10 mitet më të famshme për Diellin

Love

βeℓℓe â๓e
Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) na jep imazhin e diellit në 360 gradë. Ky yll i galaktikës mahnitës është burimi që mban gjallë tërë jetën në Tokë. Për shekuj të tërë kemi pasur besime të ndryshme mbi të dhe si vallë është ky rruzull prushërues. Lindja e Diellit paraqet burimin e jetës, nga kjo edhe fjala Lindje ia jep kuptimin jetës, edhe gjatë procesit të ardhjes në këtë botë edhe të një foshnje të porsalindur. Kulturat, fetë, civilizimet, perandoritë burojnë ose e kanë zanafillën nga Lindja. ثshtë i njohur për opinionin civilizimi bizantin, babilonas, grek, kinez, afrikan, arab ose osman etj. Dielli është personifikimi i hyjit në mitologjinë e shumë popujve të lashtë. Më poshtë ju njohim me një listë të miteve më të shquar të diellit, këtij burimi jete.

6.jpg


1. Dielli Ra në Egjipt
Adhurimi i Diellit të lashtë Ra, nuk ishte i kufizuar vetëm në Heliopolis, por në gjithë Egjiptin e Lashtë: e mori emrin i tij nga mbretërit egjiptianë, ku mori dhe emrin Djali i Ra. Ra, Zoti i Diellit, kishte kokë fajkoi. Duke pasur parasysh dhe rolin e diellit si burim jete, gjithashtu ishte dhe Zoti Krijues i njeriut të parë. Ra ka qenë sunduesi i qiellit, tokës dhe botës së përtejme. اdo natë lundronte me një anije mbretërore, duke përshkuar tërë lumin Nil. Ai besohet të jetë rilindur çdo ditë.

2. Dielli i Orbitës
Shumë nga ne mund të besojmë se neve mund të jemi të palëvizshëm në qendër të Universit edhe pse e dimë që është shumë e vështirë kjo gjë. Megjithatë, modeli gjeocentrik i Ptolemeut (astronom në Greqinë e shekullit të dytë), 150 vjet para Krishtit (1400 vjet më parë se Koperniku zhvilloj një model të tillë), kjo teori u pranua për shekuj me radhë. Sipas astronautëve të vjetër dhe matematikanëve të Aleksandrisë, Dielli ishte në sferën e katërt nga planeti tokësor, midis planetit Mars dhe Venerës.

3. Hyjni Apoloni
Në Greqinë e lashtë, Apoloni, djali i Zeusit, ishte zoti i dritës, frymëzimit, artit, parathënies, profetizimit, muzikës dhe harmonisë. Në përgjithësi simbolizonte mirësinë dhe lindi në ishullin e shenjtë të Ilos. Në “The Birth of Tragedy” – “Lindja e Tragjedisë” së Friedrich Nietzsche, filozof gjerman të shekullit nëntëmbëdhjetë, përshkruan Apolonin si tendencë e tërësisë, shpirtit dhe botës së pafund. Gjithashtu ishte roje e jetës, një shigjetar dhe një kalërues i pagabuar.

4. Zoti i Diellit dhe i Luftës
Huitzilopochtli, ishte kombinimi i dy emrave Nahuatl ose Aztecan, një rajon mitologjik në veri të Meksikës. Nahuatl do të thotë kolibër në anën e majtë, ose i përkthyer Shpirti që vjen nga Parajsa dhe ishte Zoti i Luftës. Banorët e Aztectuk besonin që luftëtarët e vdekur u mishëronin si zogjtë kolibër dhe ata quanin Jugun si pjesën e majtë të Botës. Huitzilopochtli – do të thotë “Luftëtarë të mishëruar të Jugut”. Gjithashtu ishte dhe Zoti i Diellit dhe ishte gjithmonë në luftë me errësirën, që pinte gjithmonë gjak nga zemrat e njerëzve për të mbijetuar. Për të qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, ata flijonin.

5. 10 Diejt
Sipas mitologjisë kineze, thuhej se ekzistonin 10 Diej në galaktikë.
Ata udhëtonin me nënën e tyre, perëndesha Xihe, derisa një ditë ata vendosën të ishin në qiell në të njëjtin kohë. Ngrohja e tepërt e të gjithëve diejve ishte kaq prushëruese saqë i ati Dijun, urdhëroi që të dilnin me radhë. Por asnjë s’e dëgjoj, dhe kështu urdhëroj shigjetarin Yi t’i vriste 9 nga diejt dhe të rrinte vetëm një.

6. Hëna Inuit dhe Zoti i Diellit
Inuit ishin një grup njerëzish vendas që jetonin në Alaska, Groelandë dhe në Arktik. Ata tregojnë ekzistencën e Hënës dhe të Diellit me legjendën e Hënës Anninngan dhe motrës së tij, perëndesha e Diellit Malina. Legjenda thotë se motër e vëlla jetonin bashkë, dhe gjatë një grindje midis tyre Malina nuk i foli më. Annigan refuzoi të hante dhe dita-ditës u dobësonte më shumë, siç ndodh me fazën lunare.

7. Lugus
Si shumë hyjni të tjerë para krishterimit, Lugus, djali i Diellit, në Irlandë, është përmendur në shumë legjenda si figurë historike. Ai ishte një mbret i shkëlqyer, një luftëtar i cili mbrojti një tribu të lashte irlandeze kundrejt një grupi gjigantësh. Këta gjigantë i udhëhiqte Balor i njohur si Zot i Djallit që thuhej mund të kishte qenë gjyshi i Lugus. Meqë këta gjigantë kishin nga një sy si ciklopi, Lugus arriti të gjuante me shënjestër një shigjetë drejt në sy dhe kështu ai u rrëzua në një humnerë. ثshtë ndikuar si Zot që ndihmonte udhëtarët dhe luftëtarët. Historia e fitores së tij mbi Balor është e ngjashme me shumë tregime të tjera mitologjike në traditën indo-europiane.

8. Hy i Diellit skandinav
Në mitologjinë skandinave, Fryer ishte sundimtari i paqes, pjellorisë, shiut dhe kohës së mirë. Thuhej se ai ishte një burrë i fuqishëm. Legjenda thotë se ai kalëronte nëpër qiell dhe oqean.

9. Surya, Hyjnesha Hindu
Sipas legjendës së lashtë, Surya, Perëndesha e Diellit. Përshkruhet si një njeri i kuq me tre sy dhe katër krahë, hyjnesha zakonisht kalëronte me shtatë kuaj ose me një qerre të tërhequr nga një kalë me shtatë koka. Surya besohet se shëronte të sëmurët dhe për këtë ishte e nderuar me tempuj dhe festivale në të gjithë Indinë. Gjithashtu, hyjnesha sillte fat dhe shumë dyqanxhinj vendosnin simbolin e Diellit në dyert e dyqaneve të tyre.

10. Lisa dhe Mawu
Banorët e Benin në Afrikë, besonin në fuqitë e mbinatyrshme të binjakëve Mawu-Lisa. Lisa, ishte djalë dhe ishte i konsideruar si Hy i Diellit dhe kontrollonte ditën. Gjithashtu simbolizonte forcën, diellin, luftën dhe punën e vështirë. Në ca kultura të tjera, Hyjnitë e Qiellit ishin konsideruar si të afërmit e shtatë binjakëve të hyjnive të tjerë: Toka, Stuhia, Hekuri, Era, Zogjtë dhe Egërsirat. Kurse Mawu, motra binjake, përfaqësonte pjellorinë dhe mëmësinë. Të dy binjakët ishin konsideruar si krijues të Universit.
TO
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top