10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pushime ne Barbados, nje zhytje ne parajsen spektakolare te Karaibeve, nje ishull tropikal qe i perket Antileve te Vogla, ekskluziv dhe teper origjinal, i pasur me gjire te vegjel, limane, plazhe ekzotike te rrethuar me palma, te shkelqyera per praktikimin e zhytjeve.
10_plazhet_me_te_bukura_ne_pla.jpg




1. Barbados-Karaibe

Pushime ne Barbados, nje zhytje ne parajsen spektakolare te Karaibeve, nje ishull tropikal qe i perket Antileve te Vogla, ekskluziv dhe teper origjinal, i pasur me gjire te vegjel, limane, plazhe ekzotike te rrethuar me palma, te shkelqyera per praktikimin e zhytjeve.
Barbados.jpg


2. Seychelles-Australi

Jane 115 perla te vogla dhe te çmueshme per t`u eksploruar ne Seychelles, smeralde te vertete te ngulitur ne Oqeanin Indian, te ndare ne 42 ishuj graniti dhe 73 ishuj koralor. Seychelles jane nje parajse per t`u eksploruar nga deti, per te admiruar nga afer bukurine e sfondeve te mahnitshme, shume te preferuara per zhytesit.
09604f89189df22d-seychelles.jpg

3. Oahu-Hawai

Waimea Bay eshte nje nga plazhet me te njohura te bregdetit legjendar te Oahu, ne Hawaii, nje destinacion terheqes edhe ne dimer, kur valet e tij te larta transformohen ne parajse per surfistet. Ashtu si dhe ne sezonin e veres, kur ujerat e qete percjellin tek pushuesit qetesi, duke u paraqitur si pishina natyrore spektakolare.

Shiko fotografinë 1423853
4. Martinica-Karaibe

Dikur te njohura me emrin Madinina, “Ishulli i luleve”, Martinica eshte nje ishull me origjine vullkanike , i vendosur ne zemer te Karaibeve, ne Antilet e Vogla. Ishulli te mahnit dhe te impresionon me diversitetin e peizazheve, duke filluar nga prodhimi i bananeve, kallami i sheqerit dhe pyjet tropikale, fshatrat e peshkimit dhe plazhet magjepsese.
Martinica21.jpg

5. Guadalupe/ Kaliforni

Quajtur “Flutura e Karaibeve” per formen e saj, Guadalupa, ne zemer te Antileve te Vogla, ne ishujt Sopravento (nga fryn era), eshte parajsa e zbuluar nga Kristofor Kolombo ne 1943. Lagen nga Oqeani Atlantik dhe Deti i Karaibeve, keto smeralde qe shoqerojne arkipelagun Guadalupe jane shtate ishuj kryesore, perveç nje numer ishujsh te tjere per qe mbeten per t`u zbuluar.
Shiko fotografinë 1423854

6. Bahamas-Atlantik

Arkipelagu Bahamas, vendosur ne Oqeanin Atlantik, karakterizohet nga 700 ishuj koralor, ku shikimi perhumbet ne bukurine e jashtezakonshme te rrezeve te lehta te drites dhe ngjyrave te natyres, ne plazhet mahnitese, ujit te kristalte, sfondet spektakolare te shkembinjve koralor nenujore, me te medhate ne bote, qe gjithmone ngjallin ndjenja magjepsese.

bahamas-island.jpg


7. Formentera-Spanje

Jane ujerat e qarte si kristali dhe plazhet me rere te bardhe, qe e bejne Formenteran nje destinacion te veçante per europianet e magjepsur nga aroma e Karaibeve. اdo cep i plazhit mund t`ju bej te enderroni dhe te jetoni emocione te paimagjinueshme te parajses tropikale, pa lene Europen. Magjepses ne ngjyra te pastra dhe te ngrohta tamam si nje kartoline.

