Brylcreem” i ofroi atij 6.1 milionë dollarë për një kontratë katër-vjeçare. Si pjesë e kësaj ai i preu flokët zero në vitin 2000. Kur je sulltani i Bruenit faturat janë çështje aq e parëndësishme sa kur bëhet fjalë për një prerje flokësh që kushton 23 mijë dollarë kjo s’duket aspak anormale. Në vitin 2009 bota mësoi se Haji Hassanal Bolkiah me një pasuri prej 20 milionë dollarësh paguan 23 mijë dollarë që të presë flokët tek stilisti i tij i preferuar, Ken Modestou nga Londra. Prerja kushton akoma më shumë duke pasur parasysh fluturimin dhe akomodimin në hotel për disa netë të stilistit në Brunei. John Paul DeJoria, president dhe bashkë-themelues i kompanisë së stilimit të flokëve John Paul Mitchells Systems është njohur gjithnjë për bishtin e tij të gjatë dhe elegant. Por, kur cunami shkatërrues përfshiu Azinë ai ofroi ta priste atë dhe ta ofronte në një ankand për të fituar para që do shkonin në ndihmë të të dëmtuarve. اmimi fillestar i DeJoria-s ishte 10 mijë dollarë por ai arriti të fitonte 50 mijë dollarë nga bishti i flokëve, i ciil u ble nga prezantuesja radiofonike, Leeza Gibbons.

Crist dhe Rubio
134 dollarë
Guvernatori i Floridës Charlie Crist është tallur kohët e fundit me një prerje flokësh 134-dollarëshe. Jo të tijën, por me të kundërshtarit të tij politik, Marco Rubbio, për të cilin thotë se e ka paguar prerjen e flokëve me kartën e kreditit të partisë Republikane. Ata të dy u shfaqë në televizion në debatin e parë televiziv më 28 mars dhe prerja 134 dollarëshe e flokëve ishte tema kryesore e debatit. Christ u shpreh se shpenzimi prej 134 dollarësh mund të jetë përdorur për prerje flokësh “ose mbase ka qenë për debitim”.

Bill Clinton
200 dollarë
Në maj të vitit 1993 për rreth një orë katër prej pistave të aeroportit të Los Anxhelosit u mbyllën. Arsyeja për mbylljen ishte prania e një avioni “Air Force One” ku ndodhej presidenti i atëhershëm, Bill Clinton i cili isht në prag të një prerje flokësh 200 dollarëshe nga një stilist i famshëm i quajtur, Christophe. Kjo shkaktoi vonesa në aeroport dhe çështja e flokëve të Clinton u kthye në “Hairgate”. اështja është jo ndodhi kur presidenti po përpiqej të kalonte në kongres një projektligj për reduktimin e deficitit.

Jerry Lewis
250 mijë dollarë
Në vitin 1977 Ray Kroc, personi që krijoi suksesin e McDonald’s mbajti peng një donacion deri sa komediani Jerry Lewis t’i bënte gjerat sipas mënyrës së tij. Lewis ishte president i Shoqatës së Distrofisë Muskulare dhe Kroc premtoi se do dhuronte 250 mijë dollarë në komediani do priste flokët në një model më serioz. Dhe ai i preu. Titujt e gazetave shkruanin: “Të presësh flokët për një kauzë të madhe” bashkë me fotot e Lewis që priste flokët në Hollivud.

John Edwards
400 dollarë
Kur në vitin 2007 u hap fjala se John Edwards kishte përdorur kontributet e fushatës për të paguar një prerje flokësh 400 dollarë në një sallon në Beverli Hills, Kaliforni imazhi i tij u bë copash. Më pas ai filloi të bënte shaka me këtë fakt duke u shprehur “Të gjithë supozohet të kenë një shans në SHBA. Pse mendojmë se njerëzit duan të vijnë këtu?...Ata duan të vijnë sepse njerëz si unë që vijnë nga hiçi...djali i një mullixhiu tani po kandidon për president i SHBA dhe paguan 400 dollarë për një prerje flokësh”.

