10 Njerzit me te pasur ne bote

elbruna

Anëtar i Respektuar
Meksikani Carlos Slim aktualisht konsiderohet si njeriu më i pasur në botë, duke poseduar një kapital prej 53,5 miliardë dollarësh. Revista Forbes njofton se biznesmeni meksikan ka lënë pas amerikanin Bill Gates dhe manjatin Warren Buffet.

“Ekonomia po rigjallërohet dhe kjo shihet nga statistikat, pasi numri i miliarderëve në vitin 2010 është 1 011 në krahasim me 793 që ka pasur në vitin 2009. Pasuria e përgjithshme e miliarderëve këtë vit u rrit me 3 600 miliardë dollarë, ndërsa vitin e kaluar ishte 2 400 miliardë dollarë”, thotë Stive Forbes, kryeredaktor i revistës.

Më poshtë vijon lista e miliarderëve:

1 – Carlos Slim 53,5 miliardë dollarë
2 – Bill Gates 53
3 – Warren Buffet 47
4 – Mukesh Ambami 29
5 – Lakshmi Mital 27,5
6 – Eike Batista 27
7 – Amansio Ortega 25
8 – Karl Albreht 23
9 – Marc Chukerberg 4,0
10 – Walter Heffner 3,3.




webshqip
 
Titulli: 10 Njerzit me te pasur ne bote

ta gezojne pasurine qe kane...se per cfare i duan gjithe ato leke...me mire ti shperndajne ca...:)
 
Titulli: 10 Njerzit me te pasur ne bote

Nuk i shperndajne o Era se gjithcka tashme e bejne per emer.....
 
Titulli: 10 Njerzit me te pasur ne bote

Bill GATES ra ne vendin e 2 kete vit
 
Titulli: 10 Njerzit me te pasur ne bote

Si i ze gjumi me kaq shume lek ,une do vuaja nga pagjumesia :D
 
Back
Top