Shiko fotografinë 1727886

8. Polinesi-Bora-Bora

Padiskutim nje parajse e vertete tropikale, Polinesia franceze eshte nje koleksion i pese arkipelageve te mahnitshem te 118 ishujve te Bora Bora-s. Perla e Paqesorit, e njohur per peizazhet e saj, per natyren e paprekur dhe lagunen e mrekullueshme, ku kufijt e realitetit nuk perceptohen. Nje parajse e pasur me ishuj dhe peshq shumengjyresh.
Shiko fotografinë 1423855

9. Maya Beach-Tailande

I pavdekshem per bukuri ne filma te shumte, Maya Beach eshte nje nga plazhet me te bukura te arkipelagut Phi Phi Island, ne Tailande, nje parajse tropikale qe, pas tsunamit te 2004, u rikthye ne shkelqimin origjinal, nje ylber plot ngjyra, nje vend i pacenuar dhe larg turizmit masiv.

Shiko fotografinë 1727887

10. Quintana Roo-Meksikë

Vendosur ne Detin e Karaibeve, shteti i Quintana Roo, eshte nje pasuri natyrale e gadishullit lindor Jukatan, ne Meksike, nje zone e cila ofron mundesi per te jetuar nje eksperience te paharrueshme ne kontakt me rrenojat Maya, midis plazheve me rere te arte dhe pamjes madheshtore te vendeve si Kankun, Playa del Carmen dhe Isla Mujeres./Yll press

Shiko fotografinë 1727888
 
Pe: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

Fantastike...
 
Pe: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

Shih me sy e plas me zemer :(

Me pelqejne plazhet Bora-Bora..kam pare dhe pamje te tjera nga ky vend dhe jane vertete te mahnitshme!
 
Titulli: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

bora bora eshte enderr per shum njerz
 
Pe: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

O sa bukur sidomos tek e para (kur te vdes do e le me amanet te varrosem ketu LOL LOL)
Dhe ca nga fundi jeshile...
Cbera qe linda ne ferra une LOL LOL
 
Pe: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

Une se di pse genjeheni ju kaq kollaj:p
Det te bukur kemi dhe ne:) por akoma se njeh bota.....
Ju'a fal juve Bora Boren, nemi detin e Vlores vetem per mua!!
 
Titulli: Pe: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

Une se di pse genjeheni ju kaq kollaj:p
Det te bukur kemi dhe ne:) por akoma se njeh bota.....
Ju'a fal juve Bora Boren, nemi detin e Vlores vetem per mua!!


hahhahha sa zemer gjer tregohesh ti mi hahah ani na fal Bora Boren mir se do e ndajm me morenen, rri ti ne vlor
 
Pe: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

Me gjithe qejf ju'a fal...e jo vetem Bora Bora, por gjithe listen.
 
Titulli: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

hahha gjith listen mir mir se edhe ne dot falim saranden dhe durrsin
 
Pe: Titulli: Pe: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

hahhahha sa zemer gjer tregohesh ti mi hahah ani na fal Bora Boren mir se do e ndajm me morenen, rri ti ne vlor

Sa mire kuptohemi ne, moj edhe te mos jete Bora por edhe te tj me gjithe qejfe.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

Sa mire kuptohemi ne, moj edhe te mos jete Bora por edhe te tj me gjithe qejfe.

po edhe kemi zemer ! ja i falem pa asnej lek swet durrsin,sarenden dhe vloren
 
Titulli: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

[h=1]10 plazhet me te bukura ne bote[/h]
Në stinën e nxehtë të verës, është pikërisht koha kur shumë prej nesh e përfytyrojnë veten mes plazheve e pabanuara me rërë të bardhë, të mbështjella nga uji i bruztë dhe me valët të përplasen me bregun shkëmbor. Kjo është një nga ëndrrat më të bukura në dritën e diellit, dhe ja pse ju ofrojmë mundësinë të mos i përfytyroni më, por të keni një ide se cilat janë me të vërtetë ato dhe ta imagjinoni veten brenda fotografive. Nëse keni dashur të dini se cilat janë plazhet më të bukura dhe të vlerësuara nga pushues e turistë të shumtë, gazeta britanike “The Guardian”, jep 10 vlerësimet e saj.