David Beckham
6.1 milionë dollarë
Futbollisti dhe ikona e reklamave David Beckham ishte burri i tretë në botë që u bë imazh i “Brylcreem, një kompani britanike e stilimit të flokëve që ekziston prej vitit 1928. Kur ai nënshkroi kontratën në vitin 1997 ai njihej nga mediat si i dashuri i “Posh Spice” dhe për një djalë simpatik me flokë bionde të kapura bisht. “Brylcreem” i ofroi atij 6.1 milionë dollarë për një kontratë katër-vjeçare. Si pjesë e kësaj ai i preu flokët zero në vitin 2000.

Sulltani i Bruneit
23 mijë dollarë
Kur je sulltani i Bruenit faturat janë çështje aq e e parëndësishme sa kur bëhet fjalë për një prerje flokësh që kushton 23 mijë dollarë kjo s’duket aspak anormale. Në vitin 2009 bota mësoi se Haji Hassanal Bolkiah me një pasuri prej 20 milionë dollarësh paguan 23 mijë dollarë që të presë flokët tek stilisti i tij i preferuar, Ken Modestou nga Londra. Prerja kushton akoma më shumë duke pasur parasysh fluturimin dhe akomodimin në hotel për disa netë të stilistit në Brunei.

Michael Douglas
1000 dollarë
Në vitin 1969 një person u pagua një mijë dollarë për të prerë flokët e Michael Douglas, në atë kohë 24 vjeç. Aktori, i cili në ato kohë ishte thjesht djali i Kirk Douglas i kishte rritur flokët për një rol debutues në filmin “Hail, Hero”. Filmi zhvillohej në mënyrë të tillë që adoleshentit i priten flokët nga babai në film, Arthur Kennedy, i cili fitoi një mijë dollarë (baraz me 6 mijë dollarë sot) për filmimin e asaj skene. Douglas-it nuk i pëlqeu aspak pamja e tij e re ndaj i rriti përsëri flokët.

Prerja e flokëve të prerësit të diamanteve
250 mijë dollarë
Një të mërkurë në verë të vitit 1973 një prerës diamantesh në Nju Jork u largua nga dyqani i tij “B&B Exclusive Diamonds” për të shkuar tek berberi. Kur ai u kthye në dyqanin që kishte lënë vetëm ai pa se mungonin diamante me vlerë 250 mijë dollarë. Mbase, duke qenë shumë i fokusuar tek flokët dhe ka harruar që ta mbyllë kasën e sigurisë ku kishte lënë gurët e çmuar dhe një hajdut kishte hyrë e vjedhur në kushte mjaft të rehatshme duke e çuar prerjen e tij të flokëve në 250 mijë dollarë

John Paul
50 mijë dollarë
John Paul DeJoria, president dhe bashkë-themelues i kompanisë së stilimit të flokëve John Paul Mitchells Systems është njohur gjithnjë për bishtin e tij të gjatë dhe elegant. Por, kur cunami shkatërrues përfshiu Azinë ai ofroi ta priste atë dhe ta ofronte në një ankand për të fituar para që do shkonin në ndihmë të të dëmtuarve. اmimi fillestar i DeJoria-s ishte 10 mijë dollarë por ai arriti të fitonte 50 mijë dollarë nga bishti i flokëve, i ciil u ble nga prezantuesja radiofonike, Leeza Gibbons.

Qeni dhe prerja
Disa mijëra dollarë
Të kujdesesh për qen që janë pjesëmarrës në konkurset e bukurisë së qenve është e shtrenjtë, por t’u presësh atyre leshrat pas kurrizit të pronarit mund të jetë akoma më e shtrenjtë. Një veteriner britanik e kuptoi këtë pasi i preku baluket një qeni që kishte fituar disa çmime bukurie në përpjekje për t’i hapur sytë që të shikonte më mirë. Pronarja, Sue McCourt nuk e mori shumë mirë këtë veprim dhe e hodhi veterinerin në gjyq, i cili pagoi disa mijëra dollarë për dëmin e bërë.

tirobserver
 
Titulli: 10 prerjet e flokëve që kanë kushtuar më shumë

cme lexuan syte e mi ...u cmenda fare
 
Back
Top