10 Njerëzit më të ‘fuqishëm’ në botë

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
10 njëerëzit më të ‘fuqishëm’ në botë. Presidenti Amerikan është pa dyshim në listë, por edhe dikush që nuk do t’ua merrte mëndja; themeluesi i Facebook! Po, z. Mark Zuckerbrg!

1. Barack Obama

Presidenti i parë më ngjyrë Amerikan, Barack Obama, është vetëm 50 vjec. Kulmi i karierës së tij ishte vrasja e njeriut më të kërkuar në botë, Osama Bin Laden në Maj.

2. Vladimir Putin

Jo vetëm sepse është presidenti i Rusisë, vëndit me sipërfaqen më të madhe në botë, por sepse është një nga miliarderët më të mëdhenj, gjithashtu. Parashikohet që Putin të jetë edhe për dy mandate të tjera, që do të thotë ai do jetë presidenti i Rusisë deri në 2024.

3. Hu Jintao

Presidenti i Kinës, vëndit më të popullsuar në botë. Ka bërë që Kina të jetë superfuqia e dytë më e madhe në botë, shumë pak larg nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

4. Angela Markel

Kancelarja Gjermane është gruaja më e fuqishme në botë. Njihet si udhëheqësja e Bashkimit Europian. Ka aq shumë autoritet, sa 46% të Francezëve kanë më shumë besim tek ajo, sesa tek presidenti i tyre, Nicholas Sarkozy (36%).

5. Bill Gates

Themeluesi i Microsoft-it, kompanisë më të madhe për sisteme kompjuterash në botë. Gates është gjithashtu njeriu i dytë më i pasur në botë, pas Meksikanit Carlos Slim.

6. Abdullah bin Abdul Aziz al Saud

Mbreti i Arabisë Saudite është më i vjetri në këtë listë, 87 vjec. Një nga vetëm disa monarkistët absolut të mbetur. Vëndi i tij, Arabia Saudite ka në kontroll 20% të naftës dhe 2 nga vëndet më të shenja të Islamit.

7. Papa Benedict XVI

Para Benedicti i 16-të është lideri i rreth 1.2 miliarda njerëzve në të gjithë globin.

8. Ben Bernanke

Edhe pse jo shumë i njohur në të gjithë botën, Ben Bernanke është ai që ka në kontroll të gjithë paranë Amerikane. Por të gjithë kandidatët Republikanë për president në 2012 kanë thënë se nëse zgjidhen president, do e heqin nga puna Ben Bernanke.

9. Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg është më i riu në këtë listë nga mosha. Por kjo s’do të thotë gjë. Në 7 vjet, ai arriti të bënte atë që CIA nuk e bëri dot për 60 vjet: ai di cfarë 800 miliona njerëz bëjnë, mendojnë, lexojnë, dhe cfarë dëgjojnë. Plus kë ata njohin, cfarë pëlqejnë, ku jetojnë, ku shkojnë me pushime, ku bëjnë pazarin, etj. Tani synimi i Mark është të krijojë sistemin e parasë së vet, me Facebook Credits!

10. David Cameron

Kryeministri Anglez është i fundit në këtë listë. Urrehet shumë nga Anglezët për shkak se është shumë i angazhuar me Bashkimin Europian, gjë që Anglezët nuk e pëlqejnë, sepse nuk duan të jënë shumë të përzjerë me Evropën.

C’mendim keni për këtë listë?
 
Pe: 10 Njerëzit më të ‘fuqishëm’ në botë

Natyrisht qe keta jane personat me te fuqishem ne bote per sa i perket shikueshmerise nga njerezit e tjere por ju siguroj qe shume te tjere akoma me te fuqishem se keta nuk do ti njihni kurre e sdo ja dini kurre emrat.....keta jane ata qe ne duhet te mendojme se jane me te vertete te fuqishem nderkohe qe eminencat e hirta rrine ne hije dhe komandojne....
 
Pe: 10 Njerëzit më të ‘fuqishëm’ në botë

Kene harruar berishen ... :P
 
Pe: 10 Njerëzit më të ‘fuqishëm’ në botë

besoj se keta jan ata qe ben ndryshimin nga te gjith , prsh obama president i pare me ngjyre i amerikes . ishte wow
 
Pe: 10 Njerëzit më të ‘fuqishëm’ në botë

Angela per mendimin tim eshte me burre se gjithe keta burrat. Karizma e saj me bene pershtypje.
 
Pe: 10 Njerëzit më të ‘fuqishëm’ në botë

Te gjith keta jan kuklla qe i kontrollon dikush tjeter.
 
Pe: 10 Njerëzit më të ‘fuqishëm’ në botë

Une pelqej Obamen :D
(dhe jo pse eshte ne vend te pare..)
 
Pe: 10 Njerëzit më të ‘fuqishëm’ në botë

Te gjith keta jan kuklla qe i kontrollon dikush tjeter.
dmth sipas mendimit tat bill gates kush e komandon ? ok deputetet munte dyshosh po keta te tjeret ?
 
Back
Top