Për fat të mirë, disa prej tyre ndodhen pranë nesh, në Evropë, si Spanjë, Britani dhe Skoci, por nëse ka qenë gjithmonë dëshira juaj për të udhëtuar në Australi, Brazil apo Tanzani, edhe në këto vende të nxehta do të gjeni plazhe të cilat duhet t’i vizitoni patjetër, pra plazhin më të bukur në secilin vend. Nëse keni dashur të vizitoni Tailandën, mjafton të shkoni në Filipine, dhe përshtypja do të jetë e njëjtë. Edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë cilësuar si parqe kombëtare, dhe si rrjedhojë ndërtimet të çfarëdo lloji janë të ndaluara, aktivitetet ditore nuk kanë fund. Gati në të gjitha mund të peshkoni, pa harruar lundrimin me barkat e vogla vendase gjatë të cilave mund të shihni kafshë që kurrë s’e dinit që ekzistonin.

Ndër aktivitetet më të preferuara e të guximshme janë zhytja, përmes së cilave mund të eksploroni një tjetër botë të fshehur në thellësi. Parashutizmi, ku mund të fluturoni nga majat e larta të shkëmbinjve dhe të admironi panoramën e këtyre mrekullive në lartësi. Për turistët më të qetë, janë aktivitetet e shëndetshme si ekskursionet në pyjet e dendur e gjithmonë të gjelbër të paprekur dhe guidat në qytetet harruara që në mesjetë.

1. Las Islas Cies, Galicia, Spanjë

Nëse dëgjoni të flisni për plazhet spanjolle me siguri ajo që do t’ju vijë në mendje është Mesdheu. Megjithatë, bregdeti atlantik i Galicias, në veri të Portugalisë meriton më shumë lëvdata se të tjerat. Një nga gurët e çmuar në këtë bregdet është “Las Islas Cies”, 40 minuta me barkë qyteti Baiona. Cies është i pabanuar dhe park kombëtar, i hapur për publikun vetëm në verë.

2. Parku kombëtar “Tayrona”, Kolumbi

Në këtë plazh mahnitës mbërrihet për 40 minuta me biçikletë. Udhëtimi përmes pyllit për të mbërritur në këtë plazh të Karaibeve me rërë të bardhë, shkëmbinj të ashpër dhe ujë të kaltër është një nga mrekullitë e pakta që mund të përjetohet në jetë. Edhe ky plazh rrethohet me parkun kombëtar, dhe ndërtimet janë të ndaluara, kështu që turistët flenë në shtretër të varur.

3. Porto da Barra, Salvador, Brazil

Salvadori është qyteti më i vjetër në Brazil, dhe Porto da Barra është plazh ku në mëngjes notohet, ndërsa pasdite pushohet në shoqërinë e një birre. Hyrja është e mahnitshme, me një fortesë koloniale dhe një kishë të bardhë në njërin cep. Në këtë vend nuk mërzitesh asnjëherë, mund të dilni për peshkim me barka e vogla vendase, mund të admironi muret e ngjyrosura, të luani volejboll apo tenis.

4. Palawan, Filipine

Edhe pse filmi “The Beach” është xhiruar në Tailandë, frymëzimin regjisori e mori nga ky vend në Filipine. Arsyeja? Kushdo që ka qenë në Tailandë do ta vërtetojë këtë, prandaj nëse ndodheni pranë Filipines ia vlen ta vizitoni. Filipinet kanë më shumë se 7 mijë ishuj, pak turistë dhe shumë plazhe të braktisura, në të cilat mund të peshkoni, të lundroni dhe të krijoni plazhin tuaj të ngjashëm me atë ku ka qenë dhe Leonardo Di Caprio.

5. Nungvi, Zanzibar, Tanzania

Plazhet e Kenias jugore dhe Tanzanisë veriore janë të vetmet me rërë të imët e të bardhë, aq të butë sa duket sikur thërrmohet midis gishtave tuaj. Ishulli i Zanzibarit është guri i çmuar i bregdetit jugor afrikan, me tregtinë e erëzave, labirintet e vjetra dhe 30 plazhet mahnitëse. Më i miri është Nungvi, pranë majës veriore të ishullit. Plazhi me ujë safir është streha e mijërave kafshëve detare.

6. Arambol, Goa, Indi

Arambol, plazhi verior i Goas, është i shtruar me rërë të bardhë dhe një horizont spektakolar. ثshtë aq i gjerë sa mund ta quani “qoshen tuaj private”. Plazhi është i pafund, dhe shëtitjet e qeta buzë bregut e pranë shkëmbinjve s’do të kenë fund. Uji i freskët rrjedh në brendësi të një xhungle të vogël. Thonë që ka dhe kafshë, por nëse jeni gjendeni përballë ndonjë tigri të bardhë, konsideroheni fat.

7. Ishujt “Whitehaven”, “Whitsunday”, Queensland, Australi

Plazhet në Australi konkurrojnë me njëri-tjetrin për titullin e kartolinës më të mirë. Imagjinoni një rërë të bardhë shumë të imët silici të rrethuar nga uji i ngrohtë, i kthjellët e i kaltër mes pyjeve tropikale dhe ishujve të vegjël në distancë. Mendohuni mirë para se të shkoni, sepse nuk do të keni guximin të largoheni dot. Mund të qëndroni dhe në kampet e shumta pranë plazhit.

8. Plazhi “Shell”, ishulli “Purbeck”, Britani

Ndoshta ku nuk është ishulli më i bukur në Mbretërinë e Bashkuar, por është gjithsesi i preferuar për turistët. Brenda vendit mund të udhëtoni me trenat e vjetër, dhe për tre minuta do ta gjeni veten në rërën e paprishur të plazhit. Edhe pse ishulli në të vërtetë është një gadishull, do të keni ndjesinë se jeni larguar nga toka e qëndrueshme.

9. Gjiri “Sinclair”, Kaithnes, Skoci

Vetëm 8 milje në jug të Skocisë, ndodhet rëra e bardhë dhe deti vezullues blu i gjirit “Sinclair”, i cili ngjason më shumë me Karaibet se sa Kaithnesin. I shoqëruar me imazhin e një kështjelle të shekullit të 16-të, ky plazh është streha e një morie kafshës detare, si derri i detit, delfinë të mëdhenj, breshka të mëdha, brenda dhe jashtë bregut.

10. Aroa, Aitutaki, ishulli “One Foot”, ishujt “Cook”

ثshtë e vërtetë se për të mbërritur në këtë atol koral i rrethuar me një lagunë të kaltër, por të vështirë duhet pak kohë, por sado i gjatë të jetë udhëtimi, ia vlen. Aktivitetet më të zakonshme janë peshkimi, zhytja, të cilat e bëjnë këtë parajsë të fshehur një nga bregdetet më mira në Pacifikun jugor./To
 
Titulli: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

Sa bukurrrrrrrr po rri mi sweet pse na i ben gixhili tashi..pa nja 5.000£ svete dot tek keto te parat lol. Ne formentera dhe mund te vesh me nja 500 euro lol.
 
Titulli: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

Pa foto nuk genjehem me :p
 
Titulli: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

Pse synoni plazhet e huaja ,kur kto mrekulli i gjeni dhe ne Shqiperi..........ka mjaft vende te bukura gjate rivieres shqiptare...duke filluar nga plazhet e Vlores, Dhermiut (Rruget e bardha ,Drimadh), Himara, Jal, Borsh e ne vazhdim plazhet e Sarandes, me pak lek gjeni Bora Boren dhe ne Shqiperi :p
 
Pe: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

Te mrekullueshme...
 
Titulli: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

me mir golemi them un
 
Titulli: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

Rrnoft photoshopi .
sjan edhe aq te bukura sa duken ne foto.
Sidoqoft edhe ne shqiperi ka plazhe te bukura por mungon kultura e turizmit tek shqiptaret shum , sepse nuk eshte larg mali i zi por ki vende fantastike atje apo kroaci por atje kan kultur per turizem mija vjeqare.
Ne detet shqiptare ndertimi eshte katastrofal sidomos ne durres , ku ndertesat jan aq te larta e aq afer plazhit sa qe nuk ke as parking e nuk ke as kanalizime e kjo eshte mungese turizmi mos dije e durres nuk rregullohet me vetem ne nje rast nese te gjitha ndertesat e ndertuara nga viti 2000 e deri me tani te rrezohen e te fillohet nga fillimi.
 
Titulli: 10 plazhet më të bukura në planetin Tokë

Ca na hypni nepsin kot se ne Shqiptaret vdesim icik per kto gjanat ekzotike :p i gisht uj dum dhe mytemi :